Connect with Us

“Larg PD-së deri sa Basha të jetë kryetar”/ Shehi krah Topallit: Kemi nevojë për një përmbysje të madhe

Politikë

“Larg PD-së deri sa Basha të jetë kryetar”/ Shehi krah Topallit: Kemi nevojë për një përmbysje të madhe

Publikuar

-

“Larg PD-së deri sa Basha të jetë kryetar”/ Shehi krah Topallit: Kemi nevojë për një përmbysje të madhe

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka qenë i ftuar pasditen e sotme në Report Tv, ku  ka folur për situatën politike në vend.

Duke komentuar deklaratat e Jozefina Topallit e cila pak ditë më parë u shpreh se do të jetë larg PD-sa Basha të jetë kryetar dhe se vendit i duhet një ndryshim i rëndësishëm e jo vetëm rotacion politik, Shehi  tha se e mbështet këtë ide, duke kërkuar rikthimin e saj.

“Jam dakord me Topallin kur thotë se nuk kemi nevojë thjesht për rotacion, por kemi nevojë për një përmbysje të madhe”.

LEXO EDHE:  Aleatët e PD kundër Bashës për bojkotin/ Parlamenti është vendi i debatit

Por për të arritur ndryshimin, sipas tij, nevojitet kontributi edhe i Jozefina Topallit.

“Për mua është e mirëpritur përtej ideve që i shpreh me një pathos të madh, por unë gjykoj që Shqipëria ka nevojë për bijtë e bijat e veta ku hyn edhe Jozefina.”

Shehi pranon se edhe ndaj tij ka patur oferta për të lënë aleancën me Lulzim bashën, por thotë se ata që kanë marrë përsipër të bëjnë ndryshimin, duhet ta bëjnë me ndershmëri dhe jo nëpërmjet pazareve./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Humor patriotik!”/ Nga ndryshon Edi Rama nga Skënderbeu?

Publikuar

-

Nga

“Humor patriotik!”/ Nga ndryshon Edi Rama nga Skënderbeu?

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka zgjedhur të urojë ditën e Pavarsisë me ‘humor patriotik’.

Ndryshe nga herët e tjerë, Dasho nuk është fokusuar tek shëndeti, por largimi i shqiptarëve nga vendi.

Në reagimin e tij në rrjetet social, Dasho shkruan se ndryshimi mes Edi Ramës dhe Skënderbeut, ësht se shqiptarët ikën nga vendi kur ky i fundit vdiq, ndërsa me Edi Ramën ikin teksa është gjallë.

“Nga ndryshon Edi Rama nga Skënderbeu?

Shqiptarët ikën nga vendi kur Skënderbeu vdiq, sot ikin me Edi Ramën gjallë…”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tre Ministrat e Jashtëm shqiptarë zotohen për projekte të përbashkëta

Publikuar

-

Nga

Tre Ministrat e Jashtëm shqiptarë zotohen për projekte të përbashkëta

Tre Ministrat e Jashtëm të rajonit, Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, ai i Shqipërisë, Gent Cakaj dhe ministri i Jashtëm shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, u zotuan për rritje të bashkëpunimit me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, ditës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Në njoftimin për media, të dërguar nga zyra e Ministres së Jashtme të Kosovës, Haradinaj – Stublla thuhet se që të tre janë pajtuar që të punojnë në forcimin e rolit të të trija vendeve në rajon.

“Në ditën e shënuar të festës kombëtare të shqiptarëve dhe 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ky takim virtual është simbol i forcimit të rolit të vendeve dhe popullit tonë në rajon. U diskutua për thellim të marrëdhënieve dhe projekteve të përbashkëta midis të tre shteteve, si pararojë e vërtetë e integrimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:  “Marku dhe Prela, shërbëtoret e Ramës”/ Kryemadhi, akuza të rënda Prokurorisë

LEXO EDHE:  Aleatët e PD kundër Bashës për bojkotin/ Parlamenti është vendi i debatit

Të tre kryediplomatët thuhet se janë pajtuar që muajt në vijim të organizojnë një takim të përbashkët në Prishtinë./rel

LEXO TE PLOTE

Politikë

Iu shkatërrua shtëpia nga tërmeti/ Denoncimi i invalidit: Kam një vit e ca, pa lekë, pa bukë

Publikuar

-

Nga

Iu shkatërrua shtëpia nga tërmeti/ Denoncimi i invalidit: Kam një vit e ca, pa lekë, pa bukë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka biseduar sot me një banor të njësisë 8, Shaqir Kasmi, i cili deklaroi se nuk ka përfituar nga procesi i rindërtimit, megjithëse shtëpia e tij është dëmtuar plotësisht.

Sipas Shaqiri shtëpia e tij pësoi dëmtime që në shtatorin e kaluar.

“Shtëpinë e pa inxhiniere Alma Zorba e njësisë 8. Ajo erdhi, e fotografoi me celular dhe se shtëpia ishte në gjendjen më të keqe nga të gjithë në lagje”, -tregon Shyqyriu, i cili ka një fatkeqësi të dyfishtë.

Tërmeti i dytë e gjeti në spital, ku për shkak të diabetit, i prenë njërën këmbë. Mes të tjerash ai pohoi se një tjetër fatkeqësi për të ishte fakti se nga bashkia i ka ardhur dokument se nuk ka dëme në shtëpi, megjithëse realiteti është krejt i kundërt.

“Kryeplaku më dha një dokument të firmosur, jo me firmën time, por me firmen e kryeplakut të lagjes, ku thuhet se në shtëpi nuk ka dëme. Por dëmet ja ku janë. Unë jam pa lekë kam një vit e ca, pa lekë, pa bukë”– thotë Shaqiri, i cili tregon se nuk ka marrë as bonus, asgjë nga bashkia.

LEXO EDHE:  40-vjetori i PPE/ Basha: Propozimet e PD, alternativa për të nxjerrë vendin nga kriza

LEXO EDHE:  CNA denoncoi skandalin me inceneratorët/ Basha thirrje SPAK: Justifikoni ekzistencën tuaj

“Shaqir Kasmi: Asnjë gjë send nuk kam marrë. Unë u kam thënë atyre, “dua vetëm që të ma rregullojnë se leket nuk i dua

Ina Zhupa: Ti do që të rregullosh shtëpinë, që të fusesh kokën.

Qytetari: Unë dua të rregulloj shtëpinë që të rri tamam si të gjithë njerëzit.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE