Connect with Us

“Kur dëgjova Gerin, thashë ka shpresë Monika!”/ Kryemadhi mbledh të rinjtë në Fier

Politikë

“Kur dëgjova Gerin, thashë ka shpresë Monika!”/ Kryemadhi mbledh të rinjtë në Fier

Publikuar

-

“Kur dëgjova Gerin, thashë ka shpresë Monika!”/ Kryemadhi mbledh të rinjtë në Fier

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhgvilluar këtë mbrëmje një takim me të rinjtë në Fier.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është ndalur sot në qytetin e Fierit ku ka zhvilluar një takim me të rinjtë.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi është shprehur se qeveria i ka braktisur të rinjtë, dhe nnë 8 vite kjo qeveri asnjë një i ri nuk u fut në Parlament, apo të drejtonte ndonjë institucion.

“Rilindja nuk bëri gjë tjetër veçse i detyroi të rinjtë të largohen. Kujtohet për ta vetëm kur ka nevojë. Kujtohet kur shikon kur dikush tjetër merret me ta. Në 8 vite nuk pamë asnjë të ri apo të re që të hynte në parlamentin e Rilindjes.

LEXO EDHE:  Denoncimi i Kryemadhit/ Rama urdhëron, ministrat firmosin koncensionet

Nuk pamë një të ri që të drejtonte një institucion. Nuk dua të ndalem se çfarë ka bërë Rilindja me të rinjtë. Themeli i LSI janë të rinjtë. Ne besojmë tek ju. Vetëm kështu ne mund të jemi mëtë sigurtë. Sot kemi një realitet të zymtë. Kur dëgjova Gerin, thashë ka shpresë Monika!

Besa Shahini shkatërroi jo vetëm arsimin, por e degjeneroi. Janë me qindra mijëra maturantë në të gjithë Shqipërinë, janë ata që kanë mbaruar maturën dhe do të jenë maturantë të cilët nuk kanë asnjë lloj garancie. Një nga problemet kryesore që kanë maturantët është se janë në punë për shkak të vështirësive ekonomike”, u shpreh Kryemadhi. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Konflikti Palestinë-Izarel/ Ironizon Spahiu: Jemi popull pa ‘shtyllë kurrizore’

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu/ “Shqipëria Fiton” nëse votohet Amerika, dhe jo Monika

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar mes Palestinës dhe Izraelit.

Spahiu shprehet se ne jemi një popull pa ‘shtyllë kurrizore’. Ai shton se partitë politike në vendin tonë kanë zgjedhur të heshtin në lidhje me këtë konflikt.

“Në shekuj kombi ynë ka qenë i ndarë dhe pa vizion partneriteti historik: Brenda një shekulli kemi ndërruar 30 popuj miq, dhe i kemi bërë armiq: Turqit, grekët, italianët, serbët, Jugo-sllavët, kubanezët, Vietnamezët, rusët, kinezët, amerikanët, gjermanët, francezët… Së fundmi për turpin tonë jemi ndarë si popull në dysh:

– Tifoza pro Palestinës

– Tifoza pro Izraelit

Thjesht tregojmë mediokritetin dhe mungesën e një shtylle kurrizore si komb i pa përcaktuar për të ardhmen tonë. Jo vetēm kaq por dy shtetet shqiptare dhe 200 partitë politike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi kanë zgjedhur heshtjen”, shkruan Spahiu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kush mund të drejtojë PD nëse largohet Basha?/ Arben Imami: Do bëjmë gati kandidatin

Publikuar

-

Nga

Kush mund të drejtojë PD nëse largohet Basha?/ Arben Imami: Do bëjmë gati kandidatin

Ish-deputeti Arben Imami, është pyetur se kush mund të jetë kryetari i PD-së nëse Lulzim Basha jep dorëheqjen.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Imami tha se “Grupi për PD” është duke zgjedhur dhe bërë gati një kandidat për postin e kreut të PD-së.

Ai deklaroi se drejtimin e PD-së mund ta bëjë më mirë edhe një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD.

“Nuk janë hapur zgjedhjet. Ne si grup, “Grupi për PD” meqënëse ka një kohezion të mjaftueshëm pikëpamjesh dhe marrëdhëniesh besoj se do arrijmë të nxjerrim 1 ose më shumë kandidat që zgjedhjet e ardhshme në parti. Do ta bëjmë gati kandidatin, absolutisht jo s’mund të them që jam unë. Një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD, mund ta bëjë më mirë se Basha që ka provuar që nuk e bën dot”, theksoi Imami pa dhënë asnjë emër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Publikuar

-

Nga

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Ish-deputeti i PD-së Arben Imami, nuk i ka kursyer kritikat për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, pasi humbi zgjedhjet parlamentare me rezultat të thellë.

Imami ka bërë një krahasim të shkurtër me ish-kryeministrin dhe ish-liderin historik të PD-së Sali Berisha, ku deklaroi se këtë të fundit pavarësisht se e sulmonin, edhe e donin.

Ai tha se e kundërta ndodh me Bashën, për të cilin theksoi se po tallen me të se nuk fiton dot kundrejt kryeministrit Edi Rama.

LEXO EDHE:  Skema për rrëzimin e Ramës/Ja kush mund të votojë kundër

LEXO EDHE:  Lleshaj takim me zyrtarët vendorë në Fier/ Zbardhen diskutimet, nga turizmi tek çështja e sigurisë

“Berishën e sulmonin, nuk  kanë lënë fjalë pa i thënë, e urrenin shumë, por e donin shumë. Problemi është që këtë nuk e urren njeri, me këtë tallen. Nuk fiton dot. Unë e kam ditur para 2 vjetësh”, nënvizoi ish-deputeti në emisionin “Zonë e Lirë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE