Connect with Us

Bëj mirë, ndjehu mirë!/ Ndihma spontane ndaj të tjerëve, përmirëson mirëqenien tënde fizike dhe psikologjike

Blog

Bëj mirë, ndjehu mirë!/ Ndihma spontane ndaj të tjerëve, përmirëson mirëqenien tënde fizike dhe psikologjike

Publikuar

-

Në këto kohë pandemie, janë të shumta lajmet mbi njerëzit shpirtmirë, që ndihmojnë fqinjët apo edhe të panjohurit që janë në vështirësi. Por rezulton se këto akte mirësie ndihmojnë jo vetëm atë që e përfiton ndihmën, por ato përmirësojnë edhe shëndetin e dhuruesit.

Studiuesit thonë se sjellja e mirë, sidomos veprimet spontane në ndihmë të të tjerëve, sjellin shumë përfitime në shëndetin mendor dhe fizik. “Sjellja pro-sociale, altruizmi, bashkëpunimi, besimi dhe dhembshuria ndaj të tjerëve, janë që të gjithë përbërësit e nevojshëm të një shoqërie harmonike dhe që mirë-funksionon”- thotë autori kryesor i studimit Brajant Hui.

“Kjo është pjesë e kulturës së përbashkët të njerëzimit”- thekson ai. Raporti i botuar në revistën “Buletini Psikologjik”, shqyrtoi 201 studime të pavarura mbi sjelljen pro-sociale dhe ndikimin e saj në mirëqenien e njerëzve. Pas ekzaminimit të të dhënave të mbi 198.000 pjesëmarrësve në këto studime, studimi i Hui zbulon se ekziston një lidhje modeste midis veprave të mira dhe shëndetit të mirë.

Edhe pse efekti është relativisht i vogël, Hui pretendon se numri i njerëzve në të gjithë botën që kryejnë veprime altruiste e bën këtë një zbulim të rëndësishëm. “Për shembull, më shumë se një e katërta e amerikanëve angazhohen në punë vullnetare”- shpjegon asistent profesori i Universitetit të Hong Kongut.

Raporti thotë se dikush që ndalet për të ndihmuar fqinjin e moshuar të mbajë qeset me ushqime deri në banesë, ka më shumë prirje të rrisë faktorët e mirëqenies, sesa një ngjarje e planifikuar, si vullnetarizmi në një bamirësi të planifikuar po atë ditë. Studiuesit thonë se një vepër e mirë spontane, ka më pak të ngjarë të duket “bajate”.

LEXO EDHE:  Pse Greqia duhet të zëvendësojë Turqinë, si partnere strategjike e SHBA-së në rajon

Autorët e studimit, besojnë se një veprim spontan mirësie, i nxit njerëzit të krijojnë më shumë lidhje shoqërore, pasi ato janë ndërveprime rastësore dhe joformale. Kur është fjala për lumturinë, studiuesit gjejnë gjithashtu një lidhje të fortë midis mirësisë dhe mirëqenies eudaimonike, pra aftësinë për të gjetur kuptim në jetën tuaj.

Studimi thotë se kuptimi i potencialit të dikujt, ka në fakt më shumë lidhje me mirësinë sesa me mirëqenien hedonistike, apo lumturinë e përgjithshme dhe ndjenjat pozitive. Sipas Hui, këto studime tregojnë se sjellja pro-sociale ofron përfitime të ndryshme në varësi të moshës. Për pjesëmarrësit më të rinj, studiuesit zbulojnë se sjelljet e mira prodhojnë nivele më të larta të mirëqenies së përgjithshme, mirëqenien eudaimonike, dhe rrit funksionet psikologjike.

Për individët e moshuar dhe me zemër të mirë, shëndeti i tyre fizik ka më shumë të ngjarë të përmirësohet duke kryer vepra të mira. Gratë gjithashtu duket se përfitojnë më shumë nga sjellja pro-sociale, dhe për këtë ekipi i Hui sugjeron se ndodh për shkak të stereotipave shoqërorë, të cilët presin që gratë të jenë më të kujdesshme dhe më altruiste./studyfinds.orgPërshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Abraham dë Muavre: Matematikani që llogariti saktë datën e vdekjes së tij

Publikuar

-

Nga

Sa njerëzve u ka ndodhur që duke ecur nëpër shtigjet e varrezave, dhe duke ndalur vështrimin nga një gur varri në tjetrin, i ka tërhequr vëmendjen një përsëritje e datave, apo një rastësi kurioze e numrave.

Lindur më 1 janar dhe vdekur po më 1 janar. Lindur në vitin 1900 ose 1944, dhe vdekur në vitin 2000 ose 1988. Lindur më 10/12 dhe vdekur me më 21/01:Varrezat janë plot me rastësi të tilla. Por a është thjesht një rastësi datash, apo ka diçka pas tyre?
A mos është fati, një fat i shënuar, apo edhe një formulë matematikore, një llogaritje që mund të parashikojë datën e vdekjes së dikujt?I famshëm në këtë kuptim është matematikani Abraham dë Muavre, që përmes një serie llogaritjesh misterioze, ishte në gjendje të parashikonte ditën e saktë të vdekjes së tij.

Dë Muavre lindi në Vitri, një komunë franceze pranë Marne, në provincën e Shampanjës më 26 maj 1667. I lindur në një familje protestante, dë Muavre nisi të marrë pjesë në Akademinë Protestante të Sedanit dhe të apasionohet pas matematikës, edhe pse nuk ishte pjesë e kurrikulës. Në vitin 1684, u transferua në Paris për të studiuar fizikë, por pas anulimit të Ediktit të Nantes, që revokoi lirinë e ndërgjegjes dhe fesë dhe urdhëroi dëbimin e të gjithë kalvinistëve (ose hygenotëve), matematikani, asokohe vetëm 18-vjeç, detyrohet të kalojë Kanalin për të emigruar në Angli.

Atje në sundimin e Xhejmsit II të Anglisë, Skocisë dhe Irlandës, monarku i fundit katolik, ai vazhdoi studimet e tij në matematikë, dhe nga viti 1692u bë mik me matematikanët dhe fizikanët Isak Njuton dhe Edmond Hallej. Në vitin 1697, u bë anëtar i Shoqërisë Mbretërore të Londrës, pasi kishte përgjithësuar teoremën e binomit të Njutonit në teoremën multinomiale. Në qytetin anglez, ai do të përsosë studimet e tij matematikore, duke kontribuar në trigonometri dhe në përpunimin e llogaritjes së probabiliteteve me “Doktrinën e tij të shanseve” (viti 1718).

LEXO EDHE:  Pse Greqia duhet të zëvendësojë Turqinë, si partnere strategjike e SHBA-së në rajon

LEXO EDHE:  Pse Greqia duhet të zëvendësojë Turqinë, si partnere strategjike e SHBA-së në rajon

Me kalimin e viteve, ndërsa nuk u punësua kurrë si profesor në ndonjë katedër universitare, dhe jetuar paksa mbi kufirin e varfërisë, dë Muavre do të përpiqet të përcaktojë të ashtuquajturën formulë “dë Muavre”, një nga bazat e analizës së numrave kompleksë, të cilët matematikani francez i lidh me trigonometrinë, dhe jep një përshkrim të përafërt të asaj që do të jetë “Përafrimi i Stirlingut”.

Bazuar tek ato studime, në sezonin e fundit të jetës së tij, ai do të jetë në gjendje të bëjë një llogaritje, falë së cilës do të bëhet i famshëm për të gjithë:Abraham dë Muavre do të jetë në gjendje të përcaktojë saktë ditën në të cilën do të vdiste.

Rreth asaj sipërmarrje të jashtëzakonshme, lajmet janë të pakta. Por dihet se në vitet e fundit të jetës së tij, matematikani vuri re se po flinte edhe disa minuta më tepër çdo ditë që kalonte:15 minuta për të qenë të saktë. Legjenda thotë se brenda një kohe të shkurtër, matematikani i lindur në Francë kishte filluar të vuante nga letargji e pashërueshme,ndaj kishte nisur të përshkruante teorinë sipas së cilës, kur shuma e minutave shtesë që ai do të flinte do të arrinte në njëzet e katër orë, ai do të ishte i vdekur

Pas llogaritjeve shumë të sakta, ai doli me një datë:27 nëntor 1754.Në mënyrë të pabesueshme, teorema e vdekjes rezulton e saktë:Abraham dë Muavre, do të vdesë mbrëmjen e 27 nëntorit 1754, në moshën 87-vjeçare, në shtëpinë e tij në Londër. Po si e llogariti matematikani gjenial, datën e saktë të vdekjes së tij?

Ne nuk do ta dimë asnjëherë këtë gjë. Kjo pasi Dë Muavre, i dogji të gjitha fletët në të cilat ishin shkruar llogaritjet misterioze. Prandaj pas më shumë se 250 vjetësh, formula matematikore e teorizuar nga njeriu që arriti të llogarisë datën e vdekjes së tij, mbetet ende një enigmë./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Eksperti britanik: Efektet anësore të vaksinës Covid, mund të shfaqen brenda 2-3 muajve

Publikuar

-

Nga

Me rastet zyrtare të koronavirusit në të gjithë botën që e kanë kapërcyer shifrën55 milionë, shkencëtarët kanë punuar gjatë gjithë kohës për të zhvilluar vaksinë kundër Covid-19. Disa vaksina pritet të miratohen në Britaninë e Madhe brenda disa javësh, përfshirë atë të kompanisë Pfizer, që kohët e fundit u zbulua të ishte 90 për qind efektive.

Tani, Sër Xhon Bell, profesor i mjekësisë në Universitetin e Oksfordit, dhe një anëtar i task-forcës së qeverisë për vaksinat, ka zbuluar se çdo efekt anësor i vaksinës duhet të shfaqet brenda 2-3 muajve nga vaksinimi.
Duke folur për programin “Today” në BBC Radio 4, ai tha:”Njeriu shqetësohet gjithmonë për efektet anësore të vaksinave. Nëse ktheheni pas në kohë në historinë e vaksinave, shumica e efekteve anësore që kanë ndodhur nga vaksinat janë mjaft të dukshme brenda 2-3 muajve të parë.

“Sindroma Guillain-Barre që u shfaq me një nga vaksinat e gripit, dhe disa probleme me narkolepsinë që ndodhën sërish me vaksinë tjetër të gripit, u bënë të dukshme brenda dy muajsh. Unë dyshoj që ne do të punojmë shumë shpejt për çdo problem që do të shfaqet nga efektet anësore”- thotë ai.

Bell thotë se prodhuesit e vaksinave, për aq sa kanë pasur mundësi, kanë qenë mjaft të kujdesshëm për të menduar mbi sigurinë gjatë testeve të tyre. “Dhe të gjitha kompanitë po kërkojnë një periudhë kohore për të dorëzuar aplikacionet e tyre për regjistrimin e vaksinës, pasi po merr shumë kohë siguria e vaksinës. Ti nuk mund të jesh asnjëherë i vetëkënaqur mbi sigurinë e një vaksine, por unë mendoj se shumë prej përpjekjeve në këtë drejtim po vazhdojnë edhe në këto momente që flasim”– shtoi eksperti.

Sër Bell tha se do të befasohej nëse vaksinat anti-Covid “nuk do të zvogëlonin ndjeshëm shkallën e transmetimit të sëmundjes. Ai tha:“Të qenit në gjendje për të ndalur transmetimin e viruseve, është padyshim një tipar i rëndësishëm i vaksinave. I vetmi studim që unë e di se po testohen seriozisht efektet anësore tek njerëzit e përfshirë në testim, është ai i Oksford/AstraZeneca, dhe ne shpresojmë të kemi të dhëna të mira deri në Krishtlindje”.

LEXO EDHE:  Sociologu zbulon grupmoshat që e përjetojnë më keq izolimin

LEXO EDHE:  Mrekullia e festës/ Si u ulën armët gjatë Krishtlindjes së vitit 1914, në kulmin e Luftës së Parë Botërore

Bell thotë se prej tyre do të kuptohet se çfarë ndikimi mund të ketë vaksina tek transmetimet. “Do të befasohesha shumë nëse këto vaksina nuk do ta ulnin ndjeshëm transmetimin e virusit. Ato nuk mund të eleminojnë plotësisht aftësinë për shumimin e virusin në hundën tuaj, ndaj mund të ekzistojë ende një rrezik i transmetimit, në një nivel të ulët, por padyshim që kjo është diçka që ne duhet të studiojmë”- deklaron ai.

Nëse vaksina e Oxford/AstraZeneca funksionon, ajo do të prodhohet në 3.5 miliardë doza. “Ka pasur përgatitje për të prodhuar vaksinën në sa më shumë doza, si dhe për infrastrukturën që do të na duhet për të bërë shpërndarjen e saj nëpër botë”- tha Bell, duke shtuar se lajmet mbi të dhënat përfundimtare të kësaj vaksine do të vijnë shumë shpejt./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.mirror.co.uk/science/covid-vaccine-side-effects-should-23022516

LEXO TE PLOTE

Blog

Elitat i duan bllokimet anti-Covid, për të kontrolluar jetën tonë

Publikuar

-

Nga

Elitat i duan bllokimet anti-Covid, për të kontrolluar jetën sonë

Nga Tucker Carlson “Fox News”

Amerika po futet sërish në bllokim. Në disa vende, kjo gjëpo ndodh tashmë. Joe Biden ka premtuar më shumë nga gjithçka:më shumë maska, më shumë karantina, më shumë kufizime në udhëtime, më shumë kufizime se me kë mund të darkojmë,dhe kë mund të prekim.

Detajet më intime të jetës sonë, po kontrollohen plotësisht nga klasa jonë udhëheqëse. Njerëzit që u bërtisnin politikanëve:”Larg duart nga trupit tim!”, nuk janë duke thënë asgjë në lidhje me këtë. Në fakt, ata po e inkurajojnë atë.

Prandaj pyetja është: Për çfarë bëhet fjalësaktësisht? E gjitha kjo nuk ka të bëjë me shkencën. Nëse maskat dhe bllokimet bllokojnë vërtet infeksionet e koronavirusit, ne nuk do të shihnim raste të reja pas 9 muajsh. Por po i shohim ato, dhe “gjenitë” e shkencës gabuan sërish.

Këtë herë, ata nuk po shqetësohen mëas të na tregojnë studime serioze shkencore, për të justifikuar vazhdimin e politikave të tyre, pasi nuk ka ndonjë studim që e mbështet bllokimin. Atëherë çfarë po ndodh?Kryepeshkopi katolik Karlo Viganoe ka një ide. Vigano është një nga treguesit e së vërtetës në kishën e tij. Ai u bë shumëjo-popullor në hierarkinë kishtare disa vjet më parë, kur zbuloi bashkëpunimin e tyre për fshehjen ndër dekada tëabuzimeve seksuale.

Vigano, 79-vjeçar, thotë atë mendon se është e vërtetë.Disa javë më parë, ai i shkroi një letër presidentit Donald Trump, duke i vlerësuar bllokimet nga një perspektivë që thuajse nuk e dëgjon kurrë në këtë vend.“Deri në shkurtin e këtij viti, askushnuk do ta kishte menduar ndonjëherë që në të gjitha qytetet tona, qytetarët do të arrestoheshin thjesht sepse duan të ecin në rrugë, të marrin frymë, pse duan të mbajnëhapur bizneset e tyre, apo pse duan të shkojnë në kishë të dielën. E megjithatë kjo gjë po ndodh tani në të gjithë botën … Të drejtat themelore të qytetarëve dhe besimtarëve po mohohen, në emër të një emergjence shëndetësore, që po zbulohet gjithnjë e më shumë si e dobishme për vendosjen e një tiranie ç’njerëzore etëpafytyrë”- shkruante ndër të tjera ai.

Nëse këto fjalë nuk i keni dëgjuar, kjo e ka njënjë arsye. Mediat tona kryesore,bënë çmos që ta censuronin apo diskreditonin letrën e Viganos drejtuar presidentit. “Yahoo Neës” u përpoq ta lidhte klerikun e moshuar me grupimin QAnon, gjë që për ta do tëkishte kuptim.
Vigano pretendoi se një emergjencë globale shëndetësore,është duke u përdorur nga njerëzit në pushtet, për qëllime që nuk kanëasnjë lidhje me vetë virusin, dhe natyrisht që kjo është një çmenduri. Ky është qëndrimi i medias në lidhje me këtë. Problemi i vetëm, është se ajo që shkroi Vigano, është në fakt e vërtetë. Nuk është një teori konspiracioni. Mos harroni se çfarë tha kryeministri kanadez Xhastin Trudo në shtator duke folur në Kombet e Bashkuara.

“Kjo pandemi na ka dhënë një mundësi për një rivendosje të gjërave. Ky është shansi ynë për të përshpejtuar përpjekjet tona para-pandemike, për të reformuar sistemet ekonomike që tëadresojmë sfidat globale si varfëria ekstreme, pabarazia dhe ndryshimi i klimës. Ky është shansi ynë”– u shpreh Trudo.

LEXO EDHE:  Sa peshojnë retë?

LEXO EDHE:  Mrekullia e festës/ Si u ulën armët gjatë Krishtlindjes së vitit 1914, në kulmin e Luftës së Parë Botërore

Pra jo shansi i qeveritarëve për ta shpëtuar botën nga një virus me një mbijetesë prej 99 për qind. Pra ky është shansi ityre për të imponuar kontrolle të pashembullta shoqërore mbi popullatën, në mënyrë që të anashkalojmë demokracinë, dhe të ndryshojnë gjithçka në përputhje me teoritë e tyre të çuditshme akademike, që nuk as janë testuar kurrë në botën reale, dhe as nuk kanë kuptim.
Klaus Shvab, themeluesi i Forumit Ekonomik Botëror, ka shkruar një libër me titull

Covid-19:Rivendosja e madhe”. Libri nuk ka të bëjë në fakt me shkencën apo mjekësinë. Përkundrazi, ai përshkruan se “çfarë ndryshimesh do të nevojiten, për të krijuar një botë më gjithëpërfshirëse, elastike dhe më të qëndrueshme që të ecëpërpara”.
Për çfarë ndryshimesh flet Shvab? Ne nuk e dimë Ajo për të cilën jemi të sigurt, është për ta do të paguajnë sërishnjerëzit e thjeshtë.

Kujtoni pak si flisnin udhëheqësit tanë kur filloi pandemia. Bllokimet për shkak të koronavirusit,nisën rreth 8 muaj më parë, në mesine marsit. Në atë kohë, guvernatori i Kalifornisë Gevin Njuzëm parashikoi që 56 për qind e popullsisë së shtetit të tij – më shumë se 25 milion njerëz – do të infektoheshin me virusin brenda 8 javësh. Bizneset do të duhet të mbyllen, pranoi ai, duke premtuarmegjithatë se gjithçka
do të mbaronte shumë shpejt.

Çfarë ndodhi nga ajo kohë?

Deri më15 nëntor, vetëm rreth 2.6 për qind e popullsisë totale të Kalifornisë është infektuar. Pra 20 milion më pak njerëz sesa parashikoi Njuzëm. Në disa aspekte, kjo duket si një fitore. A mund ta shpallim pra fitoren? Jo, është e kundërta.
Të hënën, Njuzëm njoftoi vendosjen e bllokimeve të reja. Njuzëm thotë se po i zbaton këto bllokime mbi baza shkencore. Por ai nuk beson tek to, pasi 9 ditëmë parë, u kap duke shkelur udhëzimet e tij, duke ngrënë në një nga restorantet më të shtrenjta të shtetit me një duzinë njerëzish të tjerë.

Meqë ra fjala, ai është mirë. Nuk vdiq pas atij akti. Kur je Zot, nuk ke frikë nga viruset. Bllokimet janë për njerëzit e vdekshëm. Por edhe për sa kohë mund të vazhdojë i gjithë ky kombinim i çuditshëm,por gjithsesi i njohur i hipokrizisë dhe autoritarizmit?

Është e vështirë të imagjinohet, se mund të zgjasëpërgjithmonë. Në letrën e tij tëmuajittë shkuar për presidentin Trump, kryepeshkopi Vigano shprehej:”KjoRivendosje e Madhe është e destinuar të dështojë,pasi ata që e planifikuan nuk e kuptojnë se ka ende njerëz që janëtë gatshëm të dalin në rrugë për të mbrojtur të drejtat e tyre, të dashurit e tyre, për t’u dhënë një të ardhme fëmijëve dhe nipërve të tyre”.

Le të shpresojmë që kjo gjëtë jetë e vërtetë./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.foxnews.com/opinion/tucker-carlson-coronavirus-pandemic-lockdowns-great-reset

LEXO TE PLOTE