Connect with Us

Vaksina ruse për koronavirusin do të dërgohet në Venezuelë

Bota

Vaksina ruse për koronavirusin do të dërgohet në Venezuelë

Publikuar

-

Vaksina ruse për koronavirus do të dërgohet në Venezuelë

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, tha se vaksina ruse për koronavirus do të dërgohet këtë muaj në Venezuelë, për testime klinike.

Në një dalje televizive, Maduro tha se në tetor do të arrijnë edhe “vaksina të tjera”, por nuk specifikoi se cilat.
Agjencia e lajmeve Reuters po ashtu raportoi se Rusia do të dërgojë 32 milionë doza të vaksinës së saj “Sputnik-V” në Meksikë.

“Sputnik-V” është licencuar për përdorim në Rusi, pas dy muajsh prova në njerëz. Ekspertët thonë se provat ishin shumë të pakta për të dëshmuar efektivitet dhe siguri.

Të martën, Ministria e Shëndetësisë në Rusi tha se grupi i parë i vaksinës ruse është lëshuar për shpërndarje civile.
Autoritetet ruse thanë se presin që brenda një viti të prodhohet numri i nevojshëm i vaksinave për të mbuluar gjithë popullsinë e Rusisë.

LEXO EDHE:  Rusi, shqetësim për afrimin e Suedisë e Finlandës me NATO-n

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, afro 180 vaksina për koronavirus janë duke u testuar në gjithë botën.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara tha se asnjë nga vaksinat, deri më tani, nuk ka demonstruar një “sinjal të qartë” të efikasitetit, në nivelin e së paku 50%, të kërkuar nga OBSH-ja./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Betimi i Biden/ Uashingtoni i ngjan një “baze ushtarake”

Publikuar

-

Nga

Qindra mijëra spektatorë vijnë zakonisht në ceremoninë e marrjes së postit nga Presidenti i SHBA. Por në ceremoninë e Bidenit të mërkurën, Uashingtoni i ngjan një “baze ushtarake”.

Uashingtoni, një qytet në gjendje të jashtëzakonshme. Pas ngjarjeve të 6 janarit, kur një numër i vogël policësh jashtë Kapitolit u vunë poshtë nga kryengritës të dhunshëm, frika e trazirave në ditët para ceremonisë së marrjes së postit nga Joe Biden të mërkurën është e madhe. Dhe edhe nëse ka kaluar në sfond që nga sulmet e Kapitolit – pandemia e koronavirusit vazhdon me tërbim në Uashington dhe në të gjithë SHBA, si dhe pothuajse kudo në botë.

Pra, këto nuk janë shenja të mira për një festë popullore për të shënuar marrjen e detyrës nga Presidenti i zgjedhur Demokrat i SHBA. Zakonisht, qindra mijëra vetë mblidhen në National Mall në Uashington për të parë shkurt Presidentin që bën betimin në shkallët e Kapitolit, për të dëgjuar programin muzikor ose thjesht për të qenë atje. Përveç shfaqjeve nga yje të tillë si Beyonce ose Aretha Franklin, koret për fëmijë dhe kishtare janë gjithashtu pjesë e programit të ceremonisë së marrjes së detyrës.

Betimi zytar i presidentit zakonisht pasohet nga një paradë, në të cilën çifti presidencial dhe ai nënpresidencial ecin pranë tribunave të spektaktorëve në Pennsylvania Avenue drejt Shtëpisë së Bardhë. Në paradë marrin pjesë edhe ushtarakë dhe banda të ndryshme me instrumenta frymorë.

Jo turma njerëzish

Këtë vit gjithçka është ndryshe. Zyrtarët u bëjnë thirrje të gjithë amerikanëve që të mos vijnë për festimet. “Në 20 janar do të ketë një transferim të pushtetit dhe ne do të punojmë me partnerët tanë në qeverinë federale për të garantuar sigurinë e rajonit përreth kryeqytetit tonë,” thuhet një deklaratë të përbashkët të kryetares së bashkisë të Uashingtonit dhe të guvernatorëve të dy shteteve fqinje, Maryland dhe Virxhinia. “Për shkak të rrethanave të veçanta […] siç janë kryengritja e dhunshme e javës së kaluar dhe pandemia vdekjeprurëse COVID-19, ne po ndërmarrim hapin e jashtëzakonshëm për të inkurajuar amerikanët të mos vijnë në Uashington, DC.”

Në ceremoninë e parë të marrjes së postit nga Barack Obama në vitin 2009, në qendrën e Uashingtonit u mblodhën 1.8 milionë vetë. Te Donald Trumpi në vitin 2017 duhet të kenë qenë rreth 500.000 vetë.

Edhe para se ekstremistët e djathtë të sulmonin Kapitolin në 6 janar, sulm në të cilin u vranë pesë persona, ceremonia ishte planifikuar këtë vit si ngjarje me një audiencë shumë të vogël. Një “paradë gjigante e marrjes së postit në Pennsylvania Avenue” nuk ishte e përshtatshme për shkak të Coronas, njoftoi Joe Biden në fillim të janarit.

LEXO EDHE:  Steinmeier: Rusia ka komplikuar konfliktin në Siri

LEXO EDHE:  Beteja me koronavirusin/ Prova të reja për vaksinë nga një partneritet amerikano-gjerman

Niveli më i lartë i sigurisë

Që nga trazirat, COVID-19 është bërë shqetësimi i vogël. Kryeqyteti i SHBA është barrikaduar, në qendër të Uashingtonit shumë dyqane dhe ndërtesa zyrash janë tashmë të mbuluara me qepena druri të rëndë. Shërbimi Sekret ka marrë përgjegjësinë për sigurinë rreth ceremonisë të mërkurën. Më shumë se 20.000 ushtarë të Gardës Kombëtare janë mobilizuar për ceremoninë. Për krahasim: në ceremoninë e Trump katër vjet më parë ishin rreth 8000 ushtarë.
Dhe kjo nuk është e gjitha. Jeta normale pothuajse do të ndalet në Uashington të mërkurën, shumë kufizime janë në fuqi që tani. Zona përreth Kapitolit është e ndaluar për trafikun dhe ushtarët e armatosur patrullojnë përgjatë një gardhi të gjatë dy metra rreth selisë së Kongresit. “Unë ndihem i sigurt tani, kjo këtu duket si bazë ushtarake”, i tha DW Jim Freund, një banor lokal që jeton disa blloqe larg Kapitolit.

Rezervimet janë anuluar

Nga fundjava, 14 stacione të metrosë në qendër të Uashingtonit do të qëndrojnë të mbyllura. Për demonstruesit e mundshëm do të bëhet sa më e vështirë të afrohen në vendin e ngjarjes. Ende nuk është përcaktuar zyrtarisht, por është mjaft e mundshme që National Mall midis Kapitolit dhe Memorialit të Linkolnit do të mbyllet plotësisht, edhe për këmbësorët. Parukeritë dhe palestrat të mërkurën do të mbyllen, nëse nuk janë mbyllur tashmë për shkak të pandemisë. Dhe qëndrimi në Uashington gjatë javës së përurimit nuk do të jetë i lehtë për mysafirët e jashtëm. Të mërkurën, Airbnb njoftoi se kishte anuluar të gjitha rezervimet në zonën e Uashingtonit gjatë kësaj periudhe.

Në deklaratën e saj, kompania për ndërmjetësimin e strehimit privat tha se vendimi ishte bazuar në kërkesën e kryetarit të bashkisë së Uashingtonit dhe guvernatorëve të shteteve fqinje për të qëndruar larg kryeqytetit. Veç kësaj kishte gjithashtu informacione se milicë dhe protestues të dhunshëm duan të vijnë në qytet për të prishur ceremoninë e Bidenit. “Ne vazhdojmë të punojmë për të siguruar që anëtarët e grupeve të tilla të mos bëhen pjesë e komunitetit Airbnb,” tha kompania. Kundërshtarët e betuar të Joe Bidenit nuk do të pengohen nga këto masa. Por ndryshe nga sulmi kundër Kapitolit, Uashingtoni tani shpresohet të jetë i përgatitur./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Serbia bëhet vendi i parë që përdor vaksinën kineze kundër COVID-19

Publikuar

-

Nga

Serbia është vendi i parë në Europë që ka nisur fushatën e vaksinimit masiv kundër koronavirusit, duke përdorur vaksinën kineze të kompanisë Sinopharm.

Zyrtarë shëndetësorë dhe qindra ushtarë kanë pritur në radhë për të marrë dozën e parë të kësaj vaksine në Beograd.

“Kjo është mënyra e vetme për t’iu kthyer jetës normale”, ka thënë ministri serb i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar.

“Këto të gjitha janë vaksina shumë të sigurta”, ka thënë Llonçar nga Instituti i Virologjisë në Beograd.

LEXO EDHE:  “I respektoj më shumë të majtët”/ Grida Duma: Nuk i dua njerëzit që bëjnë lavjerrësin

LEXO EDHE:  “I respektoj më shumë të majtët”/ Grida Duma: Nuk i dua njerëzit që bëjnë lavjerrësin

Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se ai dhe më shumë se 700 anëtarë të ushtrisë janë vaksinuar me vaksinën kineze. Kina ka miratuar përdorimin e kësaj vaksine në fund të vitit të kaluar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Para largimit nga detyra, Trump fal ish-këshilltari Steve Bannon dhe dhjetëra të dënuar

Publikuar

-

Nga

Presidenti në ikje i SHBA, Donald Trump ka falur ish-këshilltarin e tij, Steve Bannon, në kuadër të valës së fundit të faljeve dhe ndryshimeve të dënimeve, pak para se të largohet nga zyra e presidentit.

Trump ka bërë 143 falje dhe ndryshime dënimesh për një numër të madh individësh, përfshirë një ish-mbledhës të fondeve, republikan, një reper dhe një ish-kryetar qyteti.

“Presidenti Donald Trump ka siguruar falje për 73 individë dhe ndryshime të dënimeve për 70 individë tjerë”, ka thënë administrata e tij përmes një deklarate.

Fati i Bannonit, një këshilltar me ndikim te Trumpi, i cili i ka ndihmuar të menaxhojë fushatën presidenciale të vitit 2016, është parë me shumë vëmendje.Ai është përballur me akuza federale për mashtrim të njerëzve, teksa ka mbledhur fonde për ndërtim të murit në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Ai ka thënë se nuk është fajtor për akuzat që rëndojnë mbi të.

LEXO EDHE:  Beteja me koronavirusin/ Prova të reja për vaksinë nga një partneritet amerikano-gjerman

LEXO EDHE:  Rusi, shqetësim për afrimin e Suedisë e Finlandës me NATO-n

Trump pritet të largohet nga Uashingtoni më 20 janar në mëngjes dhe të niset drejt klubit të tij Mar-a-Lago në Florida./CNA.al

LEXO TE PLOTE