LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

COVID-19/ Tritan Shehu: “Terapia intensive është shumë më shumë se vetëm respiratori”

10 Shtator 2020, 07:22, Politikë CNA
COVID-19/ Tritan Shehu: “Terapia intensive është shumë

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministri Edi Rama, për të cilin thotë se e ka katandisuar vendin në mëshirë të fatit.

Në një postim në  rrjetet sociale, Shehu shkruan se BE ka dislokuar 10milion euro, por që duhen minimalisht 150 milion euro për tu ballafaquar me problemet në shëndetësi.

Ish deputeti deklaron se ajo çka dhuroi BE është shumë pak në krahasim me atë çka duhet.

?Nqs BE na dhuron 3 apo 5 respiratore, faleminderit, por kjo është pak në krahasim me cfarë ne duhej të kishim bërë e duhet te bëjmë për terapitë intensive, ku humbjet janë prej skarcitetit te strukturave.

Terapia intensive është shumë më shumë se vetëm respiratori. Vendit tonë tashti i duhen reth 150 poste të standarteve europiane të tilla për gjendjen aktuale e muajt që do te vijne, e realizueshme kjo në pak javë.

Nqs nga ShBA na u dhuruan reth 20000 kite PCR, faleminderit, por në na duhen minimalisht 2500 te tilla në ditë për një periudhe të gjatë?, nënvizoi ish-deputeti.

Ai shtoi se Rama edhe për mbulimin e popullates me vaksinen e gripit si dhe te Covid nuk ka parashikuar asgjë dhe se ai pret me ?shprese?  ndihma e OBSh-së apo organizmave te tjera

?Ndoshta atëherë mund të jetë krijuar ?imuniteti i tufes? tek ne, por me një cmim të lartë jetesh, shendetësor e ekonomik ky!? përfundoi ish-deputeti.

 

17:46 Politikë

Mbahu Fatmir!

Sot në një dalje për mediat kreu i Partisë Republikane që mb...

Lajmet e fundit nga