Connect with Us

Yuri Kim i “tërheq veshin” politikës/ Jo presione ndaj SPAK, ka persona që po tentojnë ta intimidojnë

Aktualitet

Yuri Kim i “tërheq veshin” politikës/ Jo presione ndaj SPAK, ka persona që po tentojnë ta intimidojnë

Publikuar

-

Përplasjet për listat/ Ambasadorja Kim paralajmëron Bashën dhe Ramën: Mos harroni marrëveshjen!

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim në një prononcim për mediat nga Shkodra, I drejtoi një mesazh të fortë politikës, ndërsa kërkoi që liderët në Shqipëri të lënë mënjanë ndasitë dhe të bashkëpunojnë për kauzat të rëndësishme.

Ndërsa apeloi që SPAK të jetë funksional pasi disa persona sipas saj po përpiqen të intimidojnë gjyqtarët e prokurorët.

Po ashtu, ajo foli edhe për situatën politike duke deklaruar se do të jetë në mbështetje të palëve politike për tu ulur në tryezën e Këshillit Politik.

“Është e rëndësishme pjesëmarrja politike dhe është e rëndësisë që udhëheqësit të lënë anash ndasitë politike e për tu bashkuar bashkë drejt një objektivi. Unë do të luaj një rol në mbështetjen e këtyre përpjekjeve. Është një lajm shumë i mirë që palët politike si jashtë dhe brenda parlamentit do të bien dakord për tu ulur sërish. Jam e sigurt që në fund do të mund të arrijnë një kompromis” – tha ambasadorja Kim.

LEXO EDHE:  “Laburakët nuk do fitojnë”/ Ngjela: Të ulin kokat! Shqipëria merr fund nëse...

Gjithashtu ajo vendosi theksin në ngritjen sa më parë të Gjykatës Kushtetuese në vend pasi është një situatë e papranueshme.

“Shqipëria ka qenë pa një Gjykatë Kushtetuese për një kohë të gjatë. Nuk është një situatë e pranueshme që është një anëtarë i NATO-s dhe kërkon të futet në BE. Kemi qenë të kënaqur që dhe Ruçi ka rënë dakord për ngritjen e Kushtetueses deri në fund të vitit” – deklaroi Kim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Topalli prezantoi “Lëvizjen për Ndryshim”/ Hajdari: Gjë shumë e mirë, Basha i dha pushtet Ramës

Publikuar

-

Nga

Topalli prezantoi “Lëvizjen për Ndryshim”/ Hajdari: Gjë shumë e mirë, Basha i dha pushtet Ramës

Deputetja Rudina Hajdari, ka folur mbrëmjen e sotme për prezantimin e “Lëvizja për Ndryshim” të Jozefina Topallit.

Hajdari tha se krijimi i forcave të reja politike është një hap pozitiv që forcon frontin opozitar.

Mendoj se në Shqipëri është gjë shumë e mirë që alternativat e reja po krijohen. Shqiptarët kanë nevojë për përfaqësim, e shtojnë konkurrencën në treg dhe i bëjnë më të përfaqësuara vendet e ndryshme në të gjithë Shqipërinë. Në një vend ku kemi 3 parti që kanë marrë peng vendin dhe kanë tentuar të luajnë me taksat e shqiptarëve, është e udhës që të forcojmë frontin opozitar. Të ftojmë të gjithë që të votojnë kundër Edi Ramës”, u shpreh ajo në Vizion Plus.

Ndërkohë për etiketimin nga gazeta Rilindja Demokratike si kukulla të Edi Ramës, deputetja deklaroi se më shumë se opozita e Lulzim Bashës, asnjë nuk i ka dhënë më shumë pushtet Ramës.

LEXO EDHE:  “Raportet me Greqinë me ulje-ngritje”/ Çollaku: Politika e jashtme e Ramës katastrofë

LEXO EDHE:  “Laburakët nuk do fitojnë”/ Ngjela: Të ulin kokat! Shqipëria merr fund nëse...

Mendoj që sa i përket këtij komentit nuk ka patur asnjë person më shumë sesa krerët e opozitës jashtëparlamentare që i kanë dhënë më shumë pushtet Edi Ramës. I lanë pushtetin ekzekutiv dhe pushtetin lokal. Shqiptarët i lanë të braktisur në mes të 4 rrugëve. Opozita jashtëparlamentare është bërë palë me Edi Ramën. Është një fakt dhe është e qartë që ne nuk mund të sillemi në mënyrë të papërgjegjshme. Një alternativë është më shumë se e nevojshme, kemi 30 vite që jemi futur në demokraci, por ky sistem është dëmtuar duke patur politikanë të papërgjegjshëm”, theksoi Hajdari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Alimadhi i zhgënjyer nga Basha/ PD nuk ka qenë e ndershme, ka lënë shumë për të dëshiruar

Publikuar

-

Nga

Alimadhi i zhgënjyer nga Basha/ PD nuk ka qenë e ndershme, ka lënë shumë për të dëshiruar

Kryetari i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, deklaroi një natë më parë se është i gatshëm të bëjë pakt edhe me Partinë Socialiste, nëse kjo është në të mirën e Shqipërisë.

Këtë deklaratë e ka komentuar edhe mbrëmjen e sotme, ku ka theksuar se Partia Demokratike i ka zhgënjyer disa herë.

Sipas tij, PD-ja i ka lënë shumë për të dëshiruar dhe nuk ka qenë e ndershëm për të bashkëpunuar.

Unë nuk merrem me individin Basha. Fryma e majtë dhe komuniste që ka sot e 30 vite në vend madje edhe djathtas. PD nuk e ka konsoliduar mendësinë me të djathtën, pasi ka një program dhe një ideologji jo të plotë, prandaj gjërat kanë ecur kështu. Qëllimi i së majtës ka qenë që votat e partive të vogla t’ia shkëpusë të djathtës.

Për këtë fenomen kam dhënë kontributin tim që të mos humben nga e djathta dhe t’i shkojnë së majtës. Balli Kombëtar do të bëjë një politikë me identitet totalisht të pavarur. Sigurisht kjo varet edhe nga kushtëzimet e kodit të ri elektoral, ku pretendojmë që të marrim një mandat. PD-ja na ka lënë shumë për të dëshiruar dhe për t’i thënë PD-së se nuk kanë qenë të ndershëm për të bashkëpunuar me ne”, tha ai në emisionin “Arena”, në Ora News./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Qeshi me të madhe kur po fliste Rama/ Gruaja nga Dibra shoqërohet në komisariat

Publikuar

-

Nga

Qeshi me të madhe kur po kalonte Rama/ Gruaja nga Dibra shoqërohet në komisariat

Një 45 vjeçare me inicialet T.B, ka përfunduar në komisariatin numër 1 me urdhër të gardës, pasi këta të fundit e konstatuan duke qeshur në një nga aktivitetet ku merrte pjesë kryeministri Rama.

Burimet zyrtare më thonë se ngjarja ka ndodhur në datën 15 tetor në kryeqytet, në rrugën Fuat Toptani në orën 20.10.

Pasi është shoqëruar zonja në fjalë ka deklaruar se po dilte nga puna e saj tek Kalaja e Tiranës kur ka dëgjuar kryeministrin të thoshte diçka që nuk e ka marrë vesh mirë dhe ka nisur të qeshte. Kaq ka mjaftuar që gardistët t’i afrohen e të përfundojë në komisariat./CNA.al

LEXO TE PLOTE