LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vetëm një viktimë në 24 orë/ Humb jetën një qytetare nga Korça

9 Shtator 2020, 14:09, Lifestyle CNA
Vetëm një viktimë në 24 orë/ Humb jetën një

Vetëm një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë nga koronavirusi.

Mësohet se një qytetare 61 vjeçare nga Korça nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve. Ministria e Shëndetësisë shprehim ngushëllimet familjarëve.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 192 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Nisur nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend të përhapjes së infeksionit SARS-COV2, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e ketij infeksioni të rrezikshëm.

“Ruani distancimin social;

Mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distance;

Kujdesuni për higjenën e duarve dhe atë respiratore;

Dezifektoni objeketet që prekni, ajrosni ambientet, shmangni grumbullimet, të gjitha këto janë masa të rëndësishme që ju mbrojnë nga COVID-19”, apelon ministria./ CNA.al

Lajmet e fundit nga