LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tirana bëhet e frikshme, prezanton sulmuesin e ri që pritet të bëjë diferencën

10 Shtator 2020, 15:12, Sport CNA
Tirana bëhet e frikshme, prezanton sulmuesin e ri që pritet të

Pritjes së gjatë i erdhi fundit! Tirana ka zyrtarizuar edhe futbollistin e tretë afrikan të mbërritur në merkato. Pas mesfushorëve Gyamfi dhe Sullei, bardheblutë kanë prezantuar edhe sulmuesin Derrik Sasraku.

26-vjeçari firmosi kontratën që e bën pjesë të kampionëve në sezonin e ri, teksa do t?i bashkohet menjëherë pjesës tjetër të ekipit në seancën stërvitore të ditës së sotme.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Derrick Sasraku vjen tek KF Tirana.
Klubit të Futbollit Tirana i bashkohet sot lojtari Derrick Sasraku. Sulmuesi nga Ghana firmosi kontratën që e bën atë pjesë të bardhebluve në sezonin e ri. 26 vjeçari do t?i bashkohet pjesës tjeter të ekipit në seancën stërvitore të ditës së sotme.

Lajmet e fundit nga