LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gafa e rëndë e Skënderbeut, futbollisti i "grabit" 50 mijë euro pa qenë pjesë e skuadrës

10 Shtator 2020, 16:35, Sport CNA
Gafa e rëndë e Skënderbeut, futbollisti i "grabit" 50

Skënderbeu rrezikon të mos federojë dot lojtarë në këtë periudhë merkatoje, por jo vetëm, nëse nuk zgjidh disa çështje që ka me lojtarë të cilët kanë fituar gjyqin ndaj klubit në FIFA. Bëhet fjalë për shuma ta konsiderueshme, që e zhytin klubin në këtë situatë delikate që po kalon, sidomos pas lënies në fuqi të dënimit nga UEFA.

Një prej lojtarëve që pret të shlyhet është qendërmbrojtësi nga Gambia, Kaba Sambou, i cili ka qenë pjesë e Skënderbeut deri në maj të vitit 2019. Prej 8 muajsh, me një vendim të formës së prerë, Dhoma e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve në FIFA i ka dhënë të drejtë për kontratën 3- vjeçare që kishte firmosur dhe që më pas u cilësua e ndërprerë në mënyrë të njëanshme. Sambou iu bashkua Skënderbeut në janar të vitit 2018 dhe në vitin e parë do të merrte 3 mijë euro në muaj, ndërsa në vitin e dytë 4 mijë euro. Më pas në vitin e tretë paga do t?i shkonte 5 mijë euro.

Koha tregoi se në vitin e tretë, pikërisht në sezonin 2019-2020, mbrojtësi nuk ishte pjesë e Skënderbeut, pasi u largua në përfundim të sezonit 2018-2019 dhe që prej shkurtit të këtij viti vazhdon karrierën ne Gjeorgji te FC Samtredia.

Mirëpo, në vendimin me 8 faqe të argumentuar nga FIFA, gjykatësi i çështjes SambouSkënderbeu i ka dhënë të drejtë lojtarit që të përfitojë edhe vitin e tretë të kontratës. Pra, 50 mijë euro në total për sezonin 2019- 2020 pa luajtur fare. Një gafë e rëndë nga klubi i Skënderbeut, që tashmë kushton shtrenjtë për shkak të mosrespektimit të kontratës me një lojtar që nuk u projektuar kurrë si titullar.

Lajmet e fundit nga