Connect with Us

Klodiana Lala tregon skemën e korrupsionit të zbuluar nga SPAK/ Si u vunë në pranga njerëzit e drejtësisë

Kronika

Klodiana Lala tregon skemën e korrupsionit të zbuluar nga SPAK/ Si u vunë në pranga njerëzit e drejtësisë

Publikuar

-

“SPAK nuk më bind!”/ Klodiana Lala zbulon se çfarë gjeti në dosjen e Margjekës

Një ditë më parë, SPAK bëri me dije se ka arrestuar disa persona, të dyshuar të përfshirë në një skemë korrupsioni, për lirimin nga qelia e një të paraburgosuri, që akuzohej për trafikim të qënieve njerëzore.

Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje direkte për Neës 24 ka zbardhur detaje në lidhje me vendimin e Shkallës së Parë të SPAK, për gjyqtaren Mimoza Margjeka.

Sipas gazetares Lala, në këtë vendim thuhet se ka një skemë korrupsioni, ku janë përfshirë disa persona.

“Hetimet kanë nisur pas përgjimit të një telefonate mes vëllait të të paraburgusurit dhe nënës së tij Afërdita.

Nëna thoshte se nuk mund të mbahej në burg për trafik qeniesh njerëzore. Vëllai i të paraburgosurit ka hyrë në skemë, duke dashur të lirojë të vëllanë.

Tek gjyqtarët e Apelit në Korçë do të duheshin të paguhen 6 mijë euro. Në një moment, Afërdita Bali diskuton me djalin se nuk di nëse kanë 6 mijë euro.

Në këtë moment, hyn në lojë avokati Demiri që kontakton me një biznesmen. Ky i fundit thotë se nuk njeh gjyqtarët, por djali i tij Klaudio Zhilla, njeh gjyqtarë.

LEXO EDHE:  Skandali me “Dosjen Çili”/ Dvorani sqaron rolin e Dvoranit

SPAK thotë se Arben Cara merr paratë në një moment dhe më pas e takon bashkëshortja Mimoza Margjeka. Bëhet fjalë për momentin kur do të merreshin paratë. Meriton Bali ndodhet jashtë gjykatës, ndërsa personat që duheshin të ishin në gjyq paraqiten.”-tha Lala.

Gjykata e Korçës vendosin të ndryshojnë masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “garanci pasurore”. Në këtë moment, Skënder Demiraj e merr në telefon vëllanë e Oriol Balit dhe i thotë se “gjithçka u krye”. SPAK ka hetuar me përgjime. Klaudjo Zhilla konsiderohet sekser. Nuk del që dy gjyqtarët e tjerë të kenë marrë para, por hetimet do e tregojnë këtë gjë. Për gjyqtaren Mimoza Margjeka u dha “arrest shtëpiak”, pasi ka një fëmijë për të rritur.

Për shkak të moshës, është lënë në arrest shtëpie edhe Skënder Demiraj, që tani është avokat, por më herët ka qenë prokuror. Duket një dosje që ka dashur më shumë se 1 muaj e gjysmë hetime.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Shfryhet” OFL/ GJKKO i heq sekuestron makinës së blinduar të Lulzim Berishës

Publikuar

-

Nga

“Shfryhet” OFL/ GJKKO i heq sekuestron makinës së blinduar të Lulzim Berishës

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korupsionit ka vendosur të heqë sekuestron, makinës së blinduar të Lulzim Berishës, ish-kreut të “bandës së Durrësit”.

Kujtojmë këtu se më 21 shkurt, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit i ka dërguar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 5 rastet e para të pronave të sekuestruara në bazë të akteve normative në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, ku mes tyre ishte edhe automjeti BMW i Lulzim Berishës.

Por, sot GJKKO ka vendosur të heqë sekuestron, pasi sipas avokatit të Lulzim Berishës, Detar Hysi, mjeti në fjalë ishte me dokumente të rregullta.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kandidatët e PD-së/ Komisioni heq edhe Flamur Nokën dhe …

Publikuar

-

Nga

Kandidatët e PD-së/ Komisioni heq edhe Flamur Nokën dhe ...

Sot në mesditë është zhvilluar mbledhja e fundit e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve të PD-së, ku janë dorëzuar 316 emra në kryesi.

CNA.al ka mësuar se ka patur vendime të forta duke hequr nga lista rreth 80 emra.

Më herët raportuam heqjen e emrit të ish deputetëve Ervin Salianji, Endri Hasa, dhe Gerti Bogdani.

Ndërkohë që mësohet se nga Komisioni janë hequr dhe dy emra të tjerë, Aldo Bumçi e Flamur Noka.

Emrat i ka hequr komisioni por Basha,ka kërkuar që të mbetet kofidente gjithçka. Kjo për shkak të ndërhyrjeve të forta që mund të vijnë, por dhe mundësisë që ti rikthejë kryesia e PD-së si kandidatë./CNA.al

Ekskluzive – Kandidatet/ Komisioni Ruli bën boom, heq Salianjin dhe ….

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjobat për mos vendosjen e maskës/ Policia bën “kërdinë”

Publikuar

-

Nga

Gjobat për mos vendosjen e maskës/ Policia bën “kërdinë”

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka vënë 810 gjoba për qytetarët që janë konstatuar pa maska mbrojtëse, kundër përhapjes së Covid-19.

Gjithashtu janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 11 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete.

“Punonjësit e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. 

Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe gjatë orëve të mbrëmjes.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 645 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 11 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë vendosur 165 masa administrative me masë 3.000 lekë secila, për pasagjerë të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve private dhe ishin pa maska mbrojtëse në mjet, si dhe për pasagjerët pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

Njëkohësisht, Policia e Shtetit fton qytetarët që të mbështesin akoma më shumë Policinë dhe të raportojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri që cenon rendin e sigurinë, jetën dhe pronën e qytetarëve, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE