LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Forumi Ekonomik / Cakaj: Prioritet promovimi i sigurisë nëpërmjet luftës kundër korrupsionit

10 Shtator 2020, 09:12, Aktualitet CNA
Forumi Ekonomik / Cakaj: Prioritet promovimi i sigurisë nëpërmjet

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj,ka marr pjesë ditën e stotme  në takimin vjetor të Forumit Ekonomik dhe Mjedisor, që po zhvillohet në Pragë.

Përdorimi i teknologjive të reja dhe platformave digjitale në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ishin fokusi i këtij takimi.

?Promovimi i sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik nëpërmjet luftës kundër korrupsionit është një prej prioriteteve themelore të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së.?- shkroi Cakaj në një postim në rrjetet sociale.

Ai gjithashtu deklaroi se mënyrat e ruajtjes së privatësisë dhe sigurisë kibernetike, lufta kundër mashtrimeve në sistemet financiare, shfrytëzimi i teknologjisë në shërbim të llogaridhënies publike e trasparencës institucionale janë prej çështjeve kryesore në shtjellim e sipër prej ekspertëve të fushave dhe përfaqësuesve të lartë të vendeve pjesëmarrëse.

?Shqipëria si Kryesi e radhës e OSBE-së ndërkaq, është duke kryer detyrën e saj për nxitjen e bashkëpunimit mes vendeve pjesëmarrëse në funksion të përdorimit efiçient të teknologjisë kundër korrupsionit?, shkroi Cakaj.

 

Lajmet e fundit nga