Connect with Us

Vidhnin kasaforta kur pronarët e shtëpive ishin me pushime/ Arrestohet organizatori

Aktualitet

Vidhnin kasaforta kur pronarët e shtëpive ishin me pushime/ Arrestohet organizatori

Publikuar

-

Ditën e sotme ka rënë në prangat e policisë personi i katërt i grupit me 5 veta, të cilët vidhnin kasaforta ndërkohë që pronarët e banesave ishin jashtë vendit.

Organizator i vjedhjeve është Arjan Rrapi 45 vjeç banues në Durrës , të cilit iu sekuestruan 5000 euro momentin e arrestimit.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet me vlerë të vjedhura në banesa, shuma të konsiderueshme parash (euro dhe lekë), veshje, 3 aparate celular, njëra prej kasafortave të vjedhura, 1 automjet dhe sendet që autorët përdornin për të kryer vjedhjet

Në kërkim është një 33 vjeçare, pjesë e grupit, roli i së cilës ishte shitja e bizhuterive e vjedhura jashtë Shqipërisë. Policia gjithashtu është në kërkim të aparaturës që përdorte grupi kur hapte kasafortat.

LEXO EDHE:  Shpërthimi në një banesë në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nishani paralajmëron Ramën/ PD do ju dërrmojë në zgjedhje, do tronditet thellë sistemi

Publikuar

-

Nga

Nishani paralajmëron Ramën/ PD do ju dërrmojë në zgjedhje, do tronditet thellë sistemi

Ish-presidenti Bujar Nishani, ka paralajmëruar se sistemi do të pësojë një tronditje të thellë më 25 prill.

Nishani tha në emisionin “Arena” në Ora News, se PD është e përgatitur për të sjellë rrotacion politik, ndërsa pretendon se do t’i dërrmojë socialistët në zgjedhjet paralamentare.

Interesat kanë ndryshuar dhe mendojnë shumë më ndryshe. Pavarësisht gjithë risive që kanë ndodhur, për mua është e pamjaftueshme për të bindur njerëzit se nuk do të ketë vetëm një rrotacion të thjeshtë, por ne do të sjellim një tronditje të thellë të sistemit.

Ne besojmë se PD është përgatitur për ë sjellë disa risi që mendohet se do ta bindin qytetarin shqiptar se PD-ja do të sjellë diçka ndryshe jo një zvarritje tjetër. Ne mendojmë se Rilindjen do ta dërrmojmë në zgjedhje. Kështu do t’i shërbejmë jo vetëm Rilindjes, por edhe gjithë Shqipërisë”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Landfilli i Sharrës/ Veliaj-Bashës: Kemi kursyer 3 milionë euro nga afera që kishe bërë gati

Publikuar

-

Nga

Landfilli i Sharrës/ Veliaj-Bashës: Kemi kursyer 3 milionë euro nga afera që kishe bërë gati

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është përgjigjur me akuza kryetarit të Partisë Demokratike për Landfillin e Sharrës.

Veliaj pretendon se Basha kishte firmosur një projekt me kosto më të larta dhe sipas tij, qeveria e Ramës ka kursyer  3 milionë euro.

Kishin bërë një aferë gati. Të harxhojmë 24 milionë për sistemin, investimin dhe pastaj nga ai moment 37 euro për ton. Ne e kemi çuar në 29, 30% më pak dhe 0 për investimin. Ti thua se si investim, bëje vet, unë kam detyrim që për çdo ton të të paguaj dhe për aq kohë sa është më pak, është fitimi. Kështu që kjo është më se e verifikueshme se duket çfarë ka firmosur Lul Basha, çfarë kemi firmosur ne. Ju thoni çfarë janë 8 euro më shumë, janë 1000 ton në ditë, janë 8000 euro në ditë, në 365 ditë janë 3 milionë euro.

Qartazi, vajtojnë se pyetja që unë kam, nëse kjo u bëka me 3 milionë euro më pak, pse duhet të vazhdonim  me atë të Lulit? Këtu prap lind një dyshim. Do të thotë që ti i kishe mbyllur disa marrëveshje dhe për diçka që mund të bëje më pak, insiston që mund të bëhet me më shumë këtu kërcet dicka. Basha duhet të sqarojë përse mërzitet kur ne kursejmë para publike. Nëse do e kishim rritur 30%, do ishte e vështirë të jepnim përgjigje”, u shpreh socialisti në Fax News./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Qeveria mori mbi 435 milionë euro për të luftuar pandeminë

Publikuar

-

Nga

Qeveria mori mbi 435 milionë euro për të luftuar pandeminë

Që prej fillimit të pandemisë, qeveria shqiptare ka marrë në total rreth 435 milionë euro mbështetje për Covid-n, shëndetësore dhe ekonomike.

Rreth 245 milionë euro për të përballuar krizën shëndetësore, sociale dhe ekonomike, ndërsa mbi 190 milionë të tjera janë premtuar dhe do të merren në muajt e ardhshëm.

Por, pavarësisht ndihmës, qeveria ka vendosur të mos investojë as në testime dhe as në krijimin e kapaciteteve laboratorike.

Sipas të dhënave të publikuara në emisionin ‘Me pak fjalë’ të mërkurën në Euronews, për pesë muaj rresht nga marsi deri në fund të korrikut, Shqipëria pati vetëm një laborator për testet, laboratorin e ISHP-së, me kapacitet rreth 600 teste në ditë.

Në mes të korrikut qeveria hapi një laborator të dytë. Ky laborator pavarësisht investimeve me dhjetëra mijëra euro, u mbyll dy javë pas hapjes, pasi koncesionari i laboratorëve spitalore, kërkoi të merrte në dorëzim laboratorët e QSUT-së dhe gjithë spitaleve të vendit.

Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë pohoi për emisionin ‘Me pak fjalë’ se, pavarësisht se laboratori i mikrobiologjisë i ka kaluar koncesionarit, laboratori covid i ka mbetur QSUT-se dhe ka bërë pa ndërprerje testimet covid.

LEXO EDHE:  Prokuroria dhe policia marrëveshje me organizatat kriminale/ Artan Hoxha zbardh faktet

LEXO EDHE:  Ish Kryeprokurori rrezikon burgun

Ajo që dihet është se laboratorët spitalorë në të gjithë vendin sot i ka një privat, dhe asnjë prej tyre nuk bën testime covid. Testime nuk bëjnë as laboratorët e koncesionarit.

Kjo qasje është edhe paradoksi i qeverisë: ajo na bën falas me detyrim teste shëndetësore që nuk na duhen, por për t’u testuar kundër covidit duhet të paguajmë nga xhepi në laboratorë privatë./euronews

LEXO TE PLOTE