Connect with Us

Vetëhelmohet babai i 2 fëmijëve në Berat/ Ishte në proces divorci me bashkëshorten

Kronika

Vetëhelmohet babai i 2 fëmijëve në Berat/ Ishte në proces divorci me bashkëshorten

Publikuar

-

Vetëhelmohet babai i 2 fëmijëve në Berat/ Ishte në proces divorci me bashkëshorten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat, ku një 51-vjeçar është gjetur pa shenja jete.

Bëhet me dije se 51-vjeçari i identifikuar si Sh. Krasi është vetëhelmuar me fostoksinë. Trupi i pajetë i 51-vjeçarit është përcjellë në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit ku pas ekpsertizës së kryer ka rezultuar një sasi e madhe helmi e llojit “fostoksinë” në gjak. Shpëtim Krasi ishte baba i dy fëmijëve dhe punonte prej vitesh si roje në një filial banke në Berat.

Familjarët e Krasit janë shprehur se ai ishte një person i qetë dhe se nuk kishte shfaqur asjëherë shenja depresioni.
Ndër të tjera ata janë shprehur se kohët e fundit 51-vjeçari ishte mbyllur në vetvete, pasi ishte në proces divorci me bashkëshorten. 51-vjeçari ishte babi i dy fëmijëve dhe prej disa vitesh punonte si roje në një filial banke./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përplasen dy motorë në Lushnje/ Humb jetën 54- vjeçari

Publikuar

-

Nga

Përplasen dy motorë në Lushnje/ Humb jetën 54- vjeçari

Një tjetër aksident i rëndë me pasojë vdekje e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme.

Ngarja e rëndë ka ndodhur në Lushnje, në fshatin Halilaj, ku dy motorë janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një prej drejtuesve.

“Sot rreth orës 18:50, në fshatin Halilaj, Lushnjë, shtetasi V. B., 54 vjeç, banues në fshatin Verri, Fier, duke drejtuar një motomjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 43 vjeç, banues në Halilaj.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi V. B., dhe është dëmtuar shtetasi F. K., i cili ndodhet në Spitalin Lushnjë jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Bashkëshortet më të mira, sipas horoskopit, janë këto tri shenja!

LEXO EDHE:  Sherr mes adoleshentëve në Berat/ Plagoset me thikë një person

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Tiranë/ E reja pret damarët në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Tiranë/ E reja pret damarët në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Mësohet se në vajzë, rreth 30 vjeçe ka lënduar veten duke prerë damarat.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për motive ende të paqarta.

E reja u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE:  Shkrumbohen nga flakët dy banesa në Berat/ Familjarët në qiell të hapur

LEXO EDHE:  Sherr mes adoleshentëve në Berat/ Plagoset me thikë një person

Informacion paraprak

Më datë 20.10.2020, rreth orës 18:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për motive ende të paqarta, një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 30 vjeçe, dyshohet se ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve, e cila u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Motorçikleta përplas këmbësoren në Tiranë/ 75-vjeçarja përfundon në spital

Publikuar

-

Nga

Motorçikleta përplas këmbësoren në Tiranë/ 75-vjeçarja përfundon në spital

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Mësohtet se një motor ka përplasur një 75-vjeçare në rrugën “Tre Dëshmorët”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se motori me drejtues shtetasin me inicialet K.N., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen me inicialet V.Z., e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Bllokohet oxhaku/ Përfshihet nga flakët banesa 4 katëshe

LEXO EDHE:  Bashkëshortet më të mira, sipas horoskopit, janë këto tri shenja!

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE