Connect with Us

“Janë 3 gjyqtarë, nga 2 mijë euro secili”/ Zbardhen përgjimet e korrupsionit të gjyqtares, lëvizjet e sekserit me vëllanë e të arrestuarit

Kronika

“Janë 3 gjyqtarë, nga 2 mijë euro secili”/ Zbardhen përgjimet e korrupsionit të gjyqtares, lëvizjet e sekserit me vëllanë e të arrestuarit

Publikuar

-

PD çon në SPAK dosjen e inceneratorëve

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me përgjimet e SPAK, që zbuluan korrupsionin e gjyqtares Mimoza Margjeka.

Avokati Skënder Demiraj ka biseduar me Nejson Balin pas kërkesës së këtij të fundit për t’i nxjerrë vëllanë nga burgu.

Sipas Abc News, në një nga përgjimet e SPAK-t Nejson Bali telefonon nënën e tij dhe i thotë se “Kërkojnë fillimisht 6 mijë euro. Janë 3 gjyqtarë, nga 2 mijë secili”. “10 mijë euro ose vëllai dënohet 5-10 vite burg” është një tjetër përgjim i regjistruar.

Ndërkohë që avokati Skënder Demiraj i thotë Nejson Balit se “Kam futur njerëz me peshë” duke i dhënë garanci për lirimin e të vëllait nga burgu.

LEXO EDHE:  Shpëtoi pasurinë e ish-deputetit socialist/ Gjyqtarja e skandalit seksual, në filtër

Pronari i hotelit në Korçë ku u takuan Zhilla, në një nga përgjimet thotë se “E vështirë ta shoh e të kthej përgjigje”. Këto janë disa nga përgjimet e SPAK-ut në muajin Korrik kur po bëheshin lëvizjet për lirimin e trafikantit të emigrantëve, raporton gazetarja e Abc News Xhensila Kodra.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Qeshi me të madhe kur po fliste Rama/ Gruaja nga Dibra shoqërohet në komisariat

Publikuar

-

Nga

Qeshi me të madhe kur po kalonte Rama/ Gruaja nga Dibra shoqërohet në komisariat

Një 45 vjeçare me inicialet T.B, ka përfunduar në komisariatin numër 1 me urdhër të gardës, pasi këta të fundit e konstatuan duke qeshur në një nga aktivitetet ku merrte pjesë kryeministri Rama.

Burimet zyrtare më thonë se ngjarja ka ndodhur në datën 15 tetor në kryeqytet, në rrugën Fuat Toptani në orën 20.10.

Pasi është shoqëruar zonja në fjalë ka deklaruar se po dilte nga puna e saj tek Kalaja e Tiranës kur ka dëgjuar kryeministrin të thoshte diçka që nuk e ka marrë vesh mirë dhe ka nisur të qeshte. Kaq ka mjaftuar që gardistët t’i afrohen e të përfundojë në komisariat./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U futën për të punur në minierë/ Inxhinieri dhe dy punëtorë në Dibër humbin kontaktet me familjarët

Publikuar

-

Nga

U futën për të punur në minierë/ Inxhinieri dhe dy punëtorë në Dibër humbin kontaktet me familjarët

Një inxhinier dhe dy punëtorë miniere kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre pasi janë future për të punuar në galeri.

Policia e Dibrës bën me dije se familjarët kanë denoncuar rastin, ndërsa ka dyshime se ata mund të kenë mbëtur të bllokuar.

“Me datë 28.10.2020, rreth orës 18:15, shtetasi S. H., ka telefonuar Sallën Operative në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, se vëllai i tij shtetasi I.H., rreth 62 vjeç me detyrë inxhinier miniere, së bashku me dy punëtorë, të cilët punonin në minierën “Balgjaj”, Selishtë, Dibër, kanë humbur kontaktet me familjen.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se personat mund të kenë mbetur të izoluar brenda në galeri, pasi sendet personale, rrobat dhe telefonat, ndodhen në dhomën e ndërrimit.

LEXO EDHE:  Vonesa me SPAK dhe Byron Kombëtare të Hetimit/ Ambasadori Lu tregon arsyet

LEXO EDHE:  Gara për SPAK/ Kush janë katër kandidatët e rinj

Janë njoftuar grupet e avari shpëtimit në miniera, për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e tre shtetasve”, thuhet në njoftimin e galerisë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tronditet Tirana/ 40-vjeçarja hidhet nga kati i shtatë i pallatit

Publikuar

-

Nga

Pogradeci “zgjohet” nën breshërinë e armëve/ Të shtëna në parkingun e një hoteli

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetarët e Tiranës.

Mësohet se një 40-vjeçare që jetonte në rrugën “Him Kolli” midis Rrugës së Kavajës dhe Myslym Shyrit, në Tiranë, është vetëhedhur nga pallati.

Fatkeqësisht blutë raportojnë se ajo ka ndërruar jetë pasi është hedhur nga kati i shtatë i pallatit.

Më datë 28.10.2020, rreth orës 20:15, në rrugën “Him Kolli”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonte, shtetasja M.B., 40 vjeç, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në deklaratën e policisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE