LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aludimet për largim të Metës nga Presidenca/ Vasili: Do ishte një lajm shumë i madh

10 Shtator 2020, 19:53, Politikë CNA
Aludimet për largim të Metës nga Presidenca/ Vasili: Do ishte

Pak më parë ka qarkulluar lajmi se presienti Ilir Meta do të lërë postin e Presidentit pas zgjedhjeve të 26 prillit.

Për këtë ka reaguar edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili tha se ky do të ishte një lajm shumë i madh, por theksoi se nuk ka pasur komunikim me Metën për diçka të tillë.

?Nuk kam komunikuar me zotin Meta. Nuk kam asnjë mundësi të kem komunikim të tillë me zotin Meta. Do ishte një lajm shumë i madh. Raportet mes LSI-PD janë më solide se kurrë, është një aleancë kundër mafias. Institucioni i presidencës nuk do të pushtohet kurrë nga mafia e Rilindjes?, u shpreh Vasili në Syri Tv.

Ndërkohë, kryetari i LZHK-së deklaroi se kjo është vetëm një hipotezë.

?Meta, nëse ka diçka në mendje, nuk e nxjerr. Të mos merremi me hipoteza?, theksoi Shehi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga