Connect with Us

Mjeku tregon si të kujdesemi për virozat e stinës/ Pse duhet përshpejtuar vaksina e antigripit

Shëndeti

Mjeku tregon si të kujdesemi për virozat e stinës/ Pse duhet përshpejtuar vaksina e antigripit

Publikuar

-

Lëkundje tërmeti në Durrës/ Ja sa ballë ishte

Pneumologu Dr. Adrian Jorgji ka folur sot për virozat e stinës, kujdesin që duhet treguar ndaj tyre dhe ngjashmëritë që kanë me koronavirusin.

Gjatë bisedës në studion e “Abc e Mëngjesit”,  pneumologu u ndal edhe të vaksina e gripit dhe Pneumokokut, për të cilat këshilloi edhe rastet se kur duhet të përdoren.

“Problematike nuk janë vetëm virozat, janë mikrobet, mikroorganizmat. Ndaj duhet treguar sa më shumë qetësi dhe përkujdesje. Shenjat për të cilat merakosemi çdo ditë, janë një kollë e lehtë e thatë, një dhembje trupore, apo edhe një temperaturë. Një situatë të tillë mund ta shkaktojë një e ftohur e thjeshtë, një gjendje gripale apo një gjendje virusale.

Po ashtu duhet treguar ndaj fenomeneve alergjike. COVID shprehet edhe me të vjedha, diarre… Po ashtu me rëndësi është edhe biseda me mjekun e familjes”, tha Jorgji.

Sakaq ai shtoi se për raste të tilla si situata e pandemisë, duhet treguar vigjilencë dhe se qytetarët duhet të tregohen gjakftohtë.

“Anikambulant, Për të mjekuarit jashtë spitalor të COVID që nuk sjellin me vete sëmundje klinike të rënda, që nuk janë të mjekuar nga ana klinike. Një të sëmurë që rri i shtrirë për një kohë të gjatë duhet ta mbrosh.

LEXO EDHE:  Mbyllet një shkollë 9-vjeçare në Sarandë/ Një pjesë e stafit e infektuar me Covid-19

Gjithashtu ai foli edhe për vaksinë antigrip që bëhen gjatë vjeshtës.

Rekomandohet në botë jo vetëm të bëhet, por edhe të jetë e përshpejtuar.  Unë e rekomandoj vaksinën për pacientët e moshës së tretë, por duhet të kemi parasysh se një pjesë e mirë e moshave të treta sjellin sëmundje kronike me vete.

Këto dy vaksina shkojnë brenda disa ditëve. Pra fillimisht rekomandohet vaksina e gripit dhe brenda disa ditësh (5 ditë) bëhet vaksina e gripit.”-tha mjeku.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Turpi është i yni, jo i tij…!/ Erion Dasho “shpërthen” keq ndaj Ramës

Publikuar

-

Nga

Turpi është i yni, jo i tij...!/ Erion Dasho “shpërthen” keq ndaj Ramës

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Rama, ku ju përgjigj akuzave të opozitës për fshehjen e numrit të viktimave nga Covid.

Me tone kritike Dasho shkruan se shifrat e viktimave janë e vetmja tezë që i ka mbetur për të provuar “suksesin” e vet imagjinar të luftës kundër Covid.

Ai shton se është turpi ynë që kemi një kryeministër të tillë.

I nxitur nga postimet e disa kolegëve se kryeministri do të përgjigjej ndaj akuzave për mashtrim me numrin e të vdekurve nga COVID (në fakt e vetmja tezë që i ka mbetur për të provuar “suksesin” e vet imagjinar të luftës kundër COVID) bëra atë që nuk e kisha bërë asnjëherë deri tani: e dëgjova live në konferencën e vet për shtyp.

I vetmi reagim ishte “Këtë tip paskemi patur kryeministër shtatë vitet e fundit”??!!

Turpi është i yni, jo i tij…”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Covid ‘mbërthen’ institucionet shtetërore në Berat/ Infektohen 14 mësues, policë e mjekë

Publikuar

-

Nga

Covid mbërthen institucionet shtetërore në Berat/ Infektohen 14 mësues, policë e mjekë

Situata e pandemisë vijon të jetë shqetësuese, ku numri i të infektuarve ka pësuar një rritje të konsiderueshme ditët e fundit.

Zyrtarisht sot vetëm në qarkun e Beratit u konfirmuan nga Ministria e Shëndetësisë 14 raste infektimesh, ndërkohë që raste të tjera,të testuara në privat për shkak të vonesës së përgjigjeve,kanë rezultuar pozitivë.

Konkretisht në 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv: 1 mjek në Qendrën Shëndetësore Nr.1; 1 mjek imazherist në Spitalin Rajonal Berat; 2 infermiere në Qendrën Shëndetësore Nr. 2; 1 punonjës në sh.a.Ujësjellës-Kanalizime Berat; 1 punonjëse në Pallatin e Kulturës; 1 sanitare në Këshillin e Qarkut Berat; 1 punonjës në Filialin e Postës Shqiptare; 1 specialist i teknologjisë së informacionit në bashkinë Berat; 1 polic në Burgun e Beratit; 1 inxhinier kimist në Doganën Beratsi dhe 2 elektriçistë.

Gjithashtu kanë rezultuar pozitiv 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Otllaksi dhe 2 mësues në Urën-Vajgurore, respektivisht në shkollën 9-vjeçare “Koço Brisku” dhe në gjimnazin “Muhamerr Janina”.

LEXO EDHE:  Vladimir Putin jep lajmin: Rusia ka gati vaksinën anti-covid, e ka marrë një prej vajzave të mia

LEXO EDHE:  Nuk u përfshinë në paketën e ndihmës/ “Çmendet” ministrja Denaj: Këngëtarët të punojnë në ndërtim

Edhe në disa fasoneri në Berat janë rikthyer infektimet ku sot janë konfirmuar 3 punonjës të infektuar me koronavirus./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rekord të infektuarish në vend/ Humbin jetën dhe 13 pacientë

Publikuar

-

Nga

Rekord të infektuarish në vend/ Humbin jetën dhe 13 pacientë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale raporton se në 24 orët e fundit në vend janë kryer 2.470  testime, prej të cilave janë konfirmuar 737 raste të reja dhe 13 humbje jete.

Janë kryer 2.470 testime, prej të cilave 528 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 737 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

396 raste në Tiranë, 54 raste në Fier, 45 raste në Kavajë, 34 raste në Elbasan, 32 raste në Durrës,

31 raste në Korçë, 25 raste në Lushnje, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Pogradec, 16 raste në Librazhd, 10 raste në Kukës, 9 raste në Kuçovë, 6 raste në Tepelenë, Malësi e Madhe,

4 raste në Berat, Mallakastër, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, 3 raste në Kurbin, Delvinë, Peqin,

2 raste në Pukë, 1 rast në Shkodër dhe Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 414  qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15.469 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 443 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: Pesë qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 2  nga Fieri, 2 nga Lezha dhe 2 qytetarë nga Shkodra, të moshave 54-82 vjeç.

LEXO EDHE:  Nuk u përfshinë në paketën e ndihmës/ “Çmendet” ministrja Denaj: Këngëtarët të punojnë në ndërtim

LEXO EDHE:  Vladimir Putin jep lajmin: Rusia ka gati vaksinën anti-covid, e ka marrë një prej vajzave të mia

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave dhe ju drejtohet të gjithë qytetarëve edhe një herë me një apel për të kontribuar në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat. Ministria e Shëndetësisë apelon se të gjithë ata që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (21 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                          737

Të shëruar ne 24 orë                      414

Të shtruar në spitale                       443

Humbje jete në 24 orë                  13

Testime ditore                                    2.470

 

Testime totale              170.764

Raste pozitive                       32.196

Raste të shëruara 15.469

Raste Aktive       16.042

Humbje jete 685

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8386

Durrës 1184

Elbasan 744

Fier 1204

Korçë 888

Vlorë 769

Shkodër 856

Lezhë 660

Berat 487

Kukës 325

Dibër 133

Gjirokaster 406

 

LEXO TE PLOTE