LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia e Tiranës në aksion/ Arrestohen 13 persona, për çfarë akuzohen

9 Shtator 2020, 15:15, Kronika CNA
Policia e Tiranës në aksion/ Arrestohen 13 persona, për

Policia e Tiranës ka arrestuar  në flagrancë 13 shtetas, 3 prej tyre të shpallur në kërkim.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. Q., 17 vjeçe, pasi në rrugën ?Reshit Çollaku?, pas kontrollit të ushtruar nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, në banesën e marra me qira nga kjo shtetase, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi bimësh të dyshuara cannabis sativa, 33 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, një sasi lëndë e dyshuar narkotike e llojit resinë (nënprodukt i cannabis sativës), 8 tableta të dyshuara lëndë narkotike metamfetaminë, 30 fara kanabis për kultivim, peshore elektronike dhe 3 grirëse të lëndës narkotike.

K. T., 21 vjeç, pasi në rrugën ?Mine Peza?, u kap në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit Nr. 3 duke i dhënë një sasi lënde të dyshuar cannabis sativa shtetasit E. P., i cili në përfundim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë.

K. Ll., 28 vjeç, pasi në rrugën ?Grigor Heba?, u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, si dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. G., pasi në rrugën ?Teodor Ipen?, në banesë, ka goditur me sende të forta dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-K. I., 35 vjeç, B. B., 59 vjeç dhe B. N., 45 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

-A. Ll., 25 vjeç, pasi në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Kasharit, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.79 mg/l dhe pa lejen përkatëse;

-F. B., 22 vjeç dhe A. S., 18 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.
—-

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë ekzekutimi i urdhrit të Prokurorit, për shtetasin në kërkim K. L., 18 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ?”Ngacmim seksual”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasve:

B. K., 39 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale ?Falsifikimi i dokumenteve?.

M. Sh., 31 vjeçe, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka ndryshuar masën e sigurisë nga ?Arrest në shtëpi? në ?Arrest në burg?, për veprën penale ?Mashtrimi?.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lajmet e fundit nga