Connect with Us

“122 milionë dollarë grante”/ Ambasada Amerikane jep lajmin e mirë për të gjitha gratë

Sociale

“122 milionë dollarë grante”/ Ambasada Amerikane jep lajmin e mirë për të gjitha gratë

Publikuar

-

Pak orë para zgjedhjeve/ Ambasada e SHBA gati për misionin e saj: Do jemi atje derisa puna të jetë kryer

Ambasada Amerikane ka dhënë detaje rreth Nismës së Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin dhe Prosperitetin Global të Gruas.

SHBA do investojë në vijim 122 milionë dollarë në grante për fuqizimin e gruas në të gjithë botën.

‘Duke fuqizuar gratë dhe vajzat në shtetet e tjera, Amerika përfiton nga qëndrueshmëria dhe prosperiteti që ato sjellin në komunitetet e tyre. Kjo është arsyeja që Nisma e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin dhe Prosperitetin Global të Gruas (Ë-GDP) ka bërë të ditur se do të investojë në vijim 122 milionë dollarë në grante për fuqizimin e gruas në të gjithë botën, duke i përfshirë ato ne fuqinë punëtore, duke i ndihmuar të kenë sukses si sipërmarrëse dhe duke mundësuar pjesëmarrjen e tyre në ekomoni.
Nisur fillimisht në vitin 2019, në dy vitet e para fondi ka investuar 200 milionë dollarë në më shumë se 60 shtete dhe 450 partneritete me sektorin privat, qeveri të ndryshme dhe organizata vendore. Qëllimi është të ndihmohen 50 milion gra dhe vajza deri në 2025.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për nesër

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për ditën e nesërme

Ditën e premte dhe të shtunë vendi do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, moti do të nisë i kthjellët e zhvillim të vranësirave në orët e mesditës që do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal, kryesisht  përgjatë relieveve malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/s,  e hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3 ballë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Publikuar

-

Nga

Ndërprerje energjie në disa qytete të vendit/ OSHEE publikon zonat zonat dhe oraret për tre ditët në vijim

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se ditën e nësërme disa zona do të mbeten pa energji elektrike.

Për shkak të disa punimeve sipas OSSHE do të stakohet energjia në intervalin kohor 09:00-16:00 dhe 09: 15:00 në zonat e mëposhtme.

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 18 qershor

Në vijim të punimeve për investimin për rikonstruksionin e kabinave, në datën 18 qershor do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

LEXO EDHE:  Pandemia e koronavirusit/ Kreu i Institutit për Shëndetësi në Itali: Do zgjasë për të paktën edhe një vit e gjysmë
LEXO EDHE:  Pandemia e koronavirusit/ Kreu i Institutit për Shëndetësi në Itali: Do zgjasë për të paktën edhe një vit e gjysmë

09:00-16:00

Rruga “Muhamet Deliu”

09:00- 15:00

Pjesërisht një pjesë e rrugës “Bardhyl”,  rruga “Hoxha Tahsim”, rruga “Odhise Paskali”, një pjesë e zonës së Ndroqit, Picallë, Gërdec, Valiasi i Ri

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Gripi i shpendëve u soll nga shtegtarët”/ Si do ndihmohen fermerët e prekur

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Bujqësisë Milva Ikonomi ka treguar hapat që po ndjek institucioni që ajo drejton, për mbajtur nën kontroll vatrat e gripit të shpendëve që janë identifikuar në vendin tonë.

Në një bisedë me Juli Xhokaxhi në ABC, ministrja tha se ndiqet në mënyrë sistematike informacioni që vjen nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve.

Gjithashtu ajo theksoi se sëmundja ndodhet në shpendët e oborreve, por jo aty ku prodhohen vezët apo rriten shpendët për mish.

Sipas Ikonomit, në vendin tonë gripi ka ardhur përmes shpendëve të egër shtegtarë që erdhën në vendin tonë me ngrohjen e temperaturave.

“Nëpër stabilimente ka një protokoll mbarështimi që ndiqet në bazë të rekomandimeve të BE. Kur ka shenja, duhet të informohen fermerët…Për secilën zonë është vënë në shërbim veterineri i urgjencës. Merret gjak nga një shpend i sëmurë dhe sillet tek Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.”

Ky është protokolli që ndiqet në rast se shpendët shfaqin shenja. Ministrja tregoi se shtama e gripit e identifikuar në këtë rast është H5N8, dhe hapat që ndiqen në fermën ku ka shpendë të infektuar janë këto: “Izolohet ferma. Si shpendët e gjallë si ata që kanë ngordhur asgjësohen të gjithë. Më pas shpendët futen në qese që zeza, groposen, dezinfektohen me gëlqere dhe mbulohen me një rrjetë.”

LEXO EDHE:  Sulmohet ambasada amerikane/ Panik në kryeqytet

LEXO EDHE:  Sulmohet ambasada amerikane/ Panik në kryeqytet

Por si do t’u vijë në ndihmë Ministria fermerëve që po humbasin shpendët si pasojë e gripit?

Ministrja Ikonimi thotë se mbahet një procesverbal ngordhjeje dhe më pas të prekurit do të dëmshpërblehen pas përfundimit të pandemisë. Sa i përket mishit apo shpendëve të gjalla që eksportohet nga jashtë, Ikonomi bën të ditur se masat e kontrollit janë shtuar.

“Kemi një listë të tregtarëve të shpendëve, numri që ka në QKB na rrit dy masa sigurie, kemi në çdo pikë kufitare prezencën e AKU-së që ka për detyrë të kontrollojë certifikatën veterinare.”

Ministrja sqaroi se rreziku më i madh vjen nga kontakti me një shpend të gjallë të infektuar sesa nga nënproduktet e tyre.

“Nuk na bëjnë dëm nënproduktet. Në temperaturën 72 gradë Celsius virusi zhduket.” 

LEXO TE PLOTE