Connect with Us

Alibeaj: Më 25 prill do marrim më shumë vota sesa meritojmë

Politikë

Alibeaj: Më 25 prill do marrim më shumë vota sesa meritojmë

Publikuar

-

deputeti i partise demokratike enkelejd alibeaj

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj thotë se, partia ku ai bën pjesë nuk duhet të përsërisë gabimin e bërë në zgjedhjet e kaluara parlamentare sa i takon përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë.

Alibeaj duke folur në studion e “Ilva Now”, u shpreh se, duhen vendosur filtra të fortë vetingu politik për emrat, ndërsa u shpreh i sigurt për arritjen fitores nga koalicioni opozitar. Ai tha se, beson tek fitorja nisur nga fakti se edhe në zgjedhjet e vitit2017, nëse koalicioni opozitar do të kishte garuar i bashkuar do të arrinte të formonte mazhorancë.

“Që në 2017 ishim shumicë pavarësisht lojës së koalicioneve dhe që rezultoi ndryshe. Mbi të gjitha për të qenë dhe i sinqertë e shoh të komshinjtë, te kafeneja e lagjes, kudo ka njëlloj zemërimi, njëlloj neverie, makthi që kërkojnë t’i japin fund. Edhe unë atë po them se data 25 prill është një mundësi për të thënë fjalën e tyre të gjitha ata që duan të rrëzojnë këtë regjim”, tha Alibeaj.

Sipas ish-deputetit të PD-së frika e humbjes shihet qartë tek mazhoranca aktuale pasi që pas marrëveshjes politike me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve nisi të ndryshonte Kushtetutën dhe të flitej për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

“Që kur pretendojnë 74 mandate do të thotë se je duke u zvarritur. Nuk e shoh më si një përballje të pastër politike por si një përplasje midis shoqërisë dhe një individi të vetëm. Pas 5 qershorit filloi të ndryshonte fjalën e dhënë, ndryshimin e kushtetutës, koalicionet, çështje që kurrë nuk kishin pasur problem”, tha Alibeaj.

LEXO EDHE:  Video erotike e deputetit të Lulit/ Kandidati i PD: Bashës i trokiti dy herë fati...

Anëtari i kryesisë së PD shtoi më tej se pret që kryeministri, Edi Rama të bëjë ç’është e mundur për t’i futur pyka opozitës me anë të truqeve ligjore, por sipas tij përmbysja do të vijë për shkak të frymës.

“Jam i sigurt që koalicioni opozitar nuk është vetëm koalicion aritmetik, por edhe frymë. Do të marrim vota ndoshta edhe të mos merituara nga ana jonë por thjesht nga zemërata”, u shpreh Alibeaj.

Ai deklaroi më tej se, tashmë duket sikur mazhoranca po tërhiqet nga kërkesa për të hapur listat e kandidatëve për deputetë, ndërsa shtroi se kërkesa e opozitës është për hapjen e tyre 100%.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

U skualifikua nga demokratët/ Sfidon publikisht Klevis Balliu: Unë sa e kam nisur karrierën

Publikuar

-

Nga

U skualifikua nga demokratët/ Sfidon publikisht Klevis Balliu: Unë sa e kam nisur karrierën

Ish-deputeti Klevis Balliu, i cili disa ditë më parë u skualifikua nga demokratët e Pogradecit, në garën për kandidat i PD-së, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ka sfiduar sot publikisht, duke theksuar se nuk do të ikë nga politika.

Në një prononcim për mediat, Klevis Balliu theksoi se ai është vetëm në filim të karrierës së tij politike.

Ndërkohë sa i takon çështjes së banorëve të Unazës së re, Klevis Balliu theksoi se dikush do të përgjigjet për atë aferë, sikurse e cilësoi ai.

LEXO EDHE:  Foto/ Ku ishte PD para katër vitesh dhe ku është sot

LEXO EDHE:  Kush është dashnorja e kriminelit në krye të Prokurimeve Publike/ CNA.al zbulon të tjera detaje

“Unë sapo e kam filluar karrierën politike, ndërsa Rama e ka mbyllur.

Qielli me tokën të bashkohet, për banorët e Unazës, ata që e kanë bërë atë aferë, do të përgjigjen”-tha ndër të tjera Klevis Balliu./ CNA.al

U skualifikua nga demokratët e Pogradecit/ Banorët e Unazës “vajtojnë” për çunin e Fahri Balliut

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çuni i Fahriut zbulon skenarin e errët të Ramës/ Ja pse kërkon që pandemia të përkeqësohet

Publikuar

-

Nga

Çuni i Fahriut zbulon skenarin e errët të Ramës/ Ja pse kërkon që pandemia të përkeqësohet

Çuni i Fahri Balliut, ish-deputeti Klevis Balliu ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Në një prononcim për mediat, Balliu tha se kryeministri Edi Rama po kujdeset qëllimisht që gjendja e pandemisë së Covid-19 në vendin tonë të përkeqësohet.

Sipas tij, Rama kërkon që të fusë shqiptarët sërish në karantinë, që të mos zhvillojë zgjedhjet.

“Edi Rama kërkon që gjendja e pandemisë të përkeqësohet, që të ketë justifikimin për të rikthyer karantinën që të mos ketë zgjedhje në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Foto/ Ku ishte PD para katër vitesh dhe ku është sot

LEXO EDHE:  Zgjedhje në kohë pandemie/ Maqedonia e Veriut voton sot

Ai po kujdeset qëllimisht që situate e pandemisë të përkeqësohet”-tha Klevis Balliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha publikon foton/ Ja cila është maska e vetme që ju mbron nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Pandemia e Covid-19 i ka detyruar qytetarët të krijojnë vetë maskat, të cilat tërheqin shpesh vëmendjen me figura dhe shkrime nga më të ndryshmet.

Një të tillë ka publikuar dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Në foto shfaqet një djalë i ri i cili mbi maskën e tij ka shkruar “Rama ik”. Me ironi, Berisha shkruan se ajo është e vetmja maskë që të mbron.

“Shembull! Vetem kjo maske ju mbron”, shkruan Berisha dhe ndan foton e mëposhtme./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE