Connect with Us

Ambasadorja amerikane në Shkodër/ Historinë e Rozafës më bën të mendoj që Shkodra është vendi im

Aktualitet

Ambasadorja amerikane në Shkodër/ Historinë e Rozafës më bën të mendoj që Shkodra është vendi im

Publikuar

-

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka nisur sot një vizitë dy ditore në Shkodër ku  takimin e parë e ka pasur me kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi në zyrën e saj.

“Jam e kënaqur që jeni sot këtu, për marrëdhëniet që kemi me shtetin amerikan dhe me emigrantët në Amerikë. Ardhja juaj është edhe një mbështetje dhe komunikimi që ne kemi me ambasadën dhe për mbështetjen që SHBA kanë dhënë për administrimin vendor por edhe për mbështetjen për njerëzit në nevojë”, tha Ademi e cila vlerësoi kontributin që Amerika ka dhënë për Shkodrën.

LEXO EDHE:  Skandali me mallrat ushqimore/Arrestohet një zyrtar i AKU-së dhe bashkëpunëtori i tij

Ambasadorja amerikane shtoi se Shkodra ka një frymë pavarësie, duke theksuar se është qyteti që i përshtatet asaj.
“Është kënaqësi për mua që jam këtu. Është kënaqësi t’ju takoj, pasi kemi pasur komunikimin përmes videos. Ajo që kam mësuar për Shkodrës është fryma e pavarësisë, qëndrueshmëria juaj dhe sa herë dëgjoj historinë e Rozafës më bën të mendoj që Shkodra është vendi im, vendi që më përshtatet mua. Unë do të qëndroj për dy ditë në Shkodër, do vizitoj qëndrat kryesore dhe disa restorante”, theksoi Kim.

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

PD nxjerr një pjesë të emrave/ Ja kush kalon dhe kush skualifikohet

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike ka publikuar listën e emrave për kandidatë për deputetë të cilët kanë kaluar dhe ata të cilët janë skualifikuar.

Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu, Gazment Bardhi, tregon edhe listën e veçantë kombëtare që kalojnë sipas Komisionit të Vlerësimit, në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi.

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë PD, përmbylli dje procesin për vlerësimin e kandidatëve për përfaqësimin politik të PD në nivel qendror dhe lokal.

Periudha e punës së Komisionit, e ndarë në 3 faza, zgjati nga data 3 Gusht deri në 22 Tetor 2020. Në emër të Kryesisë së PDSH, shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për pjesëmarrjen dhe angazhimin masiv të demokratëve në këtë proces, për të gjithë kandidatët e përfshirë që provuan edhe njëherë se Partia Demokratike është forca më vitale politike me burime të jashtëzakonshme njerëzore, si dhe për anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për punën voluminoze dhe me përkushtim të kryer gjatë gjithë këtij procesi.

Sot Komisioni ka dorëzuar Raportin e vlerësimit të kandidatëve Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, për ndjekjen e procedurave të mëtejshme sipas Statutit.

Nga Raporti i Komisionit rezulton se:

A) Në total nga anëtarësia janë konfirmuar 498 kandidatë, të cilët janë certifikuar nga Komisioni se përmbushin kriteret statutore për përfaqësimin politik të PD.

B) Nga 498 kandidatët e konfirmuar nga anëtarësia dhe që plotësojnë kriteret statutore për përfaqësim politik, Komisioni ka vlerësuar që 299 kandidatë nga listat e secilës Degë dhe 27 kandidatë të listës kombëtare (në total 326), ti propozohen organeve vendimmarrëse të Partisë për të qenë në listën finale të përfaqësimit të PD në zgjedhje.

Raporti i Komisionit do ti nënshtrohet diskutimit dhe vendimmarrjes së Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, sipas përcaktimeve të Statutit të PDSH dhe afateve ligjore për përcaktimin e kandidatëve në zgjedhje.

LEXO EDHE:  Vrasjet në Shkodër/ Ardi Veliu “shkund” policinë

LEXO EDHE:  Skandali me mallrat ushqimore/Arrestohet një zyrtar i AKU-së dhe bashkëpunëtori i tij

Për shkak të interesit të medias dhe opinionit publik, mbi vlerësimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për kandidatët nga lista e veçantë kombëtare (anëtarët e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar 2017), që janë konfirmuar nga antarësia e Partisë, vlerësimi që ka bërë Komisioni është si më poshtë:

1. Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që vlerësohen nga Komisioni që të jenë pjesë e listës për përfaqësim politik, janë si më poshtë:

1. AGRON SHEHAJ
2. ALBANA VOKSHI
3. ALDO BUMÇI
4. ALFRED RUSHAJ
5. ARBEN RISTANI
6. BARDH SPAHIA
7. BELIND KËLLIÇI
8. ÇLIRIM GJATA
9. DHURATA ÇUPI
10. ENKELEJD ALIBEAJ
11. ENNO BOZDO
12. ERVIN MINAROLLI
13. FATBARDH KADILLI
14. FLAMUR NOKA
15. FLORJON MIMA
16. GENC POLLO
17. GENT STRAZIMIRI
18. GRIDA DUMA
19. ISUF ÇELA
20. INA ZHUPA
21. IVI KASO
22. JORIDA TABAKU
23. KRESHNIK ÇOLLAKU
24. LUÇIANO BOÇI
25. OERD BYLYKBASHI
26. ORJOLA PAMPURI
27. TOMORR ALIZOTI

2. Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që sipas vlerësimit të Komisionit kalojnë në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi, janë si më poshtë:

1. ANDON FRROKAJ
2. ARBEN KASHAHU
3. ENDRI HASA
4. ERVIN SALIANJI
5. FATBARDHA KADIU
6. IZMIRA ULQINAKU
7. LINDITA METALIAJ
8. LORENC LUKA
9. LUAN BACI
10. NADIRE MEÇORAPAJ
11. ROMEO GURAKUQI
12. TRITAN SHEHU
13. XHEMAL GJUNKSHI

Ky vlerësim i Komisionit do t’i kalojë për shqyrtim dhe vendimmarrje Kryesisë së Partisë, së bashku me vlerësimin e kandidatëve për secilën Degë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dhënia e nënshtetësisë shqiptare/ Rama: Meta dhe futbollisti afrikan i kanë bërë gol me kokë drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Dhënia e nënshtetësisë shqiptare/ Rama: Meta dhe futbollisti afrikan i kanë bërë gol me kokë drejtësisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me dhënien të nënshtetësisë nga presidenti Ilir Meta të futbollistit Joseph Cobbina.

Kryeministri shkruan se Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti afrikan. Sipas Ramës, të dy i kanë bërë gol me kokë drejtësisë.

“Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti afrikan që mori pashaportën shqiptare për 8 orë nga Iliri, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentash! Të dy bashkë po, e kanë një lidhje: I kanë bërë gol me kokë drejtësisë!”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gruaja në Elbasan bie në pus/ Zjarrëfikësja drejt vendngjarjes

Publikuar

-

Nga

Gruaja në Elbasan bie në pus/ Zjarrëfikësja drejt vendngjarjes

Një grua ka rënë brenda një pusi në fshatin Mirakë të Elbasanit.

Zjarrfikëset janë nisur drejt vendngjarjes, ndërkohë që ende janë të paqarta rrethanat.

Vijon…

LEXO TE PLOTE