LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA anulon rreth 1.000 viza për studentët kinezë

10 Shtator 2020, 09:03, Aktualitet CNA
SHBA anulon rreth 1.000 viza për studentët kinezë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë anuluar vizat për më shumë se 1.000 shtetas kinezë, në tre muajt e fundit, pasi konsiderohen si rrezik për sigurinë.

Një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit deklaroi më 9 shtator se, veprimi po merrej në bazë të urdhrave të presidentit amerikan, Donald Trump,si përgjigje të veprimeve të Kinës që kufizojnë demokracinë në Hong Kong.

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Kinën për praktika të padrejta biznesi dhe përpjekje për të vjedhur hulumtimet për koronavirusin.

Rreth 370.000 studentë nga Kina u regjistruan në universitetet e SHBA-së më 2018-19.Zëdhënësja tha se studentët dhe studiuesit e prekur përfaqësojnë ?një nëngrup të vogël? të atyre që studiojnë në Shtetet e Bashkuara.

?Ne vazhdojmë të mirëpresim studentë dhe studiues të ligjshëm nga Kina të cilët nuk ndjekin qëllimet e Partisë Komuniste Kineze për dominimin ushtarak?, tha ajo.

Kina tha në qershor se kundërshtonte me vendosmëri çdo lëvizje të SHBA-së për të kufizuar studentët kinezë në Shtetet e Bashkuara dhe i kërkoi Uashingtonit të bënte më shumë për të rritur shkëmbimet dhe mirëkuptimin e ndërsjellë.

Marrëdhëniet mes dy vendeve momentalisht janë në nivelet më të ulëta në histori, për shkak të cështjeve si nga tregtia dhe të drejtat e njeriut.

Lajmet e fundit nga