Connect with Us

Dj Geek feston ditëlindjen/ Nuk mungon urimi i veçantë i Dafina Zeqirit

Showbizz

Dj Geek feston ditëlindjen/ Nuk mungon urimi i veçantë i Dafina Zeqirit

Publikuar

-

Dj Geek ka festuar sot ditëlindjen pranë njerëzve të tij të dashur dhe në këtë 28-vjetor nuk kishte si të mungonte edhe urimi i të dashurës së tij, Dafina Zeqirit.

Ata padyshim janë një ndër një ndër çiftet më të dashura të showbizz-it shqiptar, edhe pse për shumë kohë e mbajtën të fshehtë lidhjen e tyre.

Në videon që postoi në Instastory, këngëtarja e ka surprizuar Dj Geek duke i kënduar këngën e ditëlindjes, në mesnatë.

LEXO EDHE:  “E imja”/ Dafina Zeqiri i bën dedikimin e veçantë Dj Geek

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Showbizz

Rudina Magjistari tregon për eksperiencën e saj me Covid/ “Nuk ishte e lehtë, kanë qenë trajtime të forta dhe intensive”

Publikuar

-

Nga

Rudina Magjistari tregon për eksperiencën e saj me Covid/ “Nuk ishte e lehtë, kanë qenë trajtime të forta dhe intensive”

Pas disa ditësh në izolim prej Covid-19, Rudina Magjistari u rikthyer në ekran ku dhe ka treguar eksperiencën e saj.

Ajo zbuloi se ishte infektuar me virusin së bashku me bashkëshortin e saj dhe që në simptomën e parë kishte kërkuar këshillat e mjekëve.

Rudina tregon se fakti që e kaluan pa shumë vështirësi të mëdha fizike ishte falë trajtimeve të forta dhe intensive duke i zbatuar një më një.

Pata unë radhën për ta kaluar Covid-19. Për fat kaloi mirë. Ka qenë një histori jo dhe aq e lehtë sa duket në pamje të parë, por që unë nga eksperienca ime kam kuptuar diçka dhe dua ta ndaj me ju. Unë dhe bashkëshorti u infektuam të dy njëkohësisht me Covid dhe patëm fatin e madh që të mos vuanim shumë gjatë kësaj kohe, ama mjekimet i kemi marrë të gjitha.

Që nga shenja e parë që ne dalluam tek vetja jonë dhe një nga mesazhet që unë dua të jap sot, përveç reflektimin të madh që vjen që shëndeti është i pari dhe ne gjithmonë duhet të jemi të kujdesshëm. Flitet gjithë kohës, mbani maskën, ruhuni, ruani distancën. Asnjëherë nuk duhen harruar këto, janë fjalë të vërteta dhe Covid-i është real, pas dere dhe shumë i rrezikshëm.

Nga përvoja ime, asnjë shenjë nuk duhet neglizhuar, nëse ndjeni dhe shenjën më të lehtë në trupin tuaj që diçka nuk po shkon, ka shumë gjasa të jetë Covid, kështu që filloni masat t’i merrni menjëherë. Sa më shpejt të trajtoheni, të kuroheni aq më e lehtë do jetë beteja me Covid-19. Dhe unë besoj se kjo është një nga arsyet që ne e kaluam pa shumë vështirësi të mëdha fizike, por ndërkohë trajtimet kanë qenë të forta, intensive, të gjitha një më një”, shpjegoi Rudina./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Çiljeta Xhilaga rrëfen momentet e fundit me të atin: “I lashë një porosi”

Publikuar

-

Nga

Çiljeta Xhilaga rrëfen momentet e fundit me të atin: “I lashë një porosi”

Pak ditë më parë, Çiljeta Xhilaga bëri të ditur lajmin e hidhur për humbjen e babait të saj. Ai humbi jetën pas betejës së vështirë me Covid-19.

Së fundi, këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin Jashtë loje, ku ka rrëfyer momentet e fundit me babain e saj të ndjerë. Çiljeta u shpreh se para se ta përcillnin për në banesën e fundit i kishte lënë një porosi babit të saj.

Ndonjëherë nuk e besoj, sepse më duket sikur është akoma në shtëpi dhe do e marr në celular. Kam pasur një baba shumë fisnik. Kur ishte për t’u diskutuar më kollaj merresha vesh me babin se me mamin, ai thoshte gjithmonë 2 fjalë dhe të sakta. Nuk më ka lënë asgjë mangët, më çonte kudo. Gjithmonë thosha me regjimin që mbante do shkonte 100 vjeç.

Besimi në Zot më ka bërë shumë të fortë tek pjesa e vdekjeve, sepse më parë e kisha fobi të shkoja në varreza apo të shohë njerëz të vdekur. Nuk kam për ta harruar kurrë në jetën time, ditën që përcollëm babin për në banesën e fundit i thashë atij djalit kur e hapi arkivolin të lutem t’i lë një porosi babit. I lashë një porosi që e kisha shumë merak. I thashë babi mos harro kur të dalësh përpara Allahut mos harro 5 gjërat kryesore: Feja jote është Islami, Profeti yt është Muhamedi, Libri yt është Kurani dhe Feja jote është Islami”, tregoi këngëtarja.

LEXO EDHE:  Krishtlindje në kohë pandemie/ Urimi i veçantë i ministres Manastirliu

LEXO EDHE:  Armina Mevlani feston ditëlindjen/ A e dini se sa vjeç mbush sot blogerja?

Çiljeta ka zbuluar se në të ardhmen ka bërë në jetë të hapë një pus për një qëllim shumë të madh.

Kam bërë në jetë që në të ardhmen të hapë një pus ujë dhe njerëzit të marrin ujë, sepse më kanë thënë që është gjëja më e mirë që mund të bëjë, domethënë kur prindi lë një fëmijë besimtarë mbrapa ja bën çdo gjë më të lehtë në botën tjetër”, u shpreh ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Shkëmbeu puthje pasionante me Robert Berishën/ Modelja italiane sqaron të vërtetën e lidhjes me këngëtarin

Publikuar

-

Nga

Shkëmbeu puthje pasionante me Robert Berishën/ Modelja italiane sqaron të vërtetën e lidhjes me këngëtarin

Pak javë më parë, modelja italiane Maria Bove dhe këngëtari shqiptar Robert Berisha befasuan ndjekësit në rrjetet sociale ku u shfaqën duke u puthur me njëri-tjetrin.

Menjëherë nisën komentet se Roberti dhe modelja ishin në një lidhje dashurie, por në të vërtetë nuk ishte kështu.

Maria ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit ku ka sqaruar të vërtetën e lidhjes me Robertin. Ajo është shprehur se mes saj dhe këngëtarit nuk ka asgjë.

LEXO EDHE:  Armina Mevlani feston ditëlindjen/ A e dini se sa vjeç mbush sot blogerja?

LEXO EDHE:  Armina Mevlani feston ditëlindjen/ A e dini se sa vjeç mbush sot blogerja?

“Isha e sigurt se kjo ishte pyetja e parë. Jo njerëz unë dhe Roberti nuk jemi bashkë”, është përgjigjur modelja italiane./ CNA.al

LEXO TE PLOTE