Politikë
Komisioni i Sigurisë rrëzon dekretin e Metës për shtetësinë

Dekreti i presidentit Ilir Meta për ligjin për shtetësinë është rrëzuar. Ky vendim është marrë nga Komisioni i Sigurisë.
Kreu i shteti ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin për shtetësinë më 15 Gusht me argumentin se mbart dispozita problematike që cenojnë parimet kushtetuese, të drejtat e liritë themelore të shtetasve, si dhe kompetencat kushtetuese të Presidentit të Republikës.
Sipas presidentit, ky ligj ngatërron konceptin e “fitimit” të shtetësisë shqiptare, si një e drejtë kushtetuese e patjetërsueshme e çdo njeriu që lind brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, apo nga paraardhës shqiptarë. CNA.al