LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Raporti i DASH/ PAA: Rama ka përzënë edhe investitorët amerikanë për të favorizuar oligarkët

10 Shtator 2020, 13:28, Politikë CNA
Raporti i DASH/ PAA: Rama ka përzënë edhe investitorët

Partia Agrare Ambientaliste ka reaguar në lidhje me raportin e DASh për klimën e biznesit në Shqipëri.

Në një deklartatë për mediat PAA akuzon Ramën se ka përzënë investitorët, duke favorizuar oligarkët.

Sipas PAA, Rama në 2017 kërkoi gjithë tepsinë e pushtetit që duket se nuk i ka mjaftuar.

?Ky raport i DASH, raport i vendit që është partner strategjik prioritar dhe i përhershëm i kombit shqiptar, është një skaner 3D  që qartëson se sa shumë janë shtrirë dhe janë rritur metastazat e korrupsionit dhe kapjes së shtetit në çdo qelizë të Ramaqeveri dhe në çdo nivel përfaqësimi politik të Rilindjes në qeverisjen qëndrore dhe vendore.

Çdo përpjekje e sforcuar e Ramës për të mbijetuar politkisht e ushqyer nga aleanca kriminale, çdo keq-shpërdorim i institucioneve shtetërore dhe burimeve financiare të buxhetit të shtetit do ta bejë më të thellë humbjen e pushtetit të Ramës.

PAA u bën thirrje publike sidomos të rinjve, shoqërisë civile, forcave progresiste, personaliteteve me profil dhe kredibilitet të lartë publik të bashkohen për të pastruar këto metastaza vdekjeprurëse që kanë dëmtuar rëndë demokracinë, ekonominë dhe buxhetin e shtetit.

Hapi i parë është vota plebishitare kundër Ramaqeveri e cila sipas këtij raporti, konsiderohet pengesa më e madhe dhe më e rëndë për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm oligarkët dhe hajdutët e tij.

Rama nuk po kërkon një mandat për të shërbyer por për të vjedhur dhe varfëruar shqiptarët deri në palcë.

Rama në 2017 kërkoi gjithë tepsinë e pushtetit që duket se nuk i ka mjaftuar.

Rama urdhëron mbledhjen/vjedhjen e votave në 2021 sepse po kërkon një kazan sa më të madh pushteti personal, i cili edhe sipas këtij raporti është kazani i llumit të korrupsonit dhe kapjes së shtetit.

Lajmet e fundit nga