Connect with Us

Komentet e Rulit për Berishën/ Gjekmarkaj: Ai është një lojtar ballkanik

Politikë

Komentet e Rulit për Berishën/ Gjekmarkaj: Ai është një lojtar ballkanik

Publikuar

-

Komentet e Rulit për Berishën/ Gjekmarkaj: Ai është një lojtar ballkanik

Në studion e emisionit Çim Peka u komentuan deklaratat e Genc Rulit për Sali Berishën dhe reagimi i këtij të fundit se ai nuk është në PD për karrierë.

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi tha se në vend që të diskutohet për problemin e vërtetë, që është largimi i qeverisë dhe ringritja e shtetit dhe ekonomisë, po merremi me tema si kjo e Rulit apo ajo e Topallit.

LEXO EDHE:  Plas në PD e Korçës/ Kërkojnë që të ndryshohet emri i shoqatës

Ndërsa analisti Agron Gjekmarkaj tha se “po përpiqen ta kompleksojnë Bashën te raporti me Berishën”.

“Por qenia e Berishës është aset, qoftë edhe për këshillat për Bashën. Ai është një lojtar ballkanik. Ky debat nuk e ndihmon opozitën. Opozita e ka shefin e tij, është Basha. Nëse investohet shumë te këto debate, ajo që dëmtohet është opozita,” tha Gjekmarkaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Nuk është pjesë e takimeve të “Foltores”/ Topalli: Berisha më kërkoi ndjesë, por nuk kërkon ndihmën e askujt

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në PD.

E ftuar në emisionin “Debat”, Topalli ka deklaruar se edhe pse nuk ka qenë e pranishme krah liderit historik të PD, Sali Berisha, qëndrimet e saj kanë qenë me të.



Ajo ka theksuar se Berisha nuk kërkon ndihmën e askujt, pasi ai i ka dalë në ballë vetë situatës.

“Qëndrimet e mia ishin aty. Kam komunikuar me zotin Berisha, por zoti Berisha nuk kërkon ndihmën e askujt. Ai i ka dalë përballë vetë situatës së tillë, ka kërkuar ndjesë. Është një komunikim krejt i njerëzishëm. Ai kurrë nuk ka kërkuar ndihmë as në vitin 1997. S’është nevoja për të kërkuar ndihmë, në fund të fundit është hapur një proces që i shërben gjithkujt, vendit mbi të gjitha”, tha Topalli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD në krizë të thellë lidershipi”/ Ristani: Basha një varrhimës dhe shkatërrues i partisë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani është shprehur se, kryetari i PD, Lulzim Basha nuk e bën dot detyrën e lidershipit pasi PD është në krizë të thellë.

Në emisionin “Debat” në A2 CNN, Ristani thekson se PD është në krizë nga sjellja e Bashës, një autokrat varrhimës i kushtetutës së PD dhe shkatërruesi i partisë.

Duke u nisur nga Topalli dhe Ceka, po të shikoni është meraku i përbashkët për një opozitë të fortë dhe alternativë të pushtetit. Të dy bashkë ndajnë mendimin se Basha nuk e bën dot atë detyrë, sa ngjan me atë kolltukofagun e Nolit. PD është në krizë të thellë të lidershipit shkaktuar nga sjellja e Bashës një autokrat varrmihës i kushtetutës së PD dhe shkatërrues i partisë. Çështja është beteja mes shenjave autokrate dhe nevojave për demokraci”, ka thënë Ristani.

LEXO EDHE:  Lezhë/ Demokratët kryqëzojnë Enno Bozdon dhe stafin e Bashës

LEXO EDHE:  Shkrirja e degës së PD-së në Korçë/ Andi Përmeti zbulon të pathënat, çfarë ndodhi në 2017



Më tej, duke krahasuar Berishën me Bashën, Ristani shprehet se Berisha ka sjellë fitore dhe një sërë arritjesh në PD, ndërsa Basha ka ndërthurur autokracinë dhe shitjen e interesave në PD.

Berisha ka qenë kryetar i fortë në krye të PD dhe me shenja autokratike, por e ka çuar PD në në fitore dhe një sërë arritjesh në drejtimin e qeverive të Berishës, ndërsa për Bashën kjo është e ndërthurur me autokracinë dhe shitjen e interesave të PD-së te kundërshtari politik dhe një sërë fenomenesh të dënueshme. Ndryshojnë totalisht se kishte kuptim fjala e dhënë dhe besimi të ndjekësit me Bashën nuk ka kuptim besimi, vetëm besim nuk ngjall dhe krahasimi është i pavlefshëm”, është shprehur Ristani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘PD ishte kthyer në moçal”/ Topalli: Hapja e debatit do të ketë impakt edhe tek e majta

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli,  ka komentuar situatën politike në vend.

E ftuar në emisionin “Debat”, ajo tha se Shqipëria ka nevojë për një rikonceptim të spektrit politik.

“PD nuk kishte brenda më asgjë demokratike. Në një farë mënyrë ishte kthyer në një moçal. Kështu që hapja e një debati, për nevojën e një rindërtimi të së djathtës dhe për rikthimin e vlerave të PD, është gjëja më e bukur për të cilën kishte nevojë urgjente spektri politike shqiptar.



LEXO EDHE:  DESHMIA E PLOTE/ Berisha në prokurori: Për “vrasjen” e Tom Doshit, më njoftuan të mitë muaj më parë

LEXO EDHE:  Lezhë/ Demokratët kryqëzojnë Enno Bozdon dhe stafin e Bashës

Dhe absolutisht kam bindjen që nëse kjo do të ecë në drejtimin e duhur dhe po ecën në drejtimin e duhur, kjo do të ketë impakt edhe në të majtën shqiptare”, tha Topalli./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE