Connect with Us

Italia merr vendimin për çiftet që nuk takohen për shkak të mbylljes së kufijve

Sociale

Italia merr vendimin për çiftet që nuk takohen për shkak të mbylljes së kufijve

Publikuar

-

Konfirmohen 23 fluturime për nesër/ TIA publikon listën

Çiftet që u ndanë nga COVID-i për shkak se u mbyllën kufijtë, tani qeveria italianë i jep mundësinë të bashkohen.

Këshilli i Ministrave të Italisë mori vendimin për të lehtësuar kalimin e shqiptarëve drejt Italisë nëse janë të martuar ose vërtetojnë lidhjen e tyre me një shtetas italian apo shqiptarë që banon atje.

Ndërkohë në mbledhje janë marrë edhe vendime të tjera, ku ndër më kryesore është se shtyhet gjendja e jashtëzakonshme deri në 15 tetor.

“Me Vendim të Kryetarit të Këshillit të Ministrave të datës 7 shtator 2020, masat në fuqi për parandalimin e infeksionit në të gjithë territorin kombëtar të parashikuara nga Vendimi i Kryetarit të Këshillit të Ministrave i datës 7 gusht 2020 si edhe dispozitat e parashikuara nga urdhrat e Ministrit të Shëndetësisë të datës 12 gusht dhe 16 gusht 2020, janë shtyrë deri më 7 tetor të vitit 2020.

Lutemi të kushtohet vëmendje e veçantë mbi çështjet në vijim:

– lejohet bashkimi për çiftet ndërkombëtare, edhe jo bashkëjetuese, nëse ekziston një marrëdhënie afektive e provuar dhe e qëndrueshme, arsye për të cilën shtetasit shqiptarë që kanë një marrëdhënie të qëndrueshme afektive me një shtetas/e italian/e (ose shqiptar/e me vendbanim në Itali) do të mund të hyjnë në Itali për t’u bashkuar me ta;

LEXO EDHE:  Gomonia me 600 kg drogë/Policia shqiptare përgënjeshtron italianët: Ja kur u kap

– hiqet ndalimi i hyrjes apo kalimit tranzit në territorin italian për personelin e policisë së Shtetit;

– dokumenti C bashkëlidhur Vendimit përditëson në tërësi informacionin mbi kufizimet e aplikueshme në udhëtimet nga dhe për në territoret përtej detit.

Këshilli i Ministrave ka vendosur, më datë 29 korrik 2020, shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme në territorin kombëtar deri më datë 15 tetor 2020, për shkak të rrezikut shëndetësor lidhur me patologjitë që rrjedhin nga agjentë viralë të transmetueshëm, duke iu referuar veçanërisht COVID-19.

Me datë 7 gusht është aprovuar Vendimi i ri i Kryetarit të Këshillit të ministrave që, ndër të tjera, rregullon lëvizjet nga/për në Itali prej datës 9 gusht deri më datë 7 shtator 2020″, thuhet në vendim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Infektohet me Covid-19 Kryebashkiaku i Dropullit/ Njoftimin e jep në gjuhën greke

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku i Dropullit, Dhimitër Toli ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmi është konfirmuar nga kryebashkiaku në rrjetin social “Facebook”, i cili shkruan në gjuhën greke se është infektuar dhe shenjat e para i kanë nisur gjatë ditës së djeshme. Toli është izoluar së bashku me familjen e tij.

Menjëherë pas lajmit është mbyllur Bashkia e Dropullit, e cila do t’i nënshtrohet dezinfektimit total.

“Të nderuar bashkëqytetarë!

Vetëm pak minuta më parë më informuan se jam pozitiv për koronavirus dhe kam qenë në izolim , unë dhe familja ime, që nga dje kisha simptomat e para!

LEXO EDHE:  Koronavirusi në Çeki/ Kryeministri i kërkon dorëheqjen ministrit të shëndetësisë

LEXO EDHE:  Koronavirusi!/ Ndalohen funeralet e viktimave në Kinë

Nesër Bashkia nuk do të funksionojë pasi dezinsektimi do të bëhet në të gjitha zonat, duke vëzhguar gjithmonë masat e nevojshme mbrojtëse! Do të vazhdoj të kryej detyrat e mia për sa kohë që kam nevojë nga shtëpia!

Ju uroj shëndet dhe vëmendje maksimale!”, shkruan Toli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kaos në pikën kufitare të Morinës/ Makinat krijojnë radhë kilometrike

Publikuar

-

Nga

Kaos në pikën kufitare të Morinës/ Makinat krijojnë radhë kilometrike

Ditën e sotme janë rikthyer radhët e gjata në pikën kufitare të Morinës.

Mësohet se dhjetëra automjete kanë krijuar radhë kilometrike dhe po presin me orë të tëra për të kaluar kufirin.

Shumë pushues nga kosova kanë ardhur të kalojnë fundjavën në Shqipëri dhe kjo ka krijuar një situatë kaotike në pikën kufitare.

Gjithashtu dhjetëra mjete nga Shqipëria janë drejtuar për në Kosovë dhe janë ndeshur me pritje.

LEXO EDHE:  Koronavirusi!/ Ndalohen funeralet e viktimave në Kinë

LEXO EDHE:  Itali/ Vrasësi i shqiptarit: Ishte një moment i errët, nuk doja t'a vrisja

Ndërkohë, në pikën kufitare po punohet me kapacitet të plotë në tetë sportele, por radhët nuk janë pakësuar ende./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Nga nesër mbyllet ish sheshi Shqiponja/ ARRSH tregon si do të devijohet trafiku

Publikuar

-

Nga

Duke filluar nga nesër (e hënë)  qakullimi i mjeteve tek ish-sheshi Shqiponja, në Tiranë do të ndalohet.

Shkak janë bërë punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe tek zona e Astirit. Për të përshpejtuar punimet në këtë fazë , duke nisur nga dita e hënë, 26 Tetor, do të ketë një riorientim të qarkullimit të automjeteve, të cilat hyjnë dhe dalin nga Tirana. Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho, Drejtori i Policisë Rrugore për Tiranën, Erion Ahmeti dhe Drejtori i DPN2, Bashkia Tiranë, Herion Rrapaj prezantuan planin e menaxhimit të trafikut në nyjen “Shqiponja” .

Duke kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, drejtori i ARRSH theksoi se punimet në nyjen “Shqiponja” kanë hyrë në fazën e tretë dhe po punohet intensivisht në mënyrë që kjo vepër të përfundojë në një kohë sa më të shpejt.

Drejtori Verdho prezantoi grafikun sesi do të bëhet menaxhimi i lëvizjes së automjeteve duke theksuar se është vendosur e gjithë sinjalisitka e nevojshme, horizontale dhe vertikale, dhe se në bashkëpunim edhe me Policinë Rrugore dhe atë Bashkiake janë marrë masat që të mos ketë probleme në qarkullimin e automjeteve.

“Drejtimi qarkullimit të mjeteve nga segmenti “Dritan Hoxha” për në rrugën “29 Nëntori” nuk do jetë më sipas rrethrrotullimit, në fazën 3 rrethrrotullimi hiqet. Do kemi një devijim të vogël në të djathtë në rrugën dytësore, të gjithë e njohin si Raiffeisen Bank. Është bërë mbushja në aksin kryesor të trupit të rrugës për të mundësuar këtë devijim të lehtë, në drejtim të rrugës “29 Nëntori”, që është dalja për në Durrës. Për të gjithë ata që qarkullojnë nga drejtimi i Durrësit në drejtim të Tiranës do jetë i njëjti plan qarkullimi deri në sheshin “Shqiponja”, duke marr devijimin në të djathtë për pjesën e Pallatit me Shigjeta. Për ata që duan të aksesojnë rrugën “Dritan Hoxha” do aksesohen në semaforin e rrugës “Abedin Rexha” e cila të nxjerr në pjesën e zonës së Helikopterëve dhe me tre rrugët dytësore aksesohen në rrugën “Dritan Hoxha”. Qarkullimi i mjeteve nga rruga “Teodor Keko” për tek rruga “Dritan Hoxha” do bëhet po përmes rrugës “Abedin Rexha”. Pjesa e automjeteve që vjen nga Veri i vendit do të aksesohet nga ana e urës së Babrroit për të dyja drejtimet”, sqaroi drejtori ARRSH.

LEXO EDHE:  Shkatërrohet banda shqiptare në Itali/ 5 në pranga dhe 9 të proceduar penalisht

LEXO EDHE:  Koronavirusi!/ Ndalohen funeralet e viktimave në Kinë

Për automjetet e emergjencave do të ketë një rrugë alternative, tha Verdho, teksa ju bëri thirrje drejtuesve të automjeteve që të aksesojnë rrugët alternative për të hyrë në Tiranë, siç është rruga Rrogozhinë-Elbasan-Tiranë ose rruga që kalon përmes Ndroqit./CNA.al

LEXO TE PLOTE