LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarri shkatërron kampin e emigrantëve në Greqi/ Disa të lënduar

9 Shtator 2020, 06:49, Kosova & Bota CNA
Zjarri shkatërron kampin e emigrantëve në Greqi/ Disa të

Një zjarr ka shkatërruar kampin më të madh të emigrantëve në Greqi.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në ishullin e Lesbos, ku kampi u përfshi nga flakët, duke djegur pothuajse gjithçka.

Mediat bëjnë të ditur se rreth 25 zjarrfikës u përpoqën të ?luftojnë? me flakët , në kohën që emigrantët po evakuoheshin, disa prej të cilëve pësuan edhe lëndime.

Ndërkohë ende nuk është bërë me dije se kush janë arsyet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa erërat kanë bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi.

Zëvendësguvernatori i Lesbos Aris Hatzikomninos njoftoi se kampi ishte ?shkatërruar plotësisht?.

Sakaq pritet që kryeministri Kyriakos Mitsotakis të mbajë një takim urgjent për shkak të kësaj situate.

Lajmet e fundit nga