LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ne as sa milingonat s'po konsiderohemi”/ Tërmeti e la pa strehë, qytetari nga Durrësi në mëshirë të fatit

10 Shtator 2020, 07:58, Aktualitet CNA
“Ne as sa milingonat s'po konsiderohemi”/ Tërmeti e la

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka zhvilluar takime me banorë të Durësit, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Një ndër to ishte edhe Sadik Resnjaku, të cilit i është shkatërruar shtëpia pas tërmetit. Kësisoj është detyruar të lëviz drejt një shtëpie me qira bashkë me familjen.

?Tërmeti vërtet ka rënë në shtëpit, por na ka rënë dhe në tru?. I mbetur pa shtëpi nga tërmeti në Durrës, Sadik Resnjaku 9 muaj në pritje të shtetit: Edhe milingonat kanë shpirt, ne as sa milingonat s’po konsiderohemi. Dua të di kur do fillojnë punimet se po vjen dimri?!

?Që nga 26 Nentori e deri sot janë bërë 9 muaj. Dua të di, kur do fillojnë punimet se më vonë vjen dimër, jo nuk punohet se kohë e keqe, më the të thashë. U bëmë 9 muaj! Ngelëm me lecka në krah. Me qira duke ndërruar shtëpitë. Do bëhet, do bëhet, thotë bashkia. Kemi shkuar disa herë por të vihet pika mbi i, kur do fillojnë punimet. Se tërmeti vërtet ka rënë në shtëpi dhe falenderoj zotin që nuk na mori jetën, e kupton apo jo. Po na ka rënë dhe në tru! Nga ana psikike s?jemi në rregull hiç. Me pleq e me fëmijë të vogël. Gjatë verës që dalin milingonat në rrugë, për sytë e ballit nuk ju rrej, unë i kapërcej se edhe ato kanë shpirt, janë milingona. Ne as sa milingonat nuk konsiderohemi, qënia njerëzore. Kemi punuar një jetë të tërë. Kërkoj me insistim, bashkia të vihet në lëvizje t?i japi drejtim kësaj pune!? u shpreh qytetari.

Lajmet e fundit nga