Blog
Mbi 1 milionë të vdekur, kanibalizëm nga uria/ Faktet më të tmerrshme rreth Rrethimit të Leningradit

Kur gjermanët rrethuan Leningradin (sot Shën Petersburg) më 8 shtator 1941, ata planifikuan të shkaktonin ngrirjen dhe vdekjen e banorëve nga uria. Por ata nuk e kishin e idenë se çfarë tmerresh do të ishin të gatshëm të duronin sovjetikët pa u dorëzuar. Rrethimi hyri në histori si një nga më të gjatët por edhe më vdekjeprurësit. Ja cilat janë disa nga faktet me rrëqethëse të atij rrethimi.
Numri i të vdekurve i kaloi 1 milionë
Numri i të vdekurve nga Rrethimi i Leningradit, varion diku midis 600.000 deri në 2.000.000 njerëz, por shumica e studiuesve flasin për rreth 1.500.000 të vdekur. Shumë nga vdekjet ndodhën për shkak të urisë dhe ngrirjes nga të ftohtit.
Shumë të tjerë u vranë nga bombardimet e vazhdueshme të gjermanëve. Pati 3 përpjekje për të evakuuar Leningradin, teksa nga 3 milionë banorë vetëm 1.4 milionë, kryesisht gra dhe fëmijë ia dolën të largohen gjatë 3 fazave gjatë viteve 1941-1942.
Uria e madhe solli shumë raste kanibalizmi
Qyteti nuk ishte i përgatitur për një rrethim të gjatë. Ai kishte furnizime vetëm për 1 deri në 2 muaj, prandaj racionimi i ushqimit nisi që para se të fillonte rrethimi më 8 shtator 1941. Por qyteti i ishte nënshtruar bombardime të mëdha që nga muajit gusht të cilat shkatërruar shumë nga magazinat me furnizimet ushqimore.
Në nëntor 1941, racioni ditor ishte 250 gramë bukë në ditë për punëtorët e krahut dhe 150 gram për të gjithë civilët e tjerë. Buka bëhej me atë pak drithë që mund të gjendej, dhe pastaj përzihej me tallash ose mbushës të tjerë për ta bërë bukën të dukej e fryrë, edhe nëse nuk kishte vlera ushqyese.
Ndërkohë në fillimin e vitit 1942 qytetarët ishin shumë të dëshpëruar për ushqim. 125 gramët e bukës nuk ishin të mjaftueshme për t’i mbijetuar temperaturave tejet të ulëta nën zero gradë. Ndaj pati raporte të shumta për njerëz që hanin trupat e atyre që kishin vdekur nga uria ose më keq, vrasjen e qëllimtë të njerëzve për t’i ngrënë.
Dënimi për vjedhjen e ushqimit ishte vdekja
Kur ushqimi filloi të pakësohej dhe uria po bëhej e shfrenuar, vjedhja e ushqimit u bë më se e zakonshme. Bandat e hajdutëve endeshin rrugëve për të vjedhur tollonat e racionit ose ushqime të ndryshme. Policia u përpoq të vendoste disi rregull, ndërsa ata që u kapën u përballën me dënime të ashpra deri dhe me vdekje.
Autorët më të zakonshëm ishin shoferët e kamionëve që transportonin ushqimet. Dënime kishte edhe për ata që kapeshin me akte kanibalizmi. Të gjithë ata që besohej se ishin përfshirë në kanibalizëm u përballën me akuza penale dhe disa u dënuan me vdekje.
Libra dhe veprat e artit u dogjën si dru zjarri për t’u ngrohur dimrit
Dimri i vitit 1941 ishte dimri i vështiri i rrethimit. Temperaturat ranë nën -40 gradë Celcius. Njerëzit nisën të digjnin gjithçka që kishin në shtëpi për t’u ngrohur, nga raftet tek mobiliet, rrobat. Pasi i mbaruan ato iu kthyen librave në bibliotekat e tyre dhe veprat e artit që ndereshin nëpër muret e shtëpisë. Ndërkohë bombardimet shkatërruan muzetë. Nazistët plaçkitën dhe vandalizuan atë që mundën, edhe kur punonjësit e muzeumeve u përpoqën të fshihnin ndonjë vepër të çmuar arti.
Hitleri donte që të gjithë qytetarët e Leningradit të vdisnin urie
Hitleri kishte një plan për Leningradin, të cilin e kishte analizuar me ekspertë. Ai besonte se Leningradi do të ishte shumë i vështirë për t’u pushtuar me një betejë normale. Kështu hartoi planin për të rrethuar qytetin dhe për ta shfarosur atë nga uria. Dyqanet e ushqimit ishin në shënjestër të bombardimeve, si dhe çdo përpjekje për të futur ushqime në qytet.
Ekspertët e Hitlerit llogaritën sa do të zgjaste ushqimi në qytet, dhe e siguruan Hitlerin se Leningradi do të ngordhte vetë brenda disa javësh. Ditarët nga gjeneralët e tij, zbuluan më vonë se plani ishte ta linte popullsinë të vdiste nga uria, dhe ta rrënonte deri në themel qytetin historik rus.
Drejtuesit e qytetit u arrestuan dhe u ekzekutuan pas rrethimit
Drejtuesit e qytetit u përpoqën gjatë gjithë rrethimit, jo vetëm të mbanin njerëzit gjallë, por edhe të garantonin funksionimin e fabrikave të prodhimit të municioneve, si dhe ruajtjen e rendit publik. Por kjo mjaftoi për të kënaqur KGB-në dhe Ushtrinë e Kuqe.
Këto të fundit u ankuan se disa udhëheqës nuk kontaktonin shpesh me Moskën, apo se i kishin tradhtuar qytetarët e Leningradit. Në vitin 1949 disa nga këta zyrtarë u arrestuan me akuza të trilluara dhe pas disa gjyqeve sekrete u dënuan me vdekje. Rreth 2.000 anëtarë të tjerë të partisë komuniste në Leningradit u burgosën ose u internuan.
Katër vagona trenash të mbushura me mace, u çuan aty për t’u konsumuar nga banorët
Kur u dërguan në fillim me tren ato nuk ishin menduar si ushqim, por për të kursyer ushqimin e pakët që kishte qyteti. Numri i madh i kufomave shtoi shumë numrin e minjve që po dëmtonin shumë furnizimet me ushqime. Kur rrethimi u ça në vitin 1944, 4 vagonë me mace u dërguan në Leningrad. Disa prej tyre u lëshuan në rrugë, të tjerat u shpërndanë për t’u ngrënë./ historycollection.com–Përshtatur nga CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Dhjetëra të vdekur pas marrjes së vaksinës së Pfizer, çfarë po ndodh?
Nga Nathan Bartlett “The Conversation” Raportet për rreth 30 vdekje midis të moshuarve në një azil që morën vaksinën Pfizer, kanë bërë xhiron e mediave...

Mutacionet e koronavirusit/ A ngjitet sëmundja edhe nga të shëruarit dhe të vaksinuarit?
Shqetësime ka ngjallur më shumë varianti brazilian i Coronës, tek i cili reagimi imunitar i trupit nuk arrihet as kur njeriu e ka bërë vaksinën...