Connect with Us

 “Jetojmë më borxhe, pa ndihma, pa shkollim”/ 100 familje rome në Durrës të braktisur nga qeveria 

Politikë

 “Jetojmë më borxhe, pa ndihma, pa shkollim”/ 100 familje rome në Durrës të braktisur nga qeveria 

Publikuar

-

Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, u takua me banorë të komunitetit rom në Durrës, të cilët kanë shprehur revoltën e tyre për braktisjen nga qeveria dhe bashkia.

Të goditur nga tërmeti dhe nga pandemia, ata tregojnë kushtet e vështira të jetës dhe pamundësinë për të shkolluar fëmijët, mungesën e ndihmës sociale dhe nëpërkëmbjen në zyrat e administratës.

“Jam me fëmi të paralizuar në shtëpi. Jemi shtatë vetë në shtëpi dhe jam pa punë, pa asistencë, pa përkrahje sociale, pa një ndihmë nga shteti. Asgjë. Askush nuk na ka ardhur për librat, çantat, maskat. Askush nuk ka ardhur. Ne jemi të mbytur në borxhe për ushqimet që marr për fëmijët”. – shprehet një kryefamiljare, problemet e të cilës duken se ngjajnë me ato të banorëve të tjerë. “Jemi 14 vetë në një shtëpi, djali ka katër fëmijë, s’kemi asnjë ndihmë, bukë nuk kam t’u jap fëmijëve të hanë”,- thotë një banore.

“Fëmijët tanë romë janë të varfër, pandemia na ka mbytur fare, tërmeti na ka dëmtuar. Nuk kemi marrë asnjë ndihmë, asnjë bonus. Ndihmat na kanë ardhur nga Kosova. Nga qeveria nuk na kanë ardhur. S’kemi pasur asnjë mbështetje as nga Bashkia, megjithëse jemi rreth 100 familje”, u shpreh i revoltuar një banor.

Ish deputetja Albana Vokshi vuri në dukje se mjerimi i komunitetit rom e shkakun tek vjedhja që qeveria dhe autoritetet e tjera bëjnë përmes projekteve që janë dedikuar për komunitetin, por mbushin xhepat  e pushtetarëve. Zonja Vokshi i siguroi banorët e komunitetit rom në Durrës dhe në të gjithë vendin se me qeverisjen e vendit nga Partia Demokratike gjendja e tyre do të ndryshojë për mirë, duke patur në fokus punësimin e tyre dhe jo lëmoshën.

LEXO EDHE:  Borxhi i qeverisë ndaj bizneseve dhe individëve/ Zbardhen shifrat e frikshme

“T’i bëjmë thirrje, jo qeverisë së sotme, sepse harrojeni që ajo do të mendojë për ju, ju ka lënë të braktisur kaq vite, por ne do të mundohemi që të rikthejmë vëmendjen ndaj komunitetit. Ju takon. Asgjë të jashtëzakonshme nuk do të bëjmë, vetëm do të zbatojmë ligjet, do të zbatojmë programet. Janë fondet që janë të dedikuara për komunitetin rom që vidhen dhe shkojnë në xhepat e tjetër kujt dhe nuk vijnë për mbështetjen tuaj. Nesër, kur të jemi në qeverisje t’ju japim atë që ju takon, që të mos dridheni që po vjen një oligark që t’ju rrëmbejë tokën apo pronën, që t’ju nxjerrë në rrugë dhe mos keni ku të strehoni fëmijët. Ajo çka ne premtojmë sot është rikthimi i vëmendjes, është punësimi. Mos kërkoni lëmoshë, kërkoni të punoni që të paguani faturat e dritave, që të ushqeni fëmijët dhe të bëni një jetë të denjë, është e drejtë kushtetuese, është e drejtë ligjore. Nuk do t’ju japim lëmoshë. Do të rikthejmë vëmendjen, do t’ju riintegrojmë në shoqëri. Kjo qeveri nuk jua siguron dot. Ajo vjedh paratë me tenderat sekretë, paratë që duhej të vinin për ushqimin, për shërbimin shëndetësor dhe të vinin për arsimimin e fëmijëve. Do të vazhdojmë të jemi këtu me ju”.-tha Vokshi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Publikuar

-

Nga

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Analisti Shpëtim Nazarko, ka analizuar mbrëmjen e sotme humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Tkurrjen e mbështetjes për PD-në, ai e lidh me aleancat që Lulzim Basha ka lidhur gjatë kohës që ka qëndruar në opozitë.

Nazarko tha në emisionin “Real Story” se kreu i PD-së ka humbur shumë vota për shkak të aleancës së tij LSI-në.

Unë mendoj që Basha do të fitonte normalisht, sepse ka disa pika që gjykoj si një njeri që spostohem prapa në histori. Një nga gabimet e mëdha është që ai ka thënë njeri Berishës, kur bëri aleancë me Metën, deri kur do të bëhej ajo? Ja pse unë do e zgjidhja prapë Bashën në krye të PD. Unë pëlqej që ngjarjet t’i gjykoj si një njeri që rri 10 vite prapa.

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Ish-ministri i Ramës vë në dyshim SPAK-un

LEXO EDHE:  Ish-ministri zbulon të pathënat/ Ja çfarë qëllimi ka KÇK-ja

Nga 2009 deri në vitin 2021 PD ka humbur dhe unë mendoj që Basha tani, ka humbur për shkak ë aleancës me LSI-në, sepse janë 160 mijë vota. Këto vota Basha thotë që më është dashur shumë t’i nxjerr nga qypi. Basha ka pasur dy probleme të mëdha.

Ka teori konspirative që është bërë bashkë me Ramën për të hequr qafe Metën. Madje dhe presidenti tha që më nxorën në pritë. Kjo është tipike e dinakëve, dembelë. Unë s’i jap meritë Bashës. Basha që kur e ka marrë në 2013-ën duhej të merrej me këtë histori”, tha Nazarko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD nuk duhet ta lëshojë Berishën”/ Arjan Çani: Ja pse kjo parti ka mbetur vetëm

Publikuar

-

Nga

“PD nuk duhet ta lëshojë Berishën”/ Arjan Çani: Ja pse kjo parti ka mbetur vetëm

Arjan Çani, ka deklaruar se Partia Demokratike duhet ta mbrojë Berishën, sepse vetë partia ka fytyrën e tij.

Çani në emisionin Të Paekspozuarit me Ylli Rakipin u shpreh se një nga gabimet e PD-së, është se nuk ka aleanca dhe mbështetje ndërkombëtare, ndaj ka mbetur vetëm.

PD nuk duhet ta lëshojë Berishën në këtë moment, do të ishte një gafë e madhe. Ajo parti ka fytyrën e Berishës. Problemi i kësaj partie është që ajo nuk ka arritur dot të bëjë aleancat e duhura me aktorë të huaj. Nuk është problem që kjo parti ka Berishën, por se kjo parti ka mbetur vetëm.

Le të marrim hipotezën sikur kjo parti të kishte, rusët mbrapa. Mendoni se Berisha do të ishte në këtë situatë? Sigurisht jo. Berisha do të ishte i mbrojturi i njërës palë.

Rama është njeriu i zgjedhur i amerikanëve.  Berisha dhe Basha kë kanë mbrapa? Kur ti je në syrin e perandorisë, duhet të mbrohesh apo jo? Me kë do të mbrohesh? Duhet të zgjedhin aleatë, duhet të ishin të mbrojtur.

Gabimi i partisë nuk është se ka fytyrën e Berishës, por se është vetëm. Cfarëdo të bëjë PD për amerikanët, ata i kanë sytë nga Rama. Si ka mundësi që PD është vetëm? Përse i ka munguar ky vizion?“, tha ndër të tjera Çani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha nuk ka më mbështetje”/ Nishani: Lista e anëtarësisë është tkurrur

Publikuar

-

Nga

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani u shpreh se Lulzim Basha nuk ka më mbështetje nga demokratët ndonëse ai u zgjodh në krye të opozitës.

Në një intervistë për emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit, Nishani tha se anëtarësia është zvogëluar me rreth 25 mijë anëtarë në krahasim me vitin 2013, ku shtoi se dita e zgjedhjeve nuk mori miratim unanim në Kryesi, ndrësa në Këshill nuk u diskutua fare për këtë çështje.

Bënim takime në një qark, 80% e njerëzve që takuam në një kafe me njëri tjetrin thoshin gjëra të tjera me ne thoshin gjëra të tjera. Me Bashën nuk ishin të kënaqur, por nuk donin të përçanin partinë.

Në Këshillin Kombëtar nuk është diskutuar data e zgjedhjeve. Vendimi që erdhi për tu votuar ishin vetëm emrat e komisionerëve. Në kryesi nuk ka qenë votimi unanim, sepse Alizoti ka abstenuar, ndërsa Bylykbashi dhe Alibeaj kanë qenë kundër.  Në 2013 në listë kanë qenë 103 mijë anëtarë, ndërsa tani ka shkuar 75 mijë”, shprehet Nishani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE