LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat e PD për blerje votash/ Braçe ashpërson tonet: Skenarët kriminalë do ndëshkohen!

11 Shtator 2020, 18:02, Politikë CNA
Akuzat e PD për blerje votash/ Braçe ashpërson tonet:

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se PS ka nisur fushatën për blerjen e votave.

Sipas Braçes, letra e shpërndarë nga PD është pa shenja identifikuese të cilën mund ta bëjë kushdo, ndërsa shton se ajo gjendet lehtësisht në Google.

Ai sfidon të djathtët që të nxjerrin një përfaqësues nga partia e tyre në administratë, i cili mund të thotë se eprori i ka kërkuar të angazhohet me PS. Braçe paralajmëron se partia e tij do të ngrejë kallëzim penal për këtë akuzë, duke theksuar se skenarët kriminalë do ndëshkohen sipas ligjit.

?Shantazhi mbi administraten eshte vertet kriminal!

Prej mengjesit te sotem, duke nisur nga nje njeri qe shantazhon administraten vendore per perfitime banale kriminale edhe ne oborr te institucioneve dhe, vijuar me nje udheheqes qe rikthen fuksat e partise se qemotit ne aktivitet ktiminal ndaj administrates kudo,

Partia e Lylit ka rritur trysnine kriminale, publike ndaj nepunesve te shtetit! Sorollasin nje leter pa shenja identifikuese te cdo lloji, te cilen mund ta bej kushdo, pra edhe ata vete, si prove e angazhimit te administrates ne ?nje skeme te vjedhjes se votes?; Vecanerisht kur thone se kjo leter u eshte dhene keshilltareve bashkiake qe nuk jane ?administrate?, por te zgjedhur politike me vote!

Si kjo leter gjen ne Google dhjetera te se njejtes forme, tepke, te cilat PD i ka bere cdo pale zgjedhje. E SFIDOJ Partia e Lylit te nxjerre nje pedeist te vetem ne administrate-dhe ka shume te tille, te thote qe e ka thirrur nje epror, i ka kerkuar dhunshem angazhim me PS dhe i ka dhene ne dore kete leter! Nje pedeist te vetem, publikisht! Ne te kundert, dua te percjelle nje mesazh shume te qarte;

AKTIVITETI POLITIK, PARTIAK NE ZYRAT E SHTETIT DHE NE KOHEN E PUNES SE PERCAKTUAR NGA LIGJI, ESHTE I NDALUAR DHE CDO TITULLAR DO MBAJE PERGJEGJESI PER CDO SHKELJE TE KETIJ LIGJI!

Nderkohe, une dhe cdo institucion do i dale per zot cdo nepunesi te shtetit qe do te jete nen agresionin e shantazhin e paralajmeruar sot nga Partia e Lylit permes bandave partiake qe duan te zevendesojne shtetin me partine e tyre;

Cdo akt i tille sulmi e shantazhi ndaj cdo nepunesi do goditet me forcen e ligjit e do kallezohet sic ligji e percakton!

Skenaret kriminale qe ende nuk jane ndeshkuar sic duhet, shpikur nga hici e kthyer ne ceshtje shantazhi kriminal, nuk kalojne me, nuk falen me e do ndeshkohen sic e meritojne sipas ligjeve ne fuqi!?, shkruan Braçe./CNA.al

Lajmet e fundit nga