LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ka besimin e Edi Rejës, Qazim Laçi: Kisha pritur gjithë jetën kombëtaren shqiptare

10 Shtator 2020, 12:18, Sport CNA
Ka besimin e Edi Rejës, Qazim Laçi: Kisha pritur gjithë

Mes debutuesve të ndeshjes së kombëtares sonë me Lituaninë në ?Air Albania? (0-1) ishte Qazim Laçi. Mesfushori i Azhakso në Ligen e Dytë franceze zbriti për herë të parë në fushë me kombëtaren e madhe dhe për faqen zyrtare të klubit të tij ai flet në lidhje me këtë emocion të veçantë. Laçi tregon edhe per situatën e vështirë që po kalon Azhakso në këtë fillim sezoni, ku është mundur në dy ndeshjet e para të kampionatit.

?Kisha gjithë jetën që e prisja debutimin me kombëtaren e madhe, teksa isha aktivizuar me të gjitha përfaqësueset e moshave më parë. Momenti erdhi dhe është krenari e madhe që mbroj fanellën e kombëtares së vendit tim. Një shpërblim për punën time të madhe dhe progresin e bërë. Provova shumë emocione gjatë ndeshjes me Lituaninë.

U ndjeva shumë krenar që e nisa si titullar, por jam disi i trishtuar për faktin se nuk e fituam dot ndeshjen. Azhakso? Nuk e kemi nisur kampionatin ashtu siç donim. Por, ka qenë një situatë e vështirë, që lidhet edhe me fundin e sezonit të kaluar. Në ekip janë afruar disa lojtarë të rinj dhe jam i sigurt se me kalimin e kohës do të rikthehemi te fitoret?, tha Laçi.

Lajmet e fundit nga