Connect with Us

“Starova” fundos pesë persona/ Mes tyre gjyqtarja e Korçës dhe dekani i Fakultetit Juridik

Kronika

“Starova” fundos pesë persona/ Mes tyre gjyqtarja e Korçës dhe dekani i Fakultetit Juridik

Publikuar

-

Plagosja "Starova' fundos pesë persona/ Mes tyre gjyqtarja e Korçës dhe dekan i Fakultetit Juridikarmë në Shkodër/ Policia zbardh dinamikën e ngjarjes, një i arrestuar

Finalizohet operacioni policor i koduar “Starova”.

Drejtoria Hetimore Qendrore, pas një hetimi disamujor, nën drejtimin e SPAK-ut, finalizoni operacionin policor të koduar “Starova”, në kuadër të të cilit u arrestuan shtetasit:

A. C., banues në Tiranë, me detyrë dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, i cili u arrestua për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit apo funksionarëve të tjerë të drejtësisë” (bashkëshorti i gjyqtares);

N. B. banues në Sauk, Tiranë, sekser, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit apo funksionarëve të tjerë të drejtësisë” (vëllai i të dënuarit që iu ndryshua masa e sigurisë).

K. Zh., banues në Korçë, sekser, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit apo funksionarëve të tjerë të drejtësisë” (pronari i hotelit ku iu dorëzua shuma e eurove bashkëshortit të gjyqtares).

Gjithashtu u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit:

M. M., banuese në Tiranë, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës dhe e komanduar në Gjykatën e Apelit Korçë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit apo funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

S. D., banues në Tiranë, avokat në Dhomën e Avokatisë në Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit apo funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë ligjore për një rast të korrupsionit gjyqësor, referoi materialet në SPAK, për veprat penale “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionareve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni pasi i gjyqtarëve , prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

LEXO EDHE:  OFL zbarkon në Korçë/ Në shënjestër tre të “fortët” e radhës

Mbi bazën e materialeve të referuara SPAK regjistroi procedimin penal dhe si rezultat i hetimeve u arrit të dokumentohej një rast korruptiv në gjyqësor.

Gjyqtarja M. M., duke abuzuar me detyrën, kundrejt përfitimit të 6 mijë eurove, ka bërë ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit Korçë për të arrestuarin O. B., i arrestuar për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, nga “Arrest në burg” në garanci pasurore 500.000 lekë.

Shtetasi N. B., banues në Sauk, vëllai i të arrestuarit kishte pajtuar si avokat mbrojtës për vëllanë e tij shtetasin O. B., avokatin S. D., i Dhomës së Avokatisë Tiranë, i cili me njohjen që kishte me bashkëshortin e gjyqtares, ka ndikuar kundrejt shumës së mësipërme që gjyqtarja të bënte ndryshimin e masës së sigurisë.

K. ZH., mbi bazën e njohjes që kishte me avokatin dhe bashkëshortin e gjyqtares, ka ndërmjetësuar takimet midis gjyqtares, avokatit dhe sekserit në ambientet e hotelit të tij në Korçë, vendi ku i kanë dorëzuar bashkëshortit të gjyqtares shumën e eurove, duke i premtuar se bashkëshortja do të bënte ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në burg” në garanci pasurore, masë e cila ishte vendosur nga Gjykata e Apelit për të arrestuarin O. B.

Drejtoria Hetimore Qendrore, nën drejtimin e SPAK-ut, vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë rast korruptiv.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përfshihet nga flakët Piramida në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Përfshihet nga flakët Piramida në Tiranë

Ambientet e Piramidës tek bulevardi ”Dëshmorët e Kombit” janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Ebde nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin por zjarrfikëset kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Nga zjarri mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale.

Më datë 21.11.2020, rreth orës 18:15, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka rënë zjarr në ambientet e Piramidës, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ekzekutimi i shqiptarit në Ekuador/ Adriatik Tresa i dyshuar për lidhje me trafikun e kokainës

Publikuar

-

Nga

Ekzekutimi i shqiptarit në Ekuador, Adriatik Tresa i dyshuar për lidhje me trafikun e kokainës

Ndonëse jetonte në një vilë të rrethuar dhe me roje, Adriatik Tresa, 45 vjeç, u vra në një atentat të organizuar në Guayaquil të Ekuadorit.

Shtatë persona të maskuar si policë u futën në banesë pasi thanë se kishin urdhër kontrolli nga gjykata.

Mediat ekuadoriane kanë publikuar edhe momentet kur policët e rremë shkojnë tek banesa e shqiptarit dhe rojet u hapin portën.

Mediat në Guayaquil kanë ndërtuar edhe skemën e vrasjes, ku një person me një pushkë të rëndë e qëlloi gjashtë herë Adriatik Tresën.

Zyrtarët e Policisë lokale thanë se shkak i vrasjes dyshohen prishja e pazareve për kokainën.

Adriatik Tresa thuhet se ishte ndaluar në vitin 2013 si i dyshuar për vrasjen e një gazetari në Guayaquil, por edhe ishte skeduar si pjesë e grupeve të drogës.

Dyzetepesëvjeçari ishte i martuar në Ekuador dhe jetonte prej vitesh aty, duke marrë edhe leje qëndrimi.

LEXO EDHE:  OFL zbarkon në Korçë/ Në shënjestër tre të “fortët” e radhës

LEXO EDHE:  Ndërron jetë nga i ftohti 55-vjeçari në Korçë

Ky nuk është rasti i parë i vrasjes së shqiptarëve në këtë shtet të Amerikës së Jugut për shkak të konflikteve të drogës.

Në vitin 2017 u ekzekutua Ilir Hidri nga Vora ndërsa një vit më vonë u ekzekutua Adriatik Llagji nga Borshi dhe Fadil Kaçaniqi.

Po në vitin 2018 një tjetër shqiptari që lëvizte me makinë të blinduar iu bë atentat po në Guayaquil.

Burime nga policia e shtetit bëjnë me dije se po hetohet për të shkuarën e Adriatik Tresës në Shqipëri për të ndihmuar homologët ekuadorian në zbardhjen e ngjarjes./euronews

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sulmoi me gurë Qendrën Shëndetësore në Elbasan/ Policia procedon në gjendje të lirë autorin

Publikuar

-

Nga

Policia ka proceduar në gjendje të lirë personin që sulmoi me gurë dritaret duke thyer xhamat e Qendrës Shëndetësore në lagjen “Skënderbej” në  Elbasan.

A.B., banues në Elbasan, rreth orës 12:00 sulmoi qendrën shëndetësore. Materialet  hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërim i pronës” shtetasin:

A.B., banues në Elbasan, pasi sot rreth orës 12:00 , ka goditur me gurë dritaret duke thyer xhamat e Qëndrës Shëndetësore në lagjen “Skënderbej”, Elbasan.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale”, thuhet në njoftimin e Policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE