LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjendja skandaloze në ushtri/ Ligji për gradat kalon në 5 duar

9 Shtator 2020, 14:43, Denoncim CNA
Gjendja skandaloze në ushtri/ Ligji për gradat kalon në 5 duar

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot gjendjen skandaloze në ushtri.

Duke iu referuar mesazhit të një ushtaraku dixhital, Berisha deklaron se ligji për gradat, e ka futur në 5 duar të ardhmen e ushtarakëve.

Sipas tij, ushtarakët nuk shikojnë më si t?i shërbejnë atdheut, por si të sigurojnë paratë për gradën e radhës.

?Doktor kam një shqetësim te jashtëzakonshëm si ushtarak që jam, vërtetë ti na fute në NATO por Ndrikull Mimi me ligjin që miratoi për gradat, i ka futur në 5 duar gradat, misionet dhe të ardhmen e ushtarakëve. Ushtarakët nuk shikojnë më si t?i shërbejnë atdheut por si të sigurojnë paratë për gradën e radhës, për misionin e radhës, për pozicionin e radhës etj. Dhe kjo është mëse skandaloze?, thuhet në messazhin e publikuar nga ish-kryetari i PD-së.

Ndërkohë, kujtojmë se ligji për gradat parashikon se karriera ushtarake është ecuria në rendin e gradave dhe funksioneve gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak aktiv.

Ky ligj ka për qëllim përcaktimin e kritereve për pranimin në Forcat e Armatosura, rendin e gradave, përparimin në gradë dhe karrierë, ndërprerjen e karrierës ushtarake, si dhe autoritetet përgjegjëse për zhvillimin e karrierës në Forcat e Armatosura./ CNA.al

Lajmet e fundit nga