LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Hapja e kazinove rikthen skenën e krimit”/ Teliti zbulon kërkesat e miqve të Ramës: Po qarkullojnë para të pista

10 Shtator 2020, 14:51, Politikë CNA
“Hapja e kazinove rikthen skenën e krimit”/ Teliti zbulon

Këshilltari për Ekonominë në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, ka folur sot për rihapjen e kazinove në qendër të Tiranës.

Teliti deklaron se rihapja e kazioneve ka në thelb interesa të ngushtë klienteliste dhe rikthen skenën e krimit.

?Është një rikthim në skenën e krimit. Atë që kryeministri me shumë pompozitet dy vjet më parë e deklaronte nga foltorja e Kuvendit dhe nga shumë ambiente të tjera, madje edhe në median tuaj, se do të mbyllte lojërat e fatit në Shqipëri, se do të mbyllte kazinotë dhe bastet, tashmë ka bërë hapa mbrapa. Aty ku po ndërtohen me dhjetëra e qindra metra katrorë kulla, mesa duket po u jepet edhe një favor shtesë që të kenë akses edhe në biznesin e kazinove. Nuk ka asnjë arsyetim ekonomik, nuk ka asnjë arsyetim financiar sepse humbjet që vijnë në ekonominë shqiptare, në mirëqenien dhe në ekonominë e familjeve shqiptare nga hapja e kazinove mund të jenë shumë më të madhe se ato 3 lekë taksa që ato mund të sjellin në buxhet?, u shpreh ai për Abc News.

Sipas tij, pas vendimit të rihapjes fshihen shumë kërkesa nga miq dhe shokë të kryeministrit Edi Rama për të hapur kazino të tjera.

?Në këtë moment kemi një nivel të lartë evazioni, kemi një nivel shumë të lartë të parave të pista që qarkullojnë, ekonomia e familjeve shqiptare është dërrmuar fillimisht nga tërmeti dhe tani nga pandemia dhe gjëja më negative që mund të bëhej sot është rihapja e kazinove dhe lojërave të fatit. Në këtë mënyrë edhe ato pak para që mund t?i kenë ngelur në xhep qytetarëve shqiptarë rrezikojnë t?i shpenzojnë në veprimtari jo produktive?, tha Teliti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga