LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ndryshimi jo për të ndërruar karriget”/ Topalli mesazh Bashës: Le të bëjë një “sakrificë” të vogël

9 Shtator 2020, 12:35, Politikë CNA
“Ndryshimi jo për të ndërruar karriget”/ Topalli

Ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli është shprehur sot me tone mjaft kritike në drejtim të kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Në një prononcim për Report tv, Topalli tha se nëse Lulzim Basha e do këtë vend dhe vërtetë mendon se ka nevojë për ndryshim, duhet ta tregojë këtë duke bërë një sakrificë shumë të vogël.

Sipas Topalli, që Rama të rrëzohet nga pushteti dhe që opozita të bashkohet vërtetë, duhet që Lulzim Basha të lëshojë karrigen e kreut të PD-së.

?Lidershipi i asaj që sot e quajnë opozitë, jo vetëm që nuk ka bashkuar të gjithë fraksionet, të gjitha votat të gjithë opozitarizmin, por është kthyer në përçarësin më të madh të një opozite, të paktën në këto tre dekada të politikës shqiptare. Gjë që shtuar të gjitha veprimeve të papërgjegjshme që vijnë para këtyre tetë muajve, e bën të pamundur që situata të ndryshojë?.

Më tej, Topalli tha se ?Sa jemi ende në kohë e për sa kohë besojmë se ky vend ka nevojë për ndryshim, ndoshta ia vlen të bëjmë një sakrificë të vogël, të vetme në jetë.

I pari i kësaj që quhet opozitë sot të largohet nga karrige e kryetarit, ti japin mundësi që forca politike me një drejtim të ri të pakorruptuar krijon të gjitha kushtet të mbledhë të gjithë elementët, të gjithë zërat, të gjitha fraksionet apo mendimet, të mobilizojë të gjithë pakënqësinë për të sjellë ndryshimin. Jo për të ndërruar karriget, jo për të ndërruar portat, ashtu siç mendojnë aktualisht, por për të sjellë një ndryshim në jetën e njerëzve të vendit tonë?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga