LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjoba 44 milionë euro/ Rama thumbon PD e LSI: U bashkua rrushi blu me rrushin e kuq edhe doli një…

10 Shtator 2020, 14:09, Politikë CNA
Gjoba 44 milionë euro/ Rama thumbon PD e LSI: U bashkua rrushi blu me

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Shkodra për gjobën e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit prej 44 milionë eurosh për rrugën Tiranë- Elbasan.

Rama ja faturon fajin qeverisë së kaluar të PD dhe LSI. Sipas Ramës qeveria e kaluar i bëri tenderat për faqe të zezë dhe një dëshmi është Tiranë- Elbasan që u kthye tashmë në kosto për buxhetin e shtetit.

Ai madje ironizon duke thënë se u bashku rrushi blu dhe rrushin e kuq dhe doli lnjë lloj rrushi që e bëri lëng buxhetin e shtetit.

?Tendera po kanë bërë ata, i kanë bërë për faqen më të zezë të shtetit shqiptar, i kanë bërë të tilla me projekte që iu shtohen kostot rrugës, kanë bërë historitë tek Tiranë- Elbasan që kthehen në kosto për shtetin shqiptar, se sheh rrushi rrushin e piqet, edhe u bashkua rrushi blu me rrushin e kuq edhe doli një lloj rrushi që e bëri lëng buxhetin e shtetit.?- tha Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga