Connect with Us

Djali lë në shtëpi “një skenë krimi”/E ëma pret gjithçka prej tij

Bota

Djali lë në shtëpi “një skenë krimi”/E ëma pret gjithçka prej tij

Publikuar

-

Një nënë zbuloi se si shtëpia e saj ishte lënë të dukej si një ‘skenë vrasjeje’ pasi djali i saj i vogël lyeu dyllin e kuq në mur. Emma Smith 30 vjeç nga Britania e Madhe, tregoi se si 1 vjeçar Archie zhyti furçën e make-up të motrës së tij të madhe në një furrë dylli në korridor dhe vazhdoi të përhapte kudo.

Kur e ëma hapi derën, zbuloi gjurmën e shkatërrimit me pamje të përgjakshme, ndërkohë dhe një Archie të qeshur. Ajo tha: “Ata thonë se heshtja është e artë, por jo kur Archie është afër. Ai është një fëmijë i egër, mendova se fëmija im i mesëm ishte i keq, por më i vogli im e ia ka kaluar atij, raporton Daily Mail.

Dukej si një skenë vrasjeje, unë dola me vrap nga kuzhina dhe thashë “o zot ç’ke bërë?” dhe ai vetëm qëndroi dhe qeshi me një furçë grimi në dorë.  Edhe tani kur e pyes “pse e ke pikturuar sallën e mamit?”, Ai vetëm qesh.

LEXO EDHE:  768 humbje jetësh në 24 orë në Britani/ Italia kryeson listën për numrin e viktimave

Emma u shpreh se ka frikë se çfarë do të vijë pas këtij incidenti. Emma tha: ‘Archie është shumë i lirë dhe shumë i lëvizshëm. E shqetësuar ajo tregoi se kjo është gjëja më e keqë që djali i saj ka bërë deri më sot dhe se gjithmonë është në pritje të surprizave që vijnë nga ana e tij./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Trump-Biden dhe beteja për shtetet e lëkundura

Publikuar

-

Nga

Trump-Biden dhe beteja për shtetet e lëkundura

Kur kanë mbetur edhe nëntë ditë përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit, Presidenti republikan Donald Trump, sfiduesi i tij demokrat Joe Biden si dhe dy kandidatët për nënpresident, Pence dhe Harris, po përpiqen të inkurajojnë mbështetësit e tyre e të ndikojnë tek votuesit e pavendosur.

Zoti Trump zhvilloi tubime në shtete të vogla në verilindje të vendit si Nju Hempshër dhe Mein, numri i vogël i votave elektorale të të cilave mund të jetë vendimtar ne rast të një rezultati të ngushtë. Dy kandidatët për president po kërkojnë të sigurojnë një shumicë prej 270 votash nga Kolegji Zgjedhor prej 538 anëtarësh.

Në vitin 2016 zoti Trump humbi 4 votat elektorale të Nju Hempshërit me një rezultat të ngushtë ndaj demokrates Hillary Clinton. Por rreth katër vite më parë ai fitoi një nga katër votat elektorale të Meinit, atë të distriktit rural të tij dhe aktualisht është në një garë të ngushtë me zotin Biden për këtë zonë.

Ndërkohë, të dielën në mbrëmje ish-nënpresidenti Biden pritet të mbajë një fjalim virtual në një koncert të titulluar “Unë do të votoj”. Në një kohë kur presidenti Trump vazhdon të organizojë tubime të mëdha me mbështetësit e tij, shpesh në aeroporte, zoti Biden ka ndjekur një qasje më të matur për fushatën përballë epidemisë së koronavirusit. Ai është shfaqur në tubime të vogla, sikurse këtë të dielë, ose përmes transmetimit të drejtpërdrejtë nëpërmjet internetit.

Nënpresidenti Mike Pence, gjithashtu ka marrë pjesë në tubime elektorale dhe planifikon një paraqitje të dielën në mbrëmje në Kinston të Karolinës së Veriut, një tjetër shtet fushëbeteje, ku dy rivalet janë në një garë të ngushtë me njëri-tjetrin.

LEXO EDHE:  Dhunon vajzën dhe bashkëshorten/ Në pranga 47-vjeçari

LEXO EDHE:  Foto/ Yjet që zgjodhën familjen përpara famës

Zoti Trump e fitoi këtë shtet në vitin 2016, por këtë herë sondazhet tregojnë zotin Biden në një avantazh të ngushtë ndaj tij.

Senatorja demokrate Kamala Harris, kandidate për nënpresidente, ndodhet në një tjetër shtet vendimtar për fatin e zgjedhjeve në Miçigan. Ajo do të zhvillojë tubime në Detroit, Trojë dhe Pontiak.

Presidenti Trump arriti të sigurojë një fitore të ngushtë në vitin 2016 në Miçigan, një shtet tradicionalisht demokrat, i cili së bashku me fitoret në Pensilvani dhe Uiskonsin, i dhanë atij një mandat katër vjeçar në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Por sondazhet tregojnë se mbështetja ndaj zotit Trump ka pësuar një rënie me rreth 8 për qind në Miçigan dhe se ai gjithashtu renditet pas me përqindje më të ulta edhe në Uiskonsin dhe Pensilvani.

Të tre këto shtete janë thelbësore për rezultatin e vitit 2020, ashtu siç janë edhe disa shtete të tjera të cilat zoti Trump i fitoi në 2016, por ku tashmë renditet pas zotit Biden.

Deri tani kanë votuar më shumë se 58 milionë amerikanë, rreth dy të tretat e tyre me postë dhe një e treta personalisht. Shumë prej tyre thonë se votuan përpara datës së zgjedhjeve për të shkak të pandemisë.

Sipas sondazheve më pak se 5 për qind e votuesve nuk e kanë vendosur ende se për kë do të votojnë. Shumë prej mbështetësve të hershëm të zotit Biden kanë thënë se donin të ishin ndër të parët që do të votonin kundër zotit Trump. Ndërkohë, shumë republikanë thonë se kanë në plan të votojnë ditën e zgjedhjeve, siç ka qenë traditë për dekada të tëra SHBA./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Shifra të frikshme/ Franca regjistron mbi 50 mijë të infektuar brenda ditës

Publikuar

-

Nga

Shifra të frikshme/ Franca regjistron mbi 50 mijë të infektuar brenda ditës

Franca ka regjistruar numër rekord infeksionesh me koronavirus në 24 orët e fundit. Autoritetet shëndetësore raportuan për 52 010 raste pozitive.

Asambleja kombëtare franceze ka votuar për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 16 shkurt. Projektligji u miratua me 71 vota pro dhe 35 kundër dhe pritet që të premten të kalojë në senat. Opozita ngriti zërin në Kuvend duke u shprehur se po cenohen liritë individuale nga zgjatja kaq shumë e gjendjes së jashtëzakonshme.

Në Francë aktualisht nuk lejohet lëvizja nga ora 21:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rekord i zi në Maqedoninë e Veriut/ 22 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Publikuar

-

Nga

Rekord i zi në Maqedoninë e Veriut/ 22 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Numër i frikshëm viktimash është shënuar këtë të diel në Maqedoninë e Veriut.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 22 viktima. Ky numër shënon një rekord për vendin fqinj që po përballet me një bilanc të rëndë të pandemisë. Po ashtu edhe rastet e janë rritur, teksa në 24 orët e fundit janë regjistruar 561 të infektuar nga COVID-19.

Më shumë raste vijon të ketë Shkupi (271), teksa Prilepi, Kumanova, Tetova, Strumica dhe Kavadar kanë regjistruar shifra shqetësuese./CNA.al

LEXO TE PLOTE