Connect with Us

Habit Manjani/ Ambasadorët shkojnë pinë birra në Korçë, bëjnë muhabete kot

Politikë

Habit Manjani/ Ambasadorët shkojnë pinë birra në Korçë, bëjnë muhabete kot

Publikuar

-

Manjani nuk përmbahet/ Ambasadorët shkojnë pinë birra në Korçë, pastaj thonë Shqipëria do bëhet

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ngritur akuza të forta ndaj ambasadorëve të huaj që kanë ardhur në vendin tonë.

Manjani tha se disa ambasadorë shkojnë të pijnë birra në Korçë dhe thonë që Shqipëria do të bëhet.

“Mua nuk më intereson çfarë thotë ambasada amerikane për vendin tim. Kam dëgjuar lloj-lloj ambasadorësh, që dalin andej nga Korça, pinë ndonjë birrë dhe thonë që Shqipëria do të bëhet. Këto janë muhabete kot, se një shtet që nuk ka gjykatë, nuk është shtet. Në një vend, kur një qytet fiton një pronë dhe nuk e ka të sigurt që e ka të tijën, se vjen dikush ia merr, i pari shteti, këtu çdo gjë ka marrë fund.

LEXO EDHE:  Kapen duke transportuar klandestinë/ Dy të arrestuar në Korçë e Pogradec

Ku do të ankohet ai. Mund të bësh ndonjë gjyq në shkallën e parë, e fitove e humbe s;ka rëndësi, sepse pala tjetër shkon apel, por apeli është i ngrirë për disa vite dhe ja ku iku prona. Jemi bërë si priftërinj dhe hoxhallarë, japim këshilla bamirëse, shihni se mos ju ruan zoti, se na vjen turp që t’u themi të shkojmë në gjykata, se nuk kemi”, theksoi demokrati në Ora News./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ndalni grevën”/ Rama iu përgjigjet grave naftëtare: Do vij unë vetë tek ju menjëherë

Publikuar

-

Nga

“Ndalni grevën”/ Rama iu përgjigjet grave naftëtare: Do vij unë vetë tek ju menjëherë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërkesës së grave naftëtare në Ballsh, të cilat kërkuan një zgjidhje, ndërkohë që gjendja e tyre shëndetësore vijon të përkeqësohet.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama iu bën thirje grevisteve të dalin nga greva, ndërsa premton se do të shkojë ai personalisht tek ato.

Unë jo vetëm nuk po hesht por po përsëris çdo ditë: Ndalni grevën dhe ulemi diskutojmë për hallin tuaj! Nuk ka negociata me presione e me ultimatume në një familje, po ka qarje halli me logjikë e me zemër të hapur! E thjeshtë:Dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju menjëherë.”-shkruan Rama./ CNA.al

Rëndohet shëndeti i grave naftëtare në Ballsh/ Thirrje Ramës: Na jepni një përgjigje

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kur duhet t’i drejtoheni spitalit?/ Mjekja e njohur mesazh të fortë qytetarëve  

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar në profilin e saj në rjetet sociale, mesazhin e prof. Silva Bala nga spitali COVID-2.

Mjekja e njohur thekson se shëndeti është gjeja më e çmuar që ka secili prej nesh ndaj dhe në këtë kohë pandemie kujdesi për të duhet të jetë i shtuar.

Pyetjes se kur duhet ti drejtoheni, Spitalit prof. Bala i përgjigjet se kjo duhet të ndodhë kur rekomandohet nga mjeku i familjes.

“Nëse ju drejtoheni tek mjeku i familjes, nëse ju drejtoheni tek mjeku specialist dhe mjeku ju thotë se ju jeni për të vajtur për t’u trajtuar në spital, mos e neglizhoni këtë rekomandim të mjekut. Drejtohuni sa më parë qendrave spitalore në kohën që mjeku mendon se nuk mundet të vazhdoni më të mjekoheni në shtëpi. Në shtëpi mjekohet sëmundja e lehtë. Mjeku kur mendon se sëmundja është e patrajtueshme në shtëpi, patjetër dhe është e domosdoshme që trajtimi të bëhet në qendrat spitalore, nën trajtim të kontrolluar me ekzaminime dhe në ndjekje të vazhdueshme të gjendjes suaj”, shprehet Bala.

Bala ka bërë apel qytetarëve për zbatimin e masave me qëllim parandalimin e COVID-19.

LEXO EDHE:  “Festa e lakrorit” mbledh turistë të shumtë në Korçë

LEXO EDHE:  Dua të bëhem edhe unë si Dritan Dajti

“Neglizhenca më e vogël ju kushton jetën! Ju lutem edhe njëherë: Sa herë që të dilni nga shtëpia, mos e harroni maskën. Bëjeni maskën sendin tuaj më të domosdoshëm. Maska është pjesë e trupit tuaj tashmë për t’ju mbrojtur nga ky virus i rrezikshmën”, thekson Bala në mesazhin e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ata kanë vjedhur më shumë, ne do vjedhim më pak”/ Revoltohet Shehi: A ka tallje më të madhe me shqiptarët?

Publikuar

-

Nga

“Ata kanë vjedhur më shumë, ne do vjedhim më pak”/ Revoltohet Shehi: A ka tallje më të madhe me shqiptarët?

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili në disa dalje mediatike, është shprehur se “Ne nuk jemi të mirë, por më të mirë se ne nuk ka.”.

Sipas Shehit, Rama po iu thotë shqiptarëve se “Ata kanë vjedhur më shumë , ne do vjedhim më pak.

“Ne nuk jemi të mirë, por më të mirë se ne nuk ka. Pra, ai po thotë se ata kanë vjedhur më shumë , ne do vjedhim më pak?

Kështu justifikohet, ata kanë vjedhur dhe ne do vjedhim?

LEXO EDHE:  “Festa e lakrorit” mbledh turistë të shumtë në Korçë

LEXO EDHE:  Ish-punonjësi i “Rogat Security” në gjykatë/ Pritet masa e sigurisë

Nxori një leje të Bashës, po pse ky është justifikim? Sepse edhe të tjerë kanë menduar se mund të vjedhin. A ka tallje më të madhe me shqiptarët?

Ata që kanë firmosur në emër të shtetit shqiptar dhe kanë vjedhë paratë e shqiptarëve, duhet të vihen në pranga.”-tha Dashamir Shehi në A2 CNN./ CNA.al

LEXO TE PLOTE