LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ku*va, plehra keni dëmtuar Flori Mumajesin dhe Ermal Mamaqin”/ Degjeneron debati LIVE në emision mes Albërie Hadërgjonaj dhe Arkiva Shqip

9 Shtator 2020, 15:29, Lifestyle CNA
“Ku*va, plehra keni dëmtuar Flori Mumajesin dhe Ermal Mamaqin”/

Ka degjeneruar debati mes këngëtares Albërie Hadërgjonaj dhe Arkiva Shqip.

Në një lidhje direkte në emisionin ?Ftesë në 5? Albëria ka debatuar ashpër me drejtuesit e Arkiva Shqip duke përdorur edhe fjalë banale.

Albëria ka ngritur akuza të rënda për kanalin në Youtube të Arkiva Shqip teksa thotë se kanë dëmtuar emra të mëdhenj si Flori Mumajesi dhe Ermal Mamaqi.

Ndërkohë nga ana tjetër drejtuesit e Arkiva Shqip kanë mohuar kategorikisht akuzat e këngëtares. Përsa i përket videos së publikuar nga Arkiva Shqip ku Albëria përdorte fjalë fyese ndaj kolegëve të saj ku i quante ku*va, këngëtarja i kërkoi falje vetëm fansave dhe askutj tjetër, raporton CNA.al.

DEBATI live në emision

Albërie Hadërgjonaj: I kërkoj të falur fansave të mi, vetëm atyre askujt tjetër! Kërkoj falje që kanë parë një Albërie tjetër. Arkiva Shqip ka dëmtuar emra të mëdhenj si Flori Mumajesi ka qenë edhe Ermal Mamaqi, s? flasin me ju se jeni njerëz të degjeneruar. Më keni shfrytëzuar me keni keqërdour dhe ju jeni mashtrim!

Drejtuesit e Arkiva Shqip: Albërie Hadërgjonaj në tetë vitet e fundit ka marrë 3200 euro në llogarinë e saj bankare. I bie 30 euro në muaj. Albëria për ne është një nga këngëtaret që xhiron më pak të ardhura.

Albërie Hadërgjonaj: Ku*va i ke quajtur vetë, unë s? them për askënd ku*vë, jam femër vetë jam nënë vetë.
Ti më quan mua prostitutë, pijanece. Jeni plehra po ju them jeni plehra!/CNA.al

Lajmet e fundit nga