LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studimi/ Trajtimi me plazmë nuk funksionon, vdekshmëria mbetet e njëjtë

10 Shtator 2020, 17:48, Lifestyle CNA
Studimi/ Trajtimi me plazmë nuk funksionon, vdekshmëria mbetet e

?Trajtimi me plazmë hiperimune të pacientëve me Koronavirus, nuk funksionon? thuhet nw studimin më të madh në botë i zhvilluar që nga fillimi i pandemisë, i kryer nga Këshilli Indian i Kërkimeve Mjekësore (ICMR) dhe i botuar në Medrxiv.

Sipas shkencëtarëve, plazma hiperimune nuk ka efekte në trajtimin e sëmundjes dhe, për më tepër, ajo nuk zvogëlon vdekshmërinë për shkak të Covid-19.

Të dhënat flasin vetë: vdekshmëria midis pjesëmarrësve në studim ishte përkatësisht 13.6 përqind me trajtimin me plazmë dhe 14.6 përqind pa trajtim me plazmë. Përveç kësaj, sëmundja u bë më agresive në 7.2 përqind të pacientëve që morën plazmë nga të kuruarit nga 7.4 përqind në të gjitha rastet e tjera.
Analiza përfshiu 464 pacientë nga 39 spitale, publike dhe private, në 14 shtete dhe territore në Indi, të shtruar në spital me Covid të përcaktuar si “të moderuar”.

Pacientët u ndanë në dy grupe: i pari, i përbërë nga 235 persona, të cilët morën dy doza plazme në një interval prej një dite nga njëri-tjetri, dhe e dyta, e përbërë nga 229 pjesëmarrës, të cilët në vend të kësaj morën “Trajtimin standart?, pa plazmë.
“Rezultatet e studimit tregojnë se nuk kishte asnjë ndryshim në vdekshmëri në 28 ditë ose progression për mire të sëmundjes midis pacientëve mesatarisht të sëmurë Covid-19 të trajtuar me CP (plazmë)

Trajtimi në fjalë konsiston në transferimin e plazmës së një pacienti të rikuperuar te një person i infektuar. Sipas mbështetësve të terapisë plazmatike, antitrupat e pranishëm në substancë duhet të ndihmojnë pacientin pozitiv për të mposhtur koronavirusin./CNA.al

Lajmet e fundit nga