Connect with Us

Debatet për detin/ Dule kapet me konceptet linguistike: Kryeministri grek nuk foli për …

Politikë

Debatet për detin/ Dule kapet me konceptet linguistike: Kryeministri grek nuk foli për …

Publikuar

-

Debatet për detin/ Dule kapet me konceptet linguistike: Kryeministri grek nuk foli për …

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” ku po flitet për marrëveshjen  e detit me Greqinë, u shpreh se  po bëhet një ngatërresë, mes asaj që quhet shtrirje territoriale e ujrave deri në 12 milje dhe zonave ekskluzive ekonomike.

Sipas tij, Greqia nuk është dhe asnjëherë nuk ka qenë agresive në politikën e jashtme me Shqipërinë.

“Nuk e di pse duam që gjithmonë të japim një imazh negativ në sytë e botës. Sa herë ka një marrëveshje me Greqinë, hidhen përpjetë, hidhen akuza, baltë.

Këtu është një strumbullar. Greqia po të ishte e ashpër me ne në 2009 do e ratifikonte menjëherë në parlament atë marrëveshje, por nuk e bëri, pasi respekton fqinjësinë, respekton partneritetin.

LEXO EDHE:  Akuza e fortë e Kujtim Gjuzit/ “Basha, përgjegjës për 4 protestuesit e vrarë më 21 Janar

Kryeministri grek foli për ujëra territoriale, ne flasim për zonat ekskluzive ekonomike. Nuk janë e njejta gjë.  Dua të bëj dhe një vërejtje linguistike. Greqia nuk tha do shtrijmë ujërat tona në 12 milje. Deri në 12 milje po, sepse është terminologjia e vetë konventës.

Sepse ka kushte gjeografike që nuk e lejojnë të shtrihet 12 milje. Si do shtrihet 12 milje në Ksamil? Aty nuk ka mundësi të shtrihet, ka ndarje deti në mënyrë të barabartë, që quhet vijë e mesme. Kemi dhe mbylljen e gjireve. Dua ta sqaroj, shtrirja e ujërave territoriale deri në 12 milje nuk kërkon marrëveshje, janë zonat ekskluzive territoriale ekonomike ato që kërkojnë marrëveshje”, tha Dule./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

U zgjodh zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s/ Mimi Kodheli: Kam raporte të mira majtas e djathtas

Publikuar

-

Nga

U zgjodh zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s/ Mimi Kodheli: Kam raporte të mira majtas e djathtas

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka folur pasditen e sotme në neës 24, për detyrën e re, atë të zv.presidentes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Si e para shqiptare që zgjidhet në një post të tillë të tillë, Kodheli tegoi impresionet e kësaj detyre të rëndësishme, si dhe faktin se kishte marrë urime si nga të majtët dhe të djathtët.

“Falënderoj ata që më propozuan dhe më zgjodhën. Ishte një surprizë dhe për mua. Diku në vitet 80-90 zonja Pelozi ka qenë nënkryetare e delegacionit amerikan dhe presidentit të Asamblesë. Ajo personalisht, i dërgoi një letër të vendeve anëtarë të NATO-s ku propozonte kolegun e saj.

Është nder për mua dyfish, për këtë pozicion që një shqiptare mban. Asambleja e NATO-s është një parlament i madh që përbehet nga deputetë që janë pjesë e parlamentarëve, pjesë respektive e vendeve aleate.

Nuk kisha ndonjë surprize të them të drejtën për urimet. Unë në përgjithësi kam raporte të mira humane me njerëzit e politikës, si majtas dhe djathtas. Ka disa njerëz me të cilët ndaj opinione dhe debatoj dhe kam kontakte më të shpeshta. Skam pasur surpriza. Pa fund njerëz më uruan djathtas. Njerëz që sot janë brenda në parlament dhe ata që janë jashtë. Njerëz të PD dhe shumë të tjerë.”, tha ajo./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Asnjë forcë e errët nuk do arrijë ta baltosë …”/ Belind Këlliçi krah Haradinajt

Publikuar

-

Nga

“Asnjë forcë e errët nuk do arrijë ta baltosë …”/ Belind Këlliçi krah Haradinajt

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi ndodhet në Kosovë, ku mes shumë aktiviteteve është takuar dhe me Ramush Haradinaj.

Këlliçi në emër të FRPD-së i shpreh mirënjohen Haradinaj, ndërsa i ofron dhe mbështetje për kauzën mbarëkombëtare të mbrojtjes së imazhit dhe nderit të UÇK-së.

“Krenar që në Ditën e shenjtë të Pavarësisë takohem me komandantin e luftës për liri në Kosovë, Ramush Haradinaj.

I jam thellësisht mirënjohës që më bujti në shtëpinë e tij pikërisht sot, më 28 Nëntor!

E falenderoj nga zemra për gjithë sakrificën e tij dhe të familjes Haradinaj për çështjen kombëtare.

Në emër të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, i shpreha Z. Haradinaj gjithë mbështjetjen tonë për kauzën mbarëkombëtare të mbrojtjes së imazhit dhe nderit të UÇK-së si luftëtarë të paepur të lirisë.

Asnjë forcë e errët brenda dhe jashtë Shqipërisë, sado pushtet të ketë, nuk do të arrijë të baltosë luftën e shqiptarëve në Kosovë dhe prijësit e tyre.

Është në nderin tim dhe të çdo të riu demokrat, t’i gjendemi në krah Z. Haradinaj dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Faleminderit mik i shtrenjtë!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“As në tualet nuk shkojnë pa lejen e Ramës”/ Paloka liston “lajthitjet” e kryeministrit

Publikuar

-

Nga

“As në tualet nuk shkojnë pa lejen e Ramës”/ Paloka liston “lajthitjet” e kryeministrit

Ish deputeti i PD-së, Edi Paloka ishte i ftuar pasditen e sotme në “Kjo Javë” ku mes të tjerash ka komentuar dhe vendimin e djeshëm të Këshillit të Qarkut të Kukësit, i cili i hoqi titullin ‘Qytetar nderi’ publicistit dhe analistit kosovar, Veton Surroi.

Paloka tha se ky vendim ishte një lajthitje jo kolektive por e Ramës.

Kjo hyn tek lajthitjet, por jo kolektive, pasi është e Ramës. Ata mendër nesh as në tualet nuk shkojnë pa pyetur Ramën.

Ai që është për kryetar bashkie. Ai e ka për zakon që i tall dhe më pas i hedh ata që ka pas. Ata morën vendimin, doli Rama si shpëtimtar”, tha Paloka./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE