LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studimi/ Njerëzit që vuajnë nga pagjumësia, 17% më të rriskuar për tu prekur nga diabeti tip 2

10 Shtator 2020, 09:40, Lifestyle CNA
Studimi/ Njerëzit që vuajnë nga pagjumësia, 17% më

Njerëzit që vuajnë nga insomnia (gjumi i keq), janë më të prirur për çrregullime metabolike.

Këto janë rezultatet e nje studimi, i cilii referohet rreth një million njerëzve në të gjithë Evropën dhe identifikon 19 shkaktarë të mundshëm që vijnë nga mosfjetja mjaftueshëm, siç mund të jetë mbipesha, presioni i lartë i gjakut apo edhe diabeti tip2.

Autorja kryesore e studimit, Susanna Larsson, nga Instituti Karolinska, Stokholm, është shprehur se : “Studimi konfirmoi disa faktorë rreziku të përcaktuar më parë dhe identifikoi faktorë të rinj të rrezikut potencial për diabetin e tipit 2 duke përdorur të dhënat më të fundit të nivelit përmbledhës?, shkruan ?The Mirror?.

Sipas saj, gjetjet duhet të informojnë politikat e shëndetit publik për parandalimin primar të diabetit tip 2.

Strategjitë e parandalimit duhet të ndërtohen nga perspektiva të shumta, të tilla si ulja e mbipeshes dhepirjes së duhanit, përmirësimi i shëndetit mendor, cilësia e gjumit etj.

Studimi zbuloi se njerëzit  që vuanin nga pagjumësia kishin 17 përqind më shumë gjasa për të vuajtuar nga diabeti i tipit 2 – formë e lidhur me mbipeshën./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga