Connect with Us

Përfshihet nga flakët Krasta e Elbasanit/ Zjarrfikëset ende nuk kanë ndërhyrë

Kronika

Përfshihet nga flakët Krasta e Elbasanit/ Zjarrfikëset ende nuk kanë ndërhyrë

Publikuar

-

Zjarr masiv në Krujë/ Digjen 3 hektarë pyje dhe shkurre

Një zjarr është regjistruar mbrëmjen e sotme në kodrën e Krastës së Elbasanit.

Mësohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me pisha, por nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit.

Nga informacionet paraprake, raportohet se forcat zjarrfikëse nuk kanë ndërhyrë akoma për shuarjen e flakëve, por pritet që të reagojnë menjëherë.

Ndërkohë, kujtojmë se kodra e Krastës është cilësuar si “Mushkëria e gjelbër” e qytetit të Elbasanit.

Edhe vitin e kaluar Krasta u përfshi nga flakët dhe u dogj një pjesë e madhe me pisha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ngacmoi seksualisht tre të mitura/ 61 vjeçari humb ndjenjat në sallën e gjyqit

Publikuar

-

Nga

Seanca gjyqësore ndaj 61 vjeçarit, Vasil Mulla, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me tre minorene,  është shtyrë.

Shkak është bërë gjendja e tij shëndetësore, pasi ka humbur ndjenjat, në sallën e gjyqit në Gjirokastër.

Mullaj u arrestua para 2 ditësh, ndërsa sot do të njihej me masën e sigurisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Goditet një rast i trafikut të drogës në Korçë/ Prangoset poseduesi, e pësojnë dhe blerësit

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Korçë/ 57 vjeçari vret veten, dyshimet e para

Policia e Korçës ka goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, duke bërë të mundur prangosjen e një personi, dhe procedimin penal të tre të tjerëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Gj., 30 vjeç, banues në Korçë, si edhe u proceduan penalisht shtetasit K. M., A. C. dhe M. S.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se 30-vjeçari shpërndante në qytet lëndë narkotike në doza të vogla, janë organizuar shërbimet, të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij në flagrancë duke iu shitur tre shtetasve të tjerë, doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

LEXO EDHE:  Ishte në kërkim nga policia/ Merr fund arratia për 34 vjeçarin
LEXO EDHE:  Ishte në kërkim nga policia/ Merr fund arratia për 34 vjeçarin

Nga veprimet e mëtejshme procedurale,  gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit P. Gj., shërbimet e policisë gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi tjetër me lëndë narkotike kanabis, si dhe konstatuan dy shtetasit R. G., 31 vjeç dhe D. Xh., 32 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, duke kryer punime pa leje në banesën e tij, të cilët u arrestuan në kushtet e flagrancës për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Fëmijët dhe jeta e Edison Begajt në rrezik/ Vëllai i tij jep alarmin

Publikuar

-

Nga

Edision Begaj, është arrestuar së fundmi nga forcat RENEA, pasi iu gjet një armë zjarri pa leje.

Arrestimi i tij u bë disa ditë më vonë, pasi ndaj tij u krye një atentat.

Vëllai tij Besnik Begaj, një një intervistë në News 24, ka hedhur poshtë deklaratat e policisë, ndërsa ka filur edhe për të kaluarën e Edisonit.

“Unë jam Besnik Begaj, vëllai i Edison Begës, që emri i tij është përmendur shumë ditët e fundit, për faktin se vëllai im është plagosur para portës së shtëpisë nga një person i panjohur, i veshur me uniformë policie. E ka qëlluar në sy të dy fëmijëve të tij 6 e 7 vjeç.

Ai ka ndenjur disa ditë i shtruar në spital, ka dalë nga spitali, e kemi çuar në shtëpi. Vëllai im është përfolur shumë, për faktin se ka qenë një trafikant droge dhe armësh, por kjo nuk është fare e vërtetë, sepse vëllai im ka qenë i akuzuar për trafikun e drogës dhe të armëve, por ka një vendim të Gjykatës së Lartë që e rrëzon këtë akuzë dhe i ka dhënë pafajësinë e plotë. Vëllai im ka marrë vetëm një dënim nga Apeli i Vlorës dhe Gjykata e Shkallës së Parë vetëm për moskallëzim krimi.

LEXO EDHE:  Dalin në shesh bëmat e Vojo Bregut/ Kallëzohet në Prokurori për abuzime me tenderat

LEXO EDHE:  Kush qëndron pas Ilir Metës dhe grevës në Rinas

Vëllai im për 15 vite me radhë që ka jetuar në Shqipëri, nuk ka pasur ndonjëherë armë me vete, sepse nuk ka pasur probleme me njeri. Nuk ka pasur nevojë për armë. Në momenti që është plagosur para fëmijëve të tij, ku është goditur duke i rrezikuar jetën në mënyrë drastike, është pajisur me një armë zjarri, pasi agresori nuk është kapur, dhe atij i duhej të shkonte në punë, pasi ka një biznes të vogël në Lungomare. Që ditën që është plagosur, policia nuk i qëndroi të dhoma e spitalit për ta mbrojtur, por kemi qëndruar ne. Zotërinj të dashur shikoni dhe verifikoni biografinë e vërtetë të Edison Begës, pastaj gjykoni.

Edison Bega ka lënë dy fëmijët rrugëve, është në gjendje kritike familja dhe jeta e tyre. Ju bëj lutje, unë nuk jam në Shqipëri, por ju bëj thirrje të gjithë shtetit shqiptar, gjykatës, policisë, prokurorisë, ta marrin seriozisht gjendjen e tij, ta ruajnë, dhe jo ta shkatërrojnë, e kanë terrorizuar. Së pari e terrorizoi atentati, tani shteti. Ju lutem ndihmojeni, mos e dëboni”, është shprehur ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE