Connect with Us

Ibsen Elezi/ Ndërrojnë qimen por jo zakonin !

Politikë

Ibsen Elezi/ Ndërrojnë qimen por jo zakonin !

Publikuar

-

Ibsen Elezi/ Ndërrojnë qimen por jo zakonin !

Në datën 25 qershor doli udhëzimi nr.60 i PDSH, për përzgjedhjen e kandidaturave Lokale dhe Palrlamentare.
Pasi e lexova personalisht e vlerësova në thelb si një udhëzim të mirë dhe të plotë, pavarësisht vrejtjeve teknike që mund të kisha.

Shqetësimi i shumë demokrateve ishte se edhe statuti i PDSH është i mirë në thelb por nuk zbatohet, dmth se edhe garancia për zbatimin e udhëzimit është e vogël.

Mora shkas nga qendrimi publik i një demokrati të njohur sic është Azgan Haklaj, i cili me të drejtë në thelb analizonte faktin se komisioni po selekton e emrat dëshirave personale dhe jo kritereve, me bëri që të interesohem në strukturat e larta drejtuese të PDSH.

Nga kontakti që pata me Sekretarin Organizativ më thotë që ska asnjë informacion, që do të thotë që ky proces veteëm transparent nuk mund të jetë siç e përcakton udhëzimi.

Pika.3 udhëzimit shpreh qartë se:

– Procesi duhet të jetëTRANSPARENT, gjithëpërfshirës dhe bazuar në vlerësimin e përgjithshëm të rrethanave, me synim maksimalizimin e votave. Ai duhet të realizohet pa asnjë paragjykim për personat e propozuar, nëse kandidati i propozuar përmbush kriteret e parashikuara në pikat 4 dhe 5 të këtij udhëzimi.

Çfarë thonë kriteret në pikën 4

4. Kandidatët e Partise Demokratike për përfaqësim politik në nivel qendror dhe Iol‹aI duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

a) të kenë kryer arsimin e lartë;
b) të kenë një profil të spikatur shoqëror në Degë apo Qark, integritet të lartë moral dhe përgatitje të lartë profesionale.
c) të mos ndodhet në kushtet e pazgjedhshmërisë në një funksion publik, sipas ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ndryshuar”;
ç) në periudhën 29.11.1944 – 02.07.1991 të mos ketë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshil!it të Ministrave, kryetar i Degëve të Punëve të Brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-lnternimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike.

LEXO EDHE:  Balla shuan dyshimet/ Zbulon datën kur do zhvillohen zgjedhjet

Pra 4 kritere te drejta statutuore.

Edhe pika.5 ka 5 kritere te drejta

5. Seleksionimi i kandidaturave bëhet bazuar në analizën e kombinuar të faktorëve të mëposhtëm:

a) aktivizimit në jetën politike e publike të vendit, si dhe mbrojtjes në vazhdimësi të interesave, vlerave dhe programit të PDSH-së; si dhe
b) reputacionit në radhët e anëtarësisë së partisë dhe komunitetit në tërësi.
c) kontributit profesional e politik në parti apo promovimit të vlerave themelore që udhëheqin PDSH-në;
ç) kontributit në fushata elektorale për Partinë Demokratike.
d) kohëzgjatjen e anëtarësimit në parti apo shfaqjes si simpatizant i saj.

Referuar udhezim me rezulton se Azgan Haklaj i ploteson qarte te 9-kriteret, atehere komisioni ka bere skualifikim sipas deshires dhe ndonje interesi dhe jo sipas kritereve.

Ku qendron hilja ne kete rast ?!
Frika se nese Asgan Haklaj do lejohej ne gare ne votimin nga antaresia mund te renditej i pari, pse jo edhe me diference votash, ka detyruar komisionin dhe ata qe marrin vendime per komisionin qe Azganin ta eleminonin pa u hapur garam pasi me vone do ishte e veshtire dhe reagimi nga antaresia i madh.
Kjo edhe te tjereve qe me reputacionin e tij mund te rrezikoj perzgjedhjen e kandidaturave te planifikuara me pare.

Pra ky komision eshte formal dhe vegel e dikujt, qe do te thote se antaret e ketij komisioni pervec dukjes si njefare burrash ne thebin e tyre jane fare pa dinjitet.

Kjo nuk i ka ndodh vetem Azganit por cdokuj qe ne njefare menyre nuk ka dhene provat servilizmit ose uljes se kokes perballe se keqes si prove e bindjes se verber te nesermen.

Per ata qe besojne se po nderrove qimen nderron edhe zakonin.

PS: Ne protesten e 31 Marsit Azgani ishte aty perkrah nesh, i pathirrur, ne mes te gureve per te mos lejuar gjakderdhjen, Ishte njeri nga ata qe rrezoi traun dhe e beri Ramen te dridhej dhe jo si disa nga keta spurdhjaket e perzgjedhur.
Azgan keshtu eshte kur ne PD ben ligjin Mona me Liken qe dikur jepnin udherin te shkulnin thonjte

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

U zgjodh zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s/ Mimi Kodheli: Kam raporte të mira majtas e djathtas

Publikuar

-

Nga

U zgjodh zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s/ Mimi Kodheli: Kam raporte të mira majtas e djathtas

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka folur pasditen e sotme në neës 24, për detyrën e re, atë të zv.presidentes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Si e para shqiptare që zgjidhet në një post të tillë të tillë, Kodheli tegoi impresionet e kësaj detyre të rëndësishme, si dhe faktin se kishte marrë urime si nga të majtët dhe të djathtët.

“Falënderoj ata që më propozuan dhe më zgjodhën. Ishte një surprizë dhe për mua. Diku në vitet 80-90 zonja Pelozi ka qenë nënkryetare e delegacionit amerikan dhe presidentit të Asamblesë. Ajo personalisht, i dërgoi një letër të vendeve anëtarë të NATO-s ku propozonte kolegun e saj.

Është nder për mua dyfish, për këtë pozicion që një shqiptare mban. Asambleja e NATO-s është një parlament i madh që përbehet nga deputetë që janë pjesë e parlamentarëve, pjesë respektive e vendeve aleate.

Nuk kisha ndonjë surprize të them të drejtën për urimet. Unë në përgjithësi kam raporte të mira humane me njerëzit e politikës, si majtas dhe djathtas. Ka disa njerëz me të cilët ndaj opinione dhe debatoj dhe kam kontakte më të shpeshta. Skam pasur surpriza. Pa fund njerëz më uruan djathtas. Njerëz që sot janë brenda në parlament dhe ata që janë jashtë. Njerëz të PD dhe shumë të tjerë.”, tha ajo./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Asnjë forcë e errët nuk do arrijë ta baltosë …”/ Belind Këlliçi krah Haradinajt

Publikuar

-

Nga

“Asnjë forcë e errët nuk do arrijë ta baltosë …”/ Belind Këlliçi krah Haradinajt

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi ndodhet në Kosovë, ku mes shumë aktiviteteve është takuar dhe me Ramush Haradinaj.

Këlliçi në emër të FRPD-së i shpreh mirënjohen Haradinaj, ndërsa i ofron dhe mbështetje për kauzën mbarëkombëtare të mbrojtjes së imazhit dhe nderit të UÇK-së.

“Krenar që në Ditën e shenjtë të Pavarësisë takohem me komandantin e luftës për liri në Kosovë, Ramush Haradinaj.

I jam thellësisht mirënjohës që më bujti në shtëpinë e tij pikërisht sot, më 28 Nëntor!

E falenderoj nga zemra për gjithë sakrificën e tij dhe të familjes Haradinaj për çështjen kombëtare.

Në emër të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, i shpreha Z. Haradinaj gjithë mbështjetjen tonë për kauzën mbarëkombëtare të mbrojtjes së imazhit dhe nderit të UÇK-së si luftëtarë të paepur të lirisë.

Asnjë forcë e errët brenda dhe jashtë Shqipërisë, sado pushtet të ketë, nuk do të arrijë të baltosë luftën e shqiptarëve në Kosovë dhe prijësit e tyre.

Është në nderin tim dhe të çdo të riu demokrat, t’i gjendemi në krah Z. Haradinaj dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Faleminderit mik i shtrenjtë!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“As në tualet nuk shkojnë pa lejen e Ramës”/ Paloka liston “lajthitjet” e kryeministrit

Publikuar

-

Nga

“As në tualet nuk shkojnë pa lejen e Ramës”/ Paloka liston “lajthitjet” e kryeministrit

Ish deputeti i PD-së, Edi Paloka ishte i ftuar pasditen e sotme në “Kjo Javë” ku mes të tjerash ka komentuar dhe vendimin e djeshëm të Këshillit të Qarkut të Kukësit, i cili i hoqi titullin ‘Qytetar nderi’ publicistit dhe analistit kosovar, Veton Surroi.

Paloka tha se ky vendim ishte një lajthitje jo kolektive por e Ramës.

Kjo hyn tek lajthitjet, por jo kolektive, pasi është e Ramës. Ata mendër nesh as në tualet nuk shkojnë pa pyetur Ramën.

Ai që është për kryetar bashkie. Ai e ka për zakon që i tall dhe më pas i hedh ata që ka pas. Ata morën vendimin, doli Rama si shpëtimtar”, tha Paloka./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE