LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e Berishës/ Zgjerimi i Greqisë prek Shqipërinë më shumë se Italinë

10 Shtator 2020, 20:26, Politikë CNA
Deklarata e Berishës/ Zgjerimi i Greqisë prek Shqipërinë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme lidhur me çështjen e detit, që ka ngjallur sërish debat në vend.

Berisha deklaroi në emisionin ?Opinion? se zgjerimi i Greqisë në detin Jon prek më shumë Shqipërinë sesa Italinë.

Sipas Berishës, zgjerimi i Greqisë me 6-12 milje prek plotësisht Shqipërinë.

?Zgjerimi në 6-12 milje e prek Shqipërinë dhe e prek më shumë se Italinë. Me 6 milje Greqia tregonte vetëkufizimin që bënte në detin Jon. Greqia kishte mbajtur këtë qëndrim për 84 vite. Zografi bis thotë që nuk e prek Shqipërinë. Unë them se e prek plotësisht Shqipërinë.

Së dyti, ka një fjalë kod sepse nuk ka marrëveshje. Është e vërtetë që nuk ka marrëveshje, por është e vërtetë absolute se jemi në process marrëveshjeje. Ne kemi të drejtë të themi që e bëtë këtë duke ndryshuar rregullat në mes të lojës, pasi ne jemi në proces marrëveshjeje. Në këtë mënyrë i jep avantazh absolut Greqisë, e cila nesër thotë në Gjykatën Ndërkombëtare thotë se kryeministri i atij vendi që kemi marrëveshje?, u shpreh ish-kryetari i PD./ CNA.al

Lajmet e fundit nga