Connect with Us

Konkluzionet tronditëse të DASH/ Meta ngre tonet: Shqiptarët të marrin në dorë fatet e tyre

Aktualitet

Konkluzionet tronditëse të DASH/ Meta ngre tonet: Shqiptarët të marrin në dorë fatet e tyre

Publikuar

-

“Bëhu serioze me mua”/ Meta kapet me gazetaren: O je shtatzënë, o s’je...

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku Shqipëria konisderohet si vendi me korrupsionin më të lartë në Ballkanin Perëndimor.

Meta ndan konkluzione tronditëse dhe thekson faktin se ky raport  vjen në një kohë kur shoqatat e biznesit, Dhomat e Tregëtisë, përfshi dhe atë Amerikane, kanë ngritur në mënyrë të përsëritur shqetësimin në lidhje me përkeqësimin e klimës së biznesit dhe të investimeve.

Sipas konkluzioneve tronditëse të DASH “investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme të vazhdueshme në Shqipëri. Përdorimi në rritje i kontratave të Partneritetit Publik Privat (PPP) ka ulur mundësitë e konkurrencës, përfshirë investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Investitorët amerikanë sfidohen nga korrupsioni dhe vazhdimi i praktikave informale të biznesi. Të drejtat e pronës vazhdojnë të jenë një sfidë sepse titulli i qartë është i vështirë për t’u fituar. Ka pasur raste që individë dyshohet se manipulojnë sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës”. nënvizoi Meta.

Sipas tij edhe Banka Botërore në raportin e saj të Doing Business ka ngritur me shqetësim rritjen e barrës fiskale dhe ndryshimet e shpeshta në aktet ligjore dhe nënligjore.

“Sjell në vëmendje se shumë dekrete për kthimin e ligjeve që denoncojnë antikushtetutshmërinë e tyre, cenimin e interesit publik e kombëtar, si dhe cenimin e financave të shtetit me ligje speciale me efekt favorizues për një grup të caktuar individësh janë rrëzuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Procesi ligjbërës po shpërdorohet haptazi, në mënyrën më flagrante të mundshme, ku tashmë nuk po shkelet ligji për të kryer favore, por po bëhen ligje të posaçme për t`i realizuar ato.

LEXO EDHE:  Akuzat e forta/ Arben Kraja shërbëtori i Ramës, “varrosi” dosjen 184

Në këtë klime mbytëse për investitorët e brendshëm dhe të huaj, kur PPP-të dhe tenderat janë përqëndruar vetëm në një grusht oligarkësh, në kushtet e tentativave për amnisti fiskale korruptive, si dhe të mungesës së transparencës në sistemin e prokurimeve, është domosdoshmëri kthimi i ekonomisë në normalitet në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm.” shkroi Meta.

Presidenti Meta deklaroi se i ka bërë thirrje publike prej muajsh Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) të nisë hetimet për të gjitha procedurat e propozimit dhe shqyrtimit të këtyre ligjeve për të vënë përpara përgjegjësisë autorët, të cilët përmes ligjit duan të përmbushin qëllimet e tyre favorizuese klienteliste.

“Ende nuk kam marrë asnjë përgjigje dhe ende nuk ka asnjë hetim!Procesi ligjbërës dhe interesat klienteliste nuk mund të fusin në qorrsokak procesin e integrimit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.” përfundoi Meta.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Topalli prezantoi “Lëvizjen për Ndryshim”/ Hajdari: Gjë shumë e mirë, Basha i dha pushtet Ramës

Publikuar

-

Nga

Topalli prezantoi “Lëvizjen për Ndryshim”/ Hajdari: Gjë shumë e mirë, Basha i dha pushtet Ramës

Deputetja Rudina Hajdari, ka folur mbrëmjen e sotme për prezantimin e “Lëvizja për Ndryshim” të Jozefina Topallit.

Hajdari tha se krijimi i forcave të reja politike është një hap pozitiv që forcon frontin opozitar.

Mendoj se në Shqipëri është gjë shumë e mirë që alternativat e reja po krijohen. Shqiptarët kanë nevojë për përfaqësim, e shtojnë konkurrencën në treg dhe i bëjnë më të përfaqësuara vendet e ndryshme në të gjithë Shqipërinë. Në një vend ku kemi 3 parti që kanë marrë peng vendin dhe kanë tentuar të luajnë me taksat e shqiptarëve, është e udhës që të forcojmë frontin opozitar. Të ftojmë të gjithë që të votojnë kundër Edi Ramës”, u shpreh ajo në Vizion Plus.

Ndërkohë për etiketimin nga gazeta Rilindja Demokratike si kukulla të Edi Ramës, deputetja deklaroi se më shumë se opozita e Lulzim Bashës, asnjë nuk i ka dhënë më shumë pushtet Ramës.

LEXO EDHE:  Shënim/ Lotët e krokodilit të Monës, që nuk i beson as Ilir Meta

LEXO EDHE:  Grabitja spektakolare e 4.6 mln eurove në Rinas/ SPAK çon në gjyq 8 të pandehur

Mendoj që sa i përket këtij komentit nuk ka patur asnjë person më shumë sesa krerët e opozitës jashtëparlamentare që i kanë dhënë më shumë pushtet Edi Ramës. I lanë pushtetin ekzekutiv dhe pushtetin lokal. Shqiptarët i lanë të braktisur në mes të 4 rrugëve. Opozita jashtëparlamentare është bërë palë me Edi Ramën. Është një fakt dhe është e qartë që ne nuk mund të sillemi në mënyrë të papërgjegjshme. Një alternativë është më shumë se e nevojshme, kemi 30 vite që jemi futur në demokraci, por ky sistem është dëmtuar duke patur politikanë të papërgjegjshëm”, theksoi Hajdari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Alimadhi i zhgënjyer nga Basha/ PD nuk ka qenë e ndershme, ka lënë shumë për të dëshiruar

Publikuar

-

Nga

Alimadhi i zhgënjyer nga Basha/ PD nuk ka qenë e ndershme, ka lënë shumë për të dëshiruar

Kryetari i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, deklaroi një natë më parë se është i gatshëm të bëjë pakt edhe me Partinë Socialiste, nëse kjo është në të mirën e Shqipërisë.

Këtë deklaratë e ka komentuar edhe mbrëmjen e sotme, ku ka theksuar se Partia Demokratike i ka zhgënjyer disa herë.

Sipas tij, PD-ja i ka lënë shumë për të dëshiruar dhe nuk ka qenë e ndershëm për të bashkëpunuar.

Unë nuk merrem me individin Basha. Fryma e majtë dhe komuniste që ka sot e 30 vite në vend madje edhe djathtas. PD nuk e ka konsoliduar mendësinë me të djathtën, pasi ka një program dhe një ideologji jo të plotë, prandaj gjërat kanë ecur kështu. Qëllimi i së majtës ka qenë që votat e partive të vogla t’ia shkëpusë të djathtës.

Për këtë fenomen kam dhënë kontributin tim që të mos humben nga e djathta dhe t’i shkojnë së majtës. Balli Kombëtar do të bëjë një politikë me identitet totalisht të pavarur. Sigurisht kjo varet edhe nga kushtëzimet e kodit të ri elektoral, ku pretendojmë që të marrim një mandat. PD-ja na ka lënë shumë për të dëshiruar dhe për t’i thënë PD-së se nuk kanë qenë të ndershëm për të bashkëpunuar me ne”, tha ai në emisionin “Arena”, në Ora News./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Qeshi me të madhe kur po fliste Rama/ Gruaja nga Dibra shoqërohet në komisariat

Publikuar

-

Nga

Qeshi me të madhe kur po kalonte Rama/ Gruaja nga Dibra shoqërohet në komisariat

Një 45 vjeçare me inicialet T.B, ka përfunduar në komisariatin numër 1 me urdhër të gardës, pasi këta të fundit e konstatuan duke qeshur në një nga aktivitetet ku merrte pjesë kryeministri Rama.

Burimet zyrtare më thonë se ngjarja ka ndodhur në datën 15 tetor në kryeqytet, në rrugën Fuat Toptani në orën 20.10.

Pasi është shoqëruar zonja në fjalë ka deklaruar se po dilte nga puna e saj tek Kalaja e Tiranës kur ka dëgjuar kryeministrin të thoshte diçka që nuk e ka marrë vesh mirë dhe ka nisur të qeshte. Kaq ka mjaftuar që gardistët t’i afrohen e të përfundojë në komisariat./CNA.al

LEXO TE PLOTE