LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“S’ka marrëveshje të fshehtë për detin”/ Milo: Qeveria të jetë më transparente për negociatat

9 Shtator 2020, 21:17, Politikë CNA
“S’ka marrëveshje të fshehtë për detin”/

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, nuk beson se do të ketë një marrëveshje të fshehtë midis qeverive të Shqipërisë dhe Greqisëë për çështjen e detit.

Milo pretendon se deklarata e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis është nxjerrë nga konteksti dhe i është rritur vlera.

?Nga ndjekja e komenteve që po bëhen këtu dhe në Greqi në lidhje me çështjen, vihet re sa rëndësi ka transparenca në diskutimin e çështjeve të tilla delikate. Deklarata e kryeministrit grek, e bërë në një kontekst tjetër, ngjalli komentet nga më të ndryshmet, por besoj se ia kemi rritur vlerën kësaj deklarate. Ishte një deklarate që synon një marrëveshje për kufirin detar me Shqipërinë. Por sipas meje, nuk ka përpjekje për një marrëveshje të fshehtë?, u shpreh ai në A2.

Ish-ministri i Jashtëm tha se qeveria duhet të dalë e të flasë më tepër për negociatat. Ai kërkoi të krijohet një tjetër grup negociator me profesionistë dhe me persona me dinjitet profesional që të mbrojnë çështjen deri në fund.

?Çdo vend bregdetar, nga Poli i Veriut tek ai i Jugut,  ka të drejtë të ketë ujëra territoriale deri në 12 milje, por kjo ndodh aty ku nuk ndesh me ujërat territoriale të një vendi tjetër. Në të drejtën ndërkombëtare të detit, koncepti kryesor është që në përllogaritjen e vijës bazë të ujërave territoriale duhet të prevalojë dheu territorial, pra kontinenti, dhe jo një ishull. Në marrëveshjen e vitit 2009, koncepti i vijës bazë nuk ekzistonte?, nënvizoi Milo./ CNA.al

17:46 Politikë

Mbahu Fatmir!

Sot në një dalje për mediat kreu i Partisë Republikane që mb...

Lajmet e fundit nga