LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Velinë e Ramës”/ LSI i përgjigjet ashpër Shahinit: Boll tenderove 10 herë Sami Frashërin për të vjedhur!

9 Shtator 2020, 16:44, Politikë CNA
“Velinë e Ramës”/ LSI i përgjigjet ashpër

Vijojnë replikat mes LSI dhe ministres së Arsimit Besa Shahini të cilën më herët Kryemadhi e thumboi në lidhje me lajmin e largimit të saj nga detyra dhe Shqipëria, duke thënë se nuk mund të largohet pa shpjeguar se ?çfarë bëri Turi?.

Më pas ishte vetë ministrja që reagoi, duke thënë se mijëra maturantë iu përgjgijën kësaj pyetje saktë, duke vërtetuar se janë shumë më të arsimuar se ata që sulmojnë reformat e PS. Së fundmi ka reaguar ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi. Me anë të një postimi në Facebook, ajo e cilëson Shahinin një velinë të Ramës dhe një lavatriçe pastrimi parash.

?Një përgjigje për shoqen e Turit dhe lavatriçen e pastrimit të parave! Na thuaj çfarë bëri Turi pastaj vendos të ikësh! Reformat e Rilindjes në arsim janë aq shkatërrimtare sa dhe vetë Ministria e Arsimit ka vendosur të mos jetojë më në Shqipëri. Ky është bilanci më fatkeq i një vendi të drejtuar nga të paaftë dhe sharlatanë që tallen me të ardhmen e të rinjve. Ndërsa velina e Edi Ramës mendon se qytetarët ende gënjehen me projektet 3D dhe PPP të tij. I themi Velinës së Edi Ramës, që Kampingu i Jalës është pasion, është dëshirë, është grup dhe frymë, është punë e kohezion.

Kampingu i Jalës është bashkim zemrash dhe individualitetesh për të ecur para së bashku dhe jo për ta ngrënë shokun pas shpine siç zvarraniku në Bashkinë e Tiranës ka bërë me shokët e tij në PS.
P.S ;Boll tenderove nga 10 herë Sami Frashërin e gjimnaze të tjera për të vjedhur! Për Jalën të rrijë i qetë, atje nuk mblidhet as Vilajet Qyrku as Erion Veli por LRI?, shkruan Kërpaçi./CNA.al

Lajmet e fundit nga