LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Helmimi i Navalny/ Rusia kritikon G7-ën për fushatë dezinformimi

9 Shtator 2020, 12:31, Kosova & Bota CNA
Helmimi i Navalny/ Rusia kritikon G7-ën për fushatë dezinformimi

Vazhdojnë akuzat nga ana e Moskës, ku këtë herë ka sulmuar shtetet e G7, për ?fushatë masive dezinformimi?, që kishte në fokus rritjen e mbështetjes për sanksione ndaj Rusisë rreth rastit të helmimit të kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny.

Momentalisht lideri i opozitës  po trajtohet në një spital në Berlin, pas komplikacioneve shëndetësore. Mjekët gjermanë shprehen se ai është helmuar me agjentit nervor të kategorisë ushtarake, Noviçok.

?Sulmet e pabaza ndaj Rusisë janë duke vazhduar? thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

Sipas Ministrisë ruse, ?Histeria rreth këtij rasti vetëm po vazhdon të rritet?, dhe se ?detyra kryesore nuk është kujdesi për shëndetin e Navalnyt, apo zbulimi i arsyeve të vërteta por ?mobilizimi për sanksione?.

Nga ana tjetër, ministrat e jashtëm të G7-ës kanë dënuar ditën e djeshme helmimin e Navalnyt dhe kërkuan që Rusia të dënojë ata që qëndrojnë mbrapa këtij akti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga